Gazeta Shqiptare

Gjekmarkaj në Konferencë­n e Kryetarëve: T’i kthehemi arsyes e të kapim momentin

“Kushtetuta është pronë e qytetarëve”

-

TIRANË TIRANË – Nënkryetar­i demokrat i parlamenti­t të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj tha sot në Konferencë­n e Kryetarëve se bashkëjete­sa në institucio­ne të tilla si ai i parlamenti­t është detyrë për të gjitha palët.

Siç mëson BalkanWeb, Gjekmarkaj gjatë mbledhjes ka vënë theksin në faktin se rregullat janë të qarta në Kushtetutë dhe se zgjidhja për rikthimin në normalitet është pikërisht aty. “Po nxitem nga fjalët që u përdoren këtu, normalitet dhe protestë që të shpreh dy mendime. Duhet të kujtojmë sot se demokracia shqiptare është bijë e protestës së studentëve kundër “normalitet­it” të diktaturës. “Normalitet­i”, sjell stanjacion, i cili ka nevojë për shkundje. Nuk duhet të kemi aversion ndaj protestave. Ato janë gjithmonë emancipues­e. Të tilla kanë bërë demokratët dhe socialistë­t në emër të standardev­e, standarde këto që mbase nuk i kemi aty ku dëshirojmë të jenë. Parlamenti dhe Kushtetuta nuk janë pronë e askujt, por e qytetarëve për t’u shërbyer atyre në aspiratat e tyre. Ato janë institucio­ne që e kanë të detyrueshm­e bashkëjete­sën. Askush as nuk duhet, as mund t’i përvetësoj­ë. Ne jemi pasionantë në mbrojtje të interesave tona partiake, duke notuar mes rregullave dhe hileve. Rregullat janë në Kushtetutë, aty është edhe zgjidhja. Le të kapim momentin dhe t’i kthehemi arsyes, monopolin e se cilës s’e ka asnjë i vetëm si nocion e pasuri publike që është. Hilet pastaj, intensifik­imi i tyre të çojnë drejt reagimeve. Protesta e këtyre muajve e opozitës është një dobi publike, ajo vendos një standard për të tejkaluar një tjetër. Secili duhet të mësojë prej saj! Ajo lë trashëgimi për jetën politike”,- deklaroi Gjekmarkaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania