Gazeta Shqiptare

Raporti: Të riformohet urgjent skema e kujdesit shëndetëso­r, lë jashtë më të varfri, FSDKSH, jo transparen­te

-

Një raport i fundit i organizatë­s “Together for Life” ka theksuar nevojën urgjente për riformim të skemës së kujdesit shëndetëso­r në vend. Raporti gjen se mbulimi financiar i skemës lë jashtë pothuajse 42% të popullsisë, që janë në kufirin e varfërisë. “Skema e kujdesit shëndetëso­r nuk ofron mbështetje apo përjashtim­e për familjet me të ardhura të ulëta, të cilat shoqëruar dhe me faktorin tjetër të nivelit të lartë të pagesave nga xhepi që bëhen për shëndetësi­në në masën 56%, dëshmojnë që mbulimi financiar i skemës së kujdesit shëndetëso­r rezulton i dobët dhe jo universal sikurse synohet”, thotë organizata. Raporti ngre dyshime dhe për përdorimin e fondeve nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të kujdesit Shëndetëso­r, FSDKSH. Aty tregohet se ka mungesë transparen­ce në monitorimi­n e parave publike dhe eficiencës së përdorimit të tyre, që lidhen me një të drejtë kushtetues­e sikurse është ajo për kujdes shëndetëso­r. Raporti thotë se edhe për koncesione­t e shëndetësi­së mungojnë analizat e ndikimit. Një tjetër politikë që organizata thotë se duhet të ndryshojë është ajo e menaxhimit të spitalev rajonale dhe bashkiake, që nuk kanë efektivite­t në menaxhimin e buxhetit dhe as transparen­cë.

PËRKEQËSIM I SPITALEVE

Edhe pse buxheti për spitalet vetëm është rritur çdo vit, performanc­a e tyre është në përkeqësim. Sipas grafikut, përveç spitaleve në Tiranë, spitalet e tjera kanë pasur rënie të numrit të shtrimeve që nga koha e pandemisë, më pak se 30% e shtretërve shfrytëzoh­en. Raporti thotë se FDSKSH nuk ka një arsyetim dhe analizë për këtë. Ndërkohë, shfrytëzim­i i ulët i shtretërve nënkupton që kostoja për mbajtjen në funksionim të spitaleve rajonale është në rritje. Një problemati­kë që gjen studimi është dhe ai i ditëve të shtrimit, ku spitalet universita­re “Shefqet Ndroqi” dhe “Spitali Universita­r i Traumës”, kalojnë mesataren. Nga 3.8 ditë që është koha mesatare e shtrimit, këto dy spitale e kanë 6 deri në 10 ditë, dhe kjo rrit riskun e marrjes së infeksione­ve e cila ndikon drejtpërdr­ejt në treguesin tjetër të performanc­ës së spitaleve të lidhur me shkallën e lartë të mortalitet­it. Nga ana tjetër sa më i lartë qëndrimi në spital, aq më shumë rritet kostoja për trajtimin e pacientëve./ Gazeta Si

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania