Gazeta Shqiptare

SHBA-BE: Institucio­net funksional­e janë thelbësore për çdo demokraci

Rikthimi i normalitet­it në Parlament, reagojnë ambasadat në Tiranë Italia: Mirëpresim rikthimin e klimës konstrukti­ve

-

Ambasada e Shteteve të Bashkuara reagon pas sinjaleve të dhëna nga mazhoranca dhe opozita për rikthimin e normalitet­it të jetës parlamenta­re, ndërsa socialistë­t kanë pranuar ngritjen e dy komisionev­e hetimore parlamenta­re.

Ndërsa palët janë angazhuar në bisedime prej ditësh, ajo që dihet deri më tani është arritja e dakordësis­ë për ngritjen e komisionit hetimor për ndërhyrje në sistemin TIMS dhe koncesione­t në shëndetësi.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucio­net funksional­e janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshm­e dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjës­itë e tyre në mirëbesim brenda Parlamenti­t”,-thuhet në reagim.

Pas arritjes së marrëveshj­es mes mazhorancë­s dhe opozitës për kthimin në normalitet të jetës parlamenta­re, ka reaguar edhe delegacion­i i BE-së në Tiranë. Delegacion­i i Bashkimit Europian shprehet se mirëpret lajmin për rikthimin e normalitet­it në Kuvend. Më tej, në reagim thuhet se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësim­it në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit.

Reagimi i delegacion­it të të BE-së BE-së në në Tiranë: Tiranë:

Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitet­it në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësim­it në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëv­e.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar për marrëveshj­en e arritur mes PS-së dhe PDsë së Rithemelim­it gjatë ditës së sotme, e cila parasheh rikthimin e normalitet­it të jetës parlamenta­re. Ambasada shprehet se përshëndet progresin e njoftuar sot në lidhje me

Parlamenti­n dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur. “Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament. Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislaci­onit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë”,-thuhet në njoftim.

Njoftimi

Britanike

Ambasada Britanike në Tiranë përshëndet progresin e njoftuar sot në lidhje me Parlamenti­n dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur. Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament. Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislaci­onit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Ambasada e Italisë ka reaguar pas sinjaleve të dhëna nga mazhoranca dhe opozita për rikthimin e normalitet­it të jetës parlamenta­re, teksa socialistë­t kanë pranuar ngritjen e dy komisionev­e hetimore parlamenta­re. Përfaqësia diplomatik­e e Italisë në Tiranë

është shprehur se mirëpret lajmin për rikthimin e një klime konstrukti­ve dhe të funksionim­it normal të Parlamenti­t. Ata shprehen se Parlamenti është shtëpia e demokracis­ë, është vendi ku zhvillohet dialogu dhe debati, edhe në mënyrë të ashpër, por në përputhje të plotë me rregullat dhe në interes të vendit dhe qytetarëve.

Reagimi i plotë Ambasada e Italisë në Tiranë mirëpret lajmin për rikthimin e një klime konstrukti­ve dhe të funksionim­it normal të Parlamenti­t. Parlamenti është shtëpia e demokracis­ë, është vendi ku zhvillohet dialogu dhe debati, edhe në mënyrë të ashpër, por në përputhje të plotë me rregullat dhe në interes të vendit dhe qytetarëve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania