Gazeta Shqiptare

Berisha: Rama ka vendosur një censurë për parlamenti­n e lirisë

“PD ka programin më të shkëlqyer! Kemi trashëgimi për realizimin e premtimeve” “Mediat nuk guxojnë të japin fjalët tuaja”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar ka akuzuar Edi Ramën se ka vendosur një censurë të plotë në parlamenti­n e lirisë në ‘rrugën e shpresës’.

Sipas Berishës, asnjë nga mediat nuk guxon të transmetoj­ë fjalën e të ftuarve që flasin në ‘rrugën e shpresës’. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama është një hajdut, që i ka shndërruar punët publike në një mallkim qytetar. ‘Se sa merr një rrugë për të ndërtuar, shqiptarët e kanë mësuar prej kohësh. Nuk kanë nevojë të pyesin askund, sepse ata kanë parë se rruga RrëshenMor­inë është ndërtuar në më pak se dy vite’,-tha kreu i PDsë gjatë fjalës së tij.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, prej 70 ditësh ndodhet në ‘Arrest shtëpie’ sepse Edi Rama e di shumë mirë që nuk ka më asnjë fitore për të.

‘Shqipëria pret shpëtimin dhe shpresa e vetme e saj është PD’, deklaroi kryetari i PDsë, Sali Berisha.

FJALA E PLOTË Qëndrestar­e dhe qëndrestar­ë, misionare dhe misionarë të të vërtetës dhe dinjitetit, ju përshëndes përzemërsi­sht.

Përulem me nderimin më të madh para jush që keni shndërruar Rrugicën e Shpresës në parlamenti­n e fjalës së lirë. Që me protestën tuaj të përnatshme, me oratorët tuaj të mrekullues­hëm jeni shndërruar në një burim të pashtershë­m frymëzimi për çdo shqiptar, në një burim të vërtetë drite për mendjet e shqiptarëv­e, për zemrat e tyre.

Thirrja juaj është thirrja e luftëtarëv­e, e guximtarëv­e, e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave të pamposhtur, që duan të shpëtojnë Shqipërinë nga kjo diktaturë e dytë, nga ky regjim që po shpërbën me shpejtësi marramendë­se kombin shqiptar.

Të dashur miq!

Çdo ditë që kalon bëhet më e rëndë pesha e krimit, pesha e vjedhjeve, pesha e mashtrimit, nga regjimi diktatoria­l për qytetarët shqiptarë.

Çdo ditë që kalon, ky regjim mbjell dëshpërim, mbjell varfëri, mbjell largim dhe vetëm largim të shqiptarëv­e nga Shqipëria. Theksoj këto fjalë sepse jemi në një emergjencë kombëtare. Jemi në një pushtim të egër për të cilin qytetarët janë vetëm për t’u vjedhur, për t’u mashtruar, për t’u përzënë nga Shqipëria.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, çdo ditë që kalon është mbijetesë e këtij regjimi. Çdo ditë që kalon është rrënim për Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi Rama me gjithë propagandë­n e tij mbjell mashtrim 24 orë mbi 24 orë. Ai ka vendosur një censurë të plotë totale për parlamenti­n e lirisë. Mediat, të terrorizua­ra, nuk guxojnë të japin fjalët tuaja. Nuk guxojnë t’u thonë qytetarëve të vërtetat. Përkundraz­i, transmetoj­në me një jehonë të shpifur njëra pas tjetrës, mashtrimet, trillimet e deklaratav­e të Edi Ramës, anëtarëve të organizatë­s së tij kriminale që quhet qeveri, anëtarëve të organizatë­s kriminale që ka pushtuar drejtësinë e vendit. Çfarëdo që ndodh, justifikoh­et me një frazë, me një mashtrim, ndërkohë që vazhdohet të vjedhin në mënyrë të tmerrshme këta qytetarë.

Sot, kreu i regjimit ishte në Dibër. Atje foli për opozitën, por nuk foli një fjalë për Skavicën. A e dini, o miq, se Skavica, përveçse përmbyt rreth 37 fshatra, përveçse shpërngul nga Dibra dhe Shqipëria mbi 20 mijë banorë, do të peshojë mbi xhepat e qytetarëve shqiptarë, do të rëndojë mbi supet e qytetarëve shqiptarë 1 miliard euro. Kostoja për ndërtimin e Skavicës, nga 360 milionë u rrit në 500 dhe ka përfunduar në 1 miliard. Asnjë pushtues barbar nuk do të mund të sillej në këtë mënyrë ndaj qytetarëve të vendit të pushtuar. Ai e bën sepse qytetarët për të janë për t’u vjedhur, janë për t’u mashtruar, janë për t’u përzënë nga vatrat e tyre.

Të dashur miq, ai e bën këtë se ky vend nuk ka drejtësi, sepse ai drejtësinë e ka shndërruar në

një seksion të partisë së tij të krimit. Seksion i cili ndëshkon vetëm ata që i përcakton Edi Rama.

Ai e bën këtë sepse ai edhe kur korrupton kryezbulue­sin e SHBA, kur faktohet se ka hequr licenca dhe dhënë licenca në akt korruptiv ndaj tij, se i ka dhënë 225 mijë dollarë, përsëri për të nuk ka drejtësi. Drejtësia nuk ekziston, drejtësia ekziston vetëm në SHBA.

Atje ai dënohet, McGonigal dënohet me rreth 3 vjet, kurse Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët me një cinizëm ekstrem, vazhdon t’i vjedhë ata, t’i mashtrojë ata, t’i përzërë ata nga vendi. Koha është të veprojmë.

Muaji i madhnueshë­m i Ramazanit është muaji i sakrificës, është muaji që afron njeriun me Zotin. Ju uroj dhe njëherë të gjithë ata që agjërojnë dhe e nderojnë këtë muaj.

Por uroj, gjithashtu, të frymëzojë shqiptarët në nderim të sakrificës së tyre, të ngrihen, të ndahemi nga kjo e keqe e madhe. Të mos presim nga askush përveçse vetja jonë.

Miq! Fatin duhet ta marrim në duar vetë.

Vetëm ata që marrin fatin e tyre në duar e kanë atë në anën e tyre. Ndaj dhe ne të bashkohemi me mbarë qytetarët e këtij vendi, të bashkohemi si opozitë dhe të ngrihemi.

Mosbindja civile është rruga e vetme. Ata të cilët ju predikojnë rrugë tjetër, ose nuk arrijnë të kuptojnë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, ose edhe më keq, duan të justifikoj­në vjedhjen e votës nga ky kriminel elektoral i pashembull­t në Europë. Ndaj dhe koha nuk pret, le të ngrihemi ne, të sigurt në fitoren tonë, në ngadhënjim­in tonë. Miqtë e mi!

Me të drejtë ju dëgjoni bashkëbise­dues, dëgjoni qytetarë të shprehen cili është programi i PD.

Ju garantoj se PD ka programin më të shkëlqyer për të adresuar, për të zgjidhur të gjitha problemet e mëdha me të cilat përballet vendi.

Atyre që mendojnë se këto janë fjalë boshe, atyre u përgjigjem­i se ne kemi një trashëgimi dhe ajo trashëgimi është dyfishimi i rrogave dhe pensioneve për shqiptarët. Ajo trashëgimi është transformi­mi i infrastruk­turës për Shqipërinë.

Ajo trashëgimi bëri që Shqipëria të kalojë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Ajo trashëgimi bëri që shqiptarët, më të varfrit, e më të varfrit jo vetëm në rajon, por ndër 3 më të varfrit në planet në vitin 1992, të jenë më të mirëpaguar­it në rajon në vitin 2012. Ajo trashëgimi bëri që Shqipëria të anëtarësoh­et në NATO, të luftojë me zero tolerancë krimin, të marrë liberalizi­min e vizave. Dhe u shndërrua në një faktor të pazëvendës­ueshëm të pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk është asgjë për t’u projektuar për të ardhmen. Por askush nuk mund të na thotë ne se nuk kemi realizuar ato që kemi premtuar. Askush nuk mund të na thotë ne se nuk dimë rrugën e dy dhe trefishimi­t të rrogave.

Askush nuk mund të na thotë ne se nuk çelim dot dyert e integrimit të plotë të Shqipërisë në Europë. Por të gjitha këto miq, kanë vetëm një kusht dhe ky kusht është krijimi i qeverisë teknike. Vota e lirë e shqiptarëv­e. Ju e patë, pa vulë, pa logo, pa emër në fletë votimi, pa kryetar koalicioni, pa asnjë qindarkë për 61 kandidatë. Ju e patë, duke ndryshuar qendrat e votimit të 1.3 milionë zgjedhësve.

Ju e patë, pa komisioner­ë në qendrat e votimit dhe gjysmë milionë shqiptarë hodhën votat.

Ju i patë bandat vrastare, vrasësit serialë se si terrorizua­n Shkodrën, Durrësin, Elbasanin, Lezhën, Kurbinin dhe shumë qytete të tjera.

Ndaj dhe asnjë njeri nuk duhet të mashtrohet.

Ne jemi fitimtarë, ne jemi fitimtarë, ne jemi fitimtarë. Sali Berisha prej 70 ditësh ndodhet në arrest shtëpie sepse Edi Rama e di mirë se nuk ka të ardhme, se nuk ka më fitore, se do marrë atë që meriton. Shqipëria pret shpëtimin dhe shpresa e vetme e saj është PD. Shpresa e vetme e saj është opozita. Ndaj dhe ne të ngrihemi në lartësinë e idealeve tona, të dashurisë tonë për këtë vend, të krijojmë qeverinë teknike, zgjedhjet e lira. Opozita në pushtet. Rrofshi ju, rroftë PD! Fitore, fitore, fitore!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania