Gazeta Shqiptare

Zhupa denoncon nga Pogradeci: Në parkun e Drilonit po ndërtohen hotele

-

POGRADEC– Pas një takimi me shoqërinë civile në Pogradec, deputetja Ina Zhupa ka folur për mediat, për kundërshti­min e zonave të mbrojtura. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se Zhupa deklaroi nga Pogradeci, se ligji në fjalë do të betonizont­e zonat pranë Liqenit të Ohrit dhe Drilonin.

Cilat janë problemet që hasen në Pogradec nga ndryshimi ndryshimi i i ligjit ligjit të të zonave zonave të të mbrojtura? mbrojtura?

Ne zgjodhëm Pogradecin në turin që kam nisur për të kundërshtu­ar ligjin e zonave të mbrojtura sepse ka një dëm të drejtpërdr­ejtë, që ndodh në zonën e Pogradecit. Siç e dini, lidhet me Liqenin e Ohrit dhe me Parkun Kombëtar të Drilonit. Të dyja këto zona preken nga ligji i zonave të mbrojtura, preken nga betonizimi, preken nga procesi i ndërtimit. Aktualisht UNESCO ka reaguar për Parkun e Drilonit, duke kërkuar që të ndalen menjëherë punimet që po kryhen nga AADF-ja, duke ndërtuar aty parkingje nëntokësor­e apo hotele dhe kjo ka rënë në një vesh të shurdhër të qeverisë shqiptare. Me hapjen e derës së këtij ligji do të kenë mundësi të ndërtojnë në çdo cep të Pogradecit, pranë Liqenit të Ohrit dhe në Drilon e Tushemisht.

Ku Ku do do të të vazhdojë vazhdojë lëvizja lëvizja juaj? juaj?

Ne do të shkojmë në disa nga qarqet kryesore të Shqipërisë, duke nisur nga qarku i Shkodrës dhe Qarku i

Fierit. Do të shkojmë bashkë me ekspertët dhe profesorët, sepse është e rëndësishm­e të thuhet se që kur bëhet fjalë për këtë ligj, nuk ka të bëjë aspak ndarja partiake.

Ju po flisni për kundërshti­m të ligjit, por nuk jeni në Kuvend për ta kundërshtu­ar?

Është e drejtë, ne nuk kemi qenë pjesë e diskutimev­e në grupet parlamenta­re, për shkak të protestës që po bëhet në Kuvend, por kjo protestë shkon në linjë të drejtë me kërkesën e këtij ligji, se në fund të ditës ne po kërkojmë zbatimin e Kushtetutë­s dhe, nëse nuk zbatohet Kushtetuta për të drejta si pjesëmarrj­a në komisione hetimore apo komisionin zgjedhor, ne nuk kemi pritshmëri që ata të respektojn­ë Kushtetutë­n, kur bëhet fjalë për zonat e mbrojtura.

A A do do të të kthehet kthehet në në normalitet normalitet Kuvendi Kuvendi me me negocinego­ciatat e fundit?

Unë besoj se që në fillim të herës e kemi thënë që duam normalitet në Kuvend, që kur kemi nisur protestën e kemi thënë se jemi të gatshëm të kthehemi në normalitet për sa kohë vendos Lindita Nikolla që t’i kthehet të drejtave të opozitës, komisionin e reformës zgjedhore dhe të kthejë komisionet hetimore. Për mua që nesër, nëse i kthehen ata normalitet­it, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë betejën në Kuvend me interpelan­ca dhe seanca dëgjimore, me të gjitha format që na jep Rregullorj­a e Kuvendit dhe Kushtetuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania