Gazeta Shqiptare

“Do të krijohet nënkomisio­n për ‘Zgjedhoren’”. Bardhi pas Konferencë­s së Kryetarëve: Mazhoranca ka reflektuar pas 5 muajsh

-

TIRANË – Nënkryetar­i i PD Gazment Bardhi, në fjalën e tij për mediat ka bërë të ditura detaje në lidhje me atë që u vendos në Konferencë­n e Kryetarëve. Ai u shpreh se është lajm i mirë që pas muajve rezistencë të deputetëve të opozitës, mazhoranca ka reflektuar.

Sipas tij, çdo ligj që kërkon 3/5 pa përjashtua­r ligjin për “Zgjedhoren”, të diskutohet në një nënkomisio­n me partnerite­t të plotë të grupeve të PD dhe PS.

“Mazhoranca ka reflektuar pas 5 muajsh. U refuzua kërkesa e opozitës për ndryshimin e kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kemi rënë dakord në parim për ngritjen e Komisionit hetimor për kontratat koncesiona­re korruptive në sektorin e shëndetësi­së dhe për ngritjen e komisionit hetimor për ndërhyrjen në të dhënat personale në sistemin TIMS. Opozita ka pasur gjithmonë gatishmëri­në për normalitet në parlament. Nënkomisio­ni do t’i duhet t’i japë Shqipërisë ligje, që janë në interes të shqiptarëv­e. Ne do të zbatojmë vetëm Kushtetutë­n”,-deklaroi Bardhi.

Kreu i Grupit Parlamenta­r të PS Blendi Çuçi ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimi­t të mbledhjes së Konferencë­s së Kryetarëve. Çuçi deklaroi se fakti që opozita u ul në Konferencë­n e Kryetarëve është një lajm i mirë.

Ai u shpreh se reforma zgjedhore ka një komision që funksionon, ndërkohë po punohet me ekspertët e ODIHR për të adresuar çështje të rëndësishm­e të kodit, të cilat më pas do të trajtohen.

“Është lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në Konferencë­n e Kryetarëve. Sot u duk sikur rivendosëm dialogun dhe bashkëbise­dimin aty ku e lamë në tetor 2023. Sot vendosëm në Konferencë­n e Kryetarëve, që të rregullohe­n objektet për dy komisionet hetimore, që ata i propozuan vetë se cilët janë. Ishte frymë e mirë për vazhdimin e një jetë normale parlamenta­re në vend. Unë besoj se ata janë të bindur se aksioni i tyre nuk i çon askund. Nuk ka asgjë për reformën zgjedhore. ‘Zgjedhorja’ ka një komision që funksionon. Komisioni bipartizan po punon për të vendosur më të mirën për reformën zgjedhore”,-deklaroi Çuçi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania