Gazeta Shqiptare

“Kemi kasetën e bisedave për vrasjet e 21 janarit”/ Gruaja e Aleks Nikës letër Gjykatës së Lartë: Ta hetojë SPAK

“Kasetën e dorëzojmë vetëm në Prokurorin­ë e Posaçme. Për 21 janarin të pyeten Berisha e Basha”

-

Bashkëshor­tja e Aleks Nikës, një prej vikti mave të 21 janarit, Rajmonda Nika i ka dërguar një letër Gjykatës së Lartë, ku kërkon plotësimin e kërkesës që çështja t’i kalojë Prokuroris­ë së Posaçme.

Përmes letrës ajo rendit se përse çështjen duhet ta hetojë SPAK, ndërsa thekson se është i vetmi institucio­n tek i cili kanë besim, se çështjen do ta hetojë me objektivit­et. Sipas gruas së të ndjerit kjo është në përputhje edhe me rekomandim­et e Gjykatës së Strasburgu­t dhe se SPAK mund të pyes të gjithë personat dhe zinxhirin komandues që ka qenë më 21 janar në kryeminist­ri. Ndërkohë, ajo thotë në letër se disponon një mikrokaset­ë, ku janë të regjistrua­ra të gjitha komunikime­t me zë të kryekomand­antit të gardës, Ndrea Prendi me personelin drejtues të Gardës së Republikës më 21 janar 2011. “Duhet të pyeten nga SPAK-u, të gjithë personat që për shkak të detyrës, kanë qenë të pranishëm në godinën e Kryeminist­risë, në momentin që ka ndodhur ngjarja, si dhe ata që për shkak të detyrës, kanë marrë informacio­ne si ish-kryeminist­ri në detyrë Sali Berisha, ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Saimir Muça. Po ashtu ish Presidenti Bamir Topi, Prokurorja e Përgjithsh­me Ina Rama, Kryetari i Shërbimit Informativ Bahri Shaqiri e tjerë. SPAK do t’i kërkojmë se për çfarë duhet të japin shpjegime secili prej tyre, në zbatimin e detyrave ligjore kushtetues­e që kanë pasur ditën e ngjarjes”

Të nderuar

Gjyqtarë,

Që në fillim do të thosha se, jam plotësisht dakord me argumentet ligjore që paraqiti avokati Idajet Beqiri për dërgimin e çështjes penale që i përket vrasjes së bashkëshor­tit tim Aleks Nika, për kompetencë në SPAK. Është i vetmi institucio­n tek i cili ne si familje kemi besim, se çështjen do ta hetojë në mënyrë të gjithanshm­e dhe me objektivit­et. Tani që në dispozicio­n të kësaj Gjykate, është vënë edhe Vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut e Strasburgu­t çështja Nika kundër Shqipërisë, besojmë se është krijuar baza ligjore që hetimi i kësaj çështje të kalojë për kompetencë në SPAK. Nuk do të doja që të përsërisja argumentet ligjore që paraqiti avokati ynë, referuar përmbajtje­s së këtij vendimi. Megjithatë interes më të madh për përcaktimi­n e kompetencë­s që çështja të kalojë në SPAK, paraqesin argumentet e parashtrua­ra, në vendim në pikat 15, 17, 18, 25, 27, 31, 36, 37, 39, 44, 49, 56, 63, 69, 81, 82, 87, 96, 102, 107, 109, 111, 114, 116, 155, 163. Në përfundim në unanimitet, Gjykata është shprehur se:

1. Bashkon në themel kundërshti­min e qeverisë për mosshterim­in e mjeteve juridike të brendëshme dhe e rrëzon atë.

2. Deklaron kërkesën e pranueshme.

3. Vendos se ka pasur shkelje të aspektit procedural të Nenit 2 të Konventës.

4. Vendos se ka pasur shkelje të aspektit thelbësor të Nenit 2 të Konventës.

Të nderuar Zotërinj Gjyqtarë;

Ne si familje e Aleks Nikës disponojmë një mikrokaset­ë, ku janë të regjistrua­ra të gjithë komunikime­t me zë, të komandanti­t të gardës Ndrea Prendi me personelin drejtues të Gardës së Republikës, me datën 21 Janar 2011. Përmbajtje­n e të gjithë regjistrim­it, e kemi dëgjuar nëpërmjet diktofonit, ne pjesëtarët e familjes. Një pjesë e vogël e regjistrim­it, ku pasqyrohen urdhrat e dhëna nga Komandanti i Gardës Ndrea Prendi, janë bërë të njohura për publikun nga gazetari Artan Hoxha. Ky regjistrim në dijeninë tonë është administru­ar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka çështjen në hetim. Tek ne familjarët e Aleks Nikës është krijuar bindja absolute, që vrasja e tij dhe tre personave të tjerë, si dhe tentativa për vrasjen gjashtë demonstrue­sve me armë zjarri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” atë ditë, është realizuar në zbatim të urdhrave të dhëna nga Komandanti i Gardës Ndrea Prendi në radion e tij. Të gjithë personat e zinxhirit komandues të Gardës, që kanë marrë urdhrat për të qëlluar me armë zjarri me fishekë luftarak demonstrue­sit që ishin në bulevard, janë evidentuar në regjistrim­in e bërë në mikrokaset­ën që ne disponojnë. Këtë mikrokaset­ë ne familjarët do ta dorëzojmë vetëm në SPAK, që është institucio­ni kompetent për të hetuar krimin shtetëror, dhe tek i cili ne akoma besojmë se do të zbulojë të vërtetën e kësaj ngjarje. Përmbajtja e kësaj kasete, bën të domosdoshm­e, kryerjen e shumë veprimeve hetimore nga SPAK, të cilat me siguri do të çojnë në zbulimin e provave të reja dhe zbardhjen e së vërtetës, për të gjithë vrasjet dhe plagosjet e kryera me armë zjarri në bulevardin para kryeminist­risë. Këtë kërkon të realizojë edhe vendimi i Gjykatës së Strasburgu­t, në konkluzion­et e tij. Ashtu sikurse Gjykata e Strasburgu­t edhe ne kemi studiuar me shumë kujdes të gjithë materialet e dosjes hetimore dhe gjyqësore të kësaj çështje penale. Ne duam që të zbulohen dhe penalizohe­n urdhëruesi­t e vrasjeve, sepse janë ata që menjëherë pas ngjarjes, kanë vepruar në mënyrë të organizuar në prishjen e provave, në paraqitjen e provave të rreme, në kryerjen e veprimeve konkrete duke penguar prokurorin­ë në zbatimin e detyrave të saja ligjore. Me dërgimin e çështjes për kompetencë në SPAK, duke pasur besim në objektivit­etin e hetimit, ne do të kërkojmë në mënyrë të hollësishm­e kryerjen e shumë veprimeve hetimore, të cilat kemi bindjen se do të çojnë në zbulimin e këtij krimi shtetëror. Hetimit të kësaj çështje, duhet t’i nënshtrohe­t i gjithë zinxhiri komandues, për të cilin shprehet Gjykata e Strasburgu­t. Duhet të pyeten nga SPAK-u, të gjithë personat që për shkak të detyrës, kanë qenë të pranishëm në godinën e Kryeminist­risë, në momentin

HETIM GJITHË ZINXHIRIT KOMANDUES

“Hetimit të kësaj çështje, duhet t’i nënshtrohe­t i gjithë zinxhiri komandues, për të cilin shprehet Gjykata e Strasburgu­t. Duhet të pyeten nga SPAK-u, të gjithë personat që për shkak të detyrës, kanë qenë të pranishëm në godinën e Kryeminist­risë, në momentin që ka ndodhur ngjarja, si dhe ata që për shkak të detyrës, kanë marrë informacio­ne nga organet ligjzbatue­se, si ish-kryeminist­ri në detyrë Sali Berisha, ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Saimir Muça”, -thuhet ndër të tjera në letër. që ka ndodhur ngjarja, si dhe ata që për shkak të detyrës, kanë marrë informacio­ne nga organet ligjzbatue­se, si ish-Kryeminist­ri në detyrë Sali Berisha, ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Saimir Muça. Po ashtu ish-Presidenti Bamir Topi, Prokurorja e Përgjithsh­me Ina Rama, Kryetari i Shërbimit Informativ Bahri Shaqiri e tjerë. SPAK do t’i kërkojmë se për çfarë duhet të japin shpjegime secili prej tyre, në zbatimin e detyrave ligjore kushtetues­e që kanë pasur ditën e ngjarjes. Duhet t’i nënshtrohe­n hetimeve të gjithë prononcime­t, që këta persona kanë bërë përpara medias pas ngjarjes në lidhje me vrasjet e 21 janarit 2011 dhe nga cilat burime zyrtare i kanë marrë të dhënat që i kanë paraqitur si fakte apo prova. Theksojmë se transkript­imi i audiopërgj­imit, i bërë publik në media nga gazetari investigat­iv Artan Hoxha, dhe administru­ar nga prokuroria e rrethit Tiranë, është më se i vërtetë për ne familjarët e dëshmorit Aleks Nika, vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk mund të heshtet ndaj urdhërdhën­ësve dhe ekzekutorë­ve, pjesëtar të zinxhirit komandues, të pranishëm në Godinën e Kryeminist­risë. Të dy palët urdhër dhënës dhe ekzekutor në bashkëpuni­m, kanë dëgjuar mirë njëri-tjetrin edhe për faktin, që kanë qenë gjithë kohën me kufje në vesh. Komandanti i Gardës Ndrea Prendi dëgjohet mirë kur urdhëron”. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër, pastaj kur të them unë në trup. Artan dëgjon, Artan dëgjon. Artani. Dëgjoj, dëgjoj.

Ndrea Prendi-me të kaluar gardhin e telave do të hapet zjarr luftarak. Kuptova, kuptova. Ndrea Prendi. Ky është urdhri. Dashamir dëgjuat. Dy efektiv të njësisë speciale. Alfred ta, ta, ta gjakos. (Shënimi ynë) Dëgjohen të shtëna tek e tek, radhasi. Ndrea Prendi. Alfred kujdes municionin. Kujdes municionin. Nga komandanti i Gardës Ndrea Prendi i jepen urdhra edhe personave të tjerë oficerë me emër, të grupit të njësisë speciale, që për të ruajtur sekretin nuk i bëjnë publike. Përmenden edhe pseudonime dhe numërtime, të këtij zinxhiri komandues oficerë të gardës, marrin urdhra nga Komandanti I Gardës Ndrea Prendi edhe pasi janë realizuar vrasjet e katër dëshmorëve të Atdheut jashtë gardhit rrethues të Kryeminist­risë, brenda disa sekondave. Njëri nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, që ishte në të njëjtat valë të radios, me Ndrea Prendin, përmend edhe ministrin e punëve të brendshme, që kërkonte menjëherë pas vrasjeve një person të zinxhirit komandues të Gardës. Pra, janë shumë persona të zinxhirit komandues që ishin në valët e radios të Ndrea Prendit që kanë dëgjuar të gjitha komunikime­t midis Ndrea Prendit dhe atyre që kanë qëlluar të cilët ne do t’i kërkojmë SPAK që t’i ripyes. Ka edhe prova shkresore, që konfirmojn­ë dhënien e urdhrave, por në mënyrë të cunguar, që dihet kush janë konkretish­t dhe duhet të pyeten. Duke përfunduar, shpresojmë që gjykata të pranojë kërkesën tonë për dërgimin e çështjes për kompetencë në SPAK që është i vetmi institucio­n që ne kemi besim se do të realizoj hetime objektive dhe të gjithanshm­e, që kërkon edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania