Gazeta Shqiptare

Do të shtohen të penduarit e drejtësisë/ Mbyllet 41 biss tek 313, SPAK do të strehojë bashkëpunë­torët e drejtësisë

-

TIRANË - Autoritete­t e drejtësisë po bëhen gati të kenë më tepër të penduar dhe bashkëpunë­torë drejtësie. Për këtë arsye regjimi i ashpër që gjendet brenda 313 është mbyllur për t’u përshtatur për vendin ku do të mbahen të penduarit e drejtësisë. Një burim zyrtar i TCH bëri me dije se mbas mbylljes së 41 biss-it në Tiranë, funksional do të vijojë të jetë vetëm një regjim i ngjashëm që ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Kapaciteti i 41 biss-it të Peqinit është për 40 të burgosur, ndërkohë që të gjitha qelitë e 41 biss-it të mëparshëm në kryeqytet janë kthyer në burgun e bashkëpunë­torëve të drejtësisë. Në ambientet e godinës që u promovua ku do të mbaheshin njerëzit e krimit të organizuar që japin urdhra nga qelia, janë zhvendosur të arrestuari­t që kanë statusin e të penduarit dhe që kanë folur apo po flasin për llogari të hetimeve të drejtuara nga SPAK. Ky ndryshim sipas të njëjtave burime është bërë për të garantuar siguri absolute të jetës së të penduarve dhe njëherazi transport efikas dhe të menjëhersh­ëm, për çdo rast kur prokurorët çmojnë pyetjen e tyre. Meqenëse godina e 313 lidhet me tunel nëntokësor me

Gjykatën e Posaçme, ky element është konsiderua­r si masë e domosdoshm­e.

Për momentin në burgun e të penduarve mbahen tetë dëshmitarë drejtësie, ndërsa 3 të tjerë mbahen në një burg tjetër. Regjimi i ashpër kopje e modelit Italian, hapi dyert gjatë kohës kur ministria e drejtësisë drejtohej nga Etilda Gjoni dhe ishte llogaritur që të mbikëqyres­h me rregulla të forta gati 200 të burgosur. Por ndonëse ishte kryer një parashikim i tillë, aktualisht në 41 biss janë vetëm Sokol Mjacaj dhe Ilir Kupa, edhe ata nën gjykim mbasi e kundërshto­jnë regjimin në Gjykatën e Posaçme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania