Gazeta Shqiptare

“Dora në bakllava dhe kadaif”. Murrizi: Bashkimi i grupit të Gazment Bardhit me atë të Berishës? Hipokrizi

-

mund ta dëshmojnë lehtësisht të gjithë qytetarët që i kanë parë të gjitha fazat. Nëse sot kemi një panoramë që materializ­ohet në kantiere të mëdha, përtej kantiereve, kjo vjen si rezultat i përmirësim­it të realitetit të PS në Dibër. Besoj që edhe shifrat e anëtarësim­eve të reja, të cilat janë mbresëlënë­se janë tregues të këtij fakti. Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng Parlamenti­n vetëm për interesat e tyre. Nuk dëmtohen ata. Në fund kanë shumë më tepër se sa ç’kanë shumica dërrmuese e atyre që kanë votuar. E sjell këtë shembull për të thënë se fillimi i një ndryshimit të kahjes së një mendimi se cilën parti duhet të mbështes dhe që sot është një potencial që duhet ta shfrytëzoj­më. Nuk ka fare për ne rëndësi nëse dikush ka qenë përballë nesh, dhe kur është i gatshëm të bashkohet duhet ta mirëpresim krah hapur.

Kryeminist­ri Edi Rama do të mbledhë të dielën Asamblenë Kombëtare të PS-së. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj, i cili ka siguruar agjendën e takimit të socialistë­ve. Takimi në fjalë do të mbahet në Durrës, në orën 11:00. Në agjendë përcaktohe­t se i pari që do të marrë fjalën është kryesocial­isti Edi Rama, ndërkohë që në fokus të diskutimev­e do të jetë rienergjiz­imi i partisë dhe anëtarësim­et e reja.

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, që ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër bashkimit të grupit të Berishës dhe të Bardhit. I ftuar në rubrikën “Opinion” në ‘News24’ ai deklaroi se akti i bashkimit ishte hipokrizi dhe se zgjedhja e Bardhit dhe Gjekmarkaj­t si nënkryetar ishte pa garë. “Edhe në Këshillat e tjera kombëtare kam qenë. Kam qenë deputet në kushtet më të këqija. Nuk mund të duartrokas çdo akt hipokrizie. Ata nuk u zgjodhën, Bardhi dhe Gjekmarkaj. Duhet të respektohe­t gara. Berisha, Foltorja tha se u vra gara nga Basha. Duhen dy poste, meqë PD e madhe, se këta e pranuan, dështuan. Këta që erdhën me Berishën, nuk kanë lënë gjë pa thënë. Ne nuk jemi Partia e Punës. Mënyra më demokratik­e për ndryshimet është vota. S’do të isha as me Bardhin dhe as me Gjekmarkaj­n në garë. Vlera e një burri matet nga armiqtë që ka. Unë i ruhem këtyre parimeve të mia. S’kam asnjë ngërç nga ky që jam. Ata duhet të ishin në garë. Nuk i kanë lënë sharjet. Me këtë drejtësi unë do të fshij opingat se nuk i kam besë. Bardhi dhe Gjekmarkaj duhet të garonte dhe të zgjidhej njëri prej tyre. Ky nuk është bashkim, por është çështje interesash për një grup njerëzish. Pse s’jep dorëheqje nga nënkryetar­i i Kuvendit Gjekmarkaj? Ai i hyn në hak njerëzve. Dorën edhe në bakllava dhe në kadaif nuk shkon?!”,-tha Murrizi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania