Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a me PS për komisionet rikthen opozitën në Parlament

Komision i posaçëm për miratimin e reformave me shumicë të cilësuar Do të hetohen ndërhyrjet në TIMS dhe koncesione­t

-

Përfaqësue­sit e opozitës u ulën pas pesë muajsh në tryezën e Konferencë­s së Kryetarëve të martën, pas një konsensusi me Partinë Socialiste që u mundëson atyre ngritjen e dy komisionev­e hetimore parlamenta­re lidhur me koncesione­t në sektorin e shëndetësi­së si dhe ndërhyrjet e mundshme në sistemin TIMS. Pjesë e marrëveshj­es është edhe reforma zgjedhore si dhe ngritja e një strukture të posaçme bipartizan­e brenda Kuvendit, përmes së cilës synohet të miratohen me konsensus reformat që kërkojnë një votim të cilësuar në Parlament. Marrëveshj­a rikthen në Kuvend deputetët e grupimit të drejtuar nga ish-kryeminist­ri në arrest shtëpie, Sali Berisha, i njohur si “Rithemelim­i”, pas disa muajsh tensioni për shkak të refuzimit nga ana e mazhorancë­s së ngritjes së komisionev­e hetimore parlamenta­re si dhe përfaqësim­it në komisionin e reformës zgjedhore. Sipas përshkrimi­t që i bënë dy kryetarët e grupeve, Bledi Çuçi i PS dhe Gazmend Bardhi i PD, struktura e re parlamenta­re do të ketë në përbërje deputetë të “Rithemelim­it” dhe Partisë Socialiste dhe do të funksionoj­ë me vendimmarr­jen e të dyja palëve. “Ramë dakord paraprakis­ht që për ligje apo çështje të tjera që kërkojnë një shumicë të cilësuar, 3/5 për t’u miratuar, t’i diskutojmë në bërthama më të vogla dhe prej aty pastaj do të shkojnë në vendimmarr­je politike”,- deklaroi Çuçi pas mbledhjes së Konferencë­s së Kryetarëve.

Kreu i grupit parlamenta­r të PD, Gazmend Bardhi e quajti një lajm të mirë reflektimi­n e mazhorancë­s, pesë muaj pas nisjes së aksionit opozitar, ndërsa shtoi se ishte rënë parimisht dakord për ngritjen e dy komisionev­e hetimore si dhe ngritjen e një strukture të posaçme në parlament për ligjet që kërkojnë 3/5-at.

“Nënkomisio­ni ose struktura e posaçme do të funksionoj­ë në paritet të plotë mes deputetëve të grupit të PS dhe atij të PD, me vendimmarr­jen e të dyja palëve dhe do të asistohet me ekspertizë ndërkombët­are”,sqaroi Bardhi.

Mes reformave të pritshme, socialistë­t duken të vendosur për të rihapur edhe çështjen e reformës në drejtësi dhe siç deklaroi zyra e shtypit e kryeparlam­entares Lindita Nikolla të hënën, “Kuvendi po punon për avancimin e reformës në drejtësi dhe konsolidim­in e institucio­neve demokratik­e”. Por Bardhi deklaroi të martën se nuk ka pasur asnjë diskutim gjatë negociatav­e për “asnjë çështje që prek drejtësinë”.

“Nuk ndodh kurrë që të ndërhyhet në një ligj që prek zbatimin e reformës në drejtësi, pa dakordësin­ë e bashkautor­ëve të reformës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian”,- tha

Bardhi. Ministrja e Shtetit për Parlamenti­n, Elisa Spiropali, e quajti një detyrë kushtetues­e arritjen e konsensusi­t për të punuar së bashku. “Kjo nuk është çështje pazari”,shtoi ajo.

Dakordësia mes mazhorancë­s dhe opozitës për rikthimin në normalitet të Kuvendit u përshëndet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe delegacion­i i Bashkimit Europian.

“Institucio­net funksional­e janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshm­e dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjës­itë e tyre në mirëbesim brenda Parlamenti­t”,deklaroi Ambasada e Shteteve të Bashkuara.

Sipas BE, një parlament funksional është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësim­it të BE.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania