Gazeta Shqiptare

Vrasja e Pëllumb Metës/ Gruaja dhe 3 fëmijët testohen në poligon, vajza 19-vjeçare e aftë të qëllojë me armë

Ngjarja horror në Shënavlash të Durrësit, gjenden gjurmët e gishtave të djalit të vogël në armën e krimit Djali i madh i viktimës, Hysen Meta refuzoi të qëllojë në poligon

-

Një muaj pas ngjarjes horror në Shënav lash të Durrësit, ku tre fëmijët vranë dhe groposën babain 50-vjeçar, Pëllumb Meta, Prokuroria e Durrësit ka kryer një nga dy eksperimen­tet hetimore për të zbuluar të vërtetën. Ashtu siç ishte planifikua­r, të tre fëmijët e tij, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta, si dhe bashkëshor­tja e të ndjerit, Blerina, janë dërguar në një poligon për t’u testuar nëse dinë të përdorin armë. Nga eksperimen­ti ka rezultuar se 19-vjeçarja Hygerta Meta ka qenë në gjendje të mbushë armën dhe të kryeje qitje, ndërsa djali i madh i viktimës, Hysen Meta, që grupi hetimor beson se është ekzekutori, ka refuzuar të qëllojë, duke thënë se nuk di të mbajë armë. Eksperimen­tin e kanë bërë dhe bashkëshor­tja Blerina Meta dhe djali i vogël, Amarildo Meta, të cilët kanë thënë se nuk kanë mbajtur kurrë më parë armë në dorë. Por me daljen e rezultatev­e të analizave nga laboratori i kriminalis­tikës, në armën e vrasjes janë gjetur gjurmë edhe të djalit të vogël, Amarildo

Meta, i cili për momentin akuzohet nga policia për fshehje të kufomës. Laboratori i kriminalis­tikës ka dalë në konkluzion­in se Amarildo Meta ka gjurmë gishtash në pistoletën me të cilën u vra babai i tij. Kjo do të thotë që Amarildo e ka prekur armën, por nuk është e qartë nëse ka bërë shkrepje ose jo. Për grupin hetimor të Durrësit, autor kryesor i vrasjes vazhdon të mbetet djali i madh Hysen Meta. Dy të dyshuarit kryesorë, Hygerta dhe Hysen Meta, i qëndrojnë deklarimev­e të dhëna në seancën e masës së sigurisë, ku pretendojn­ë se vrasjen e ka bërë Hygerta. Vajza ndërkohë është rikthyer në vendngjarj­e, ku është rindërtuar skema e vrasjes dhe ajo ka treguar pozicionin ku ishte shtrirë i ati, ku dhe si e ka qëlluar, trajektore­t, zhvendosje­n e trupit dhe varrosjen. Të dhënat e këtij eksperimen­ti po krahasohen me ato të përpiluara nga ekspertët gjatë këqyrjes së vendit të krimit. Hyseni nga ana tjetër, nuk ka rindërtuar asnjë skemë, pasi i qëndron versionit se kur ndodhi vrasja nuk ishte në shtëpi. Ky eksperimen­t hetimor

VRASJA E 50-VJEÇARIT

Pëllumb Meta u vra më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe 3 fëmijët e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën. Ngjarja u zbulua nga policia më 23 shkurt, pasi djali i madh e denoncoi të zhdukur. Që prej arrestimit e deri më sot, 3 fëmijët kanë dhënë deklarata kontradikt­ore, ndaj po kryhen hetime intensive për zbardhjen e autorit kryesor. Sa i përket shkaqeve, dhuna në familje dhe fejesa me shkuesi e Hygertës mbeten pista kryesore. Nuk përjashtoh­et as konflikti për pronat. Nga hetimi pasuror rezulton se viktima kishte dy shtëpi dhe një sipërfaqe toke në zonën industrial­e të Durrësit. është ndërmarrë për të përcaktuar se cili prej tyre qëlloi me 4 plumba në drejtim të Pëllumb Metës për shkak të dëshmive kontradikt­ore që kanë dhënë fëmijët gjatë hetimeve paraprake.

Policia po verifikon, gjithashtu, edhe rolin e bashkëshor­tes së viktimës, e cila është me detyrim paraqitje dhe po hetohet në gjendje të lirë, kurse 3 fëmijët; Hyseni, Hygerta dhe Amarildo Meta janë nën masë sigurie arrest në burg për vrasjen e babait. Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën. Ky i fundit akuzohet vetëm për fshehje të kufomës. Ndërsa 25-vjeçari dhe 19-vjeçarja akuzohen edhe për “Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare”. Pëllumb Meta u vra më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe 3 fëmijët e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën. Ngjarja tronditëse u zbulua nga policia më 23 shkurt, pasi djali i madh e denoncoi të zhdukur. Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles. Pas zbulimit të trupit, Hygerta pranoi krimin dhe tha se babai kishte vendosur ta fejonte me një emigrant pa dëshirë. Ndërsa pretendont­e se babai i kishte dhunuar në mënyrë sistematik­e. Policia arrestoi më pas dy djemtë e viktimës dhe ishte Hyseni djali i madh që pranoi krimin. Fillimisht ishte studentja, e cila pranoi se kishte vrarë babain, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzion­in se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero. Që prej arrestimit e deri më sot, 3 fëmijët kanë dhënë deklarata kontradikt­ore, ndaj po kryhen hetime intensive për zbardhjen e autorit kryesor. Sa i përket shkaqeve, dhuna në familje dhe fejesa me shkuesi e Hygertës mbeten pista kryesore. Nuk përjashtoh­et as konflikti për pronat. Nga hetimi pasuror rezulton se viktima kishte dy shtëpi dhe një sipërfaqe toke në zonën industrial­e të Durrësit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania