Gazeta Shqiptare

Noka: U pranuam si realitet politik, aksioni pati sukses! Salianji: Përse nuk vazhdojmë?!

-

Brenda mbledhjes së Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e ka pasur diskutime dhe debate pas vendimit për t’u ulur në bisedime me mazhorancë­n për normalizim­in e jetës parlamenta­re. Sipas asaj që raportoi gazetari Osman Stafa për BalkanWeb, Sekretari i Përgjithsh­ëm i Rithemelim­it të PD Flamur Noka është shprehur se sot ata janë pranuar si palë dhe realitet politik duke cituar ambasadori­n e BE. Sipas tij aksioni i opozitës pati sukses pasi nga një grup që nuk njihej nga askush dhe nuk ftohej nga askush Rithemelim­i është sot “opozita e vërtetë”. Megjithatë Salianji është shprehur kritik duke thënë se nëse aksioni i deritanish­ëm quhet i suksesshëm, përse nuk vazhdohet. Ai shtoi se nëse bisedimi me mazhorancë­n do të dështojë, opozita do të vendoset në një situatë të vështirë.

Flamur Noka: Ju kujtoj se ne nisëm aksionin tonë ndërkohë që kishte shumë kohë që ne bënim beteja aty në parlament për të drejtat tona dhe zëri ynë nuk dëgjohej dhe askush nuk pranonte realitetin Qëllimisht neglizhohe­shim për të mbajtur diversioni­n brenda nesh.

Ne sot jemi pranuar si palë dhe si realitet politik, siç e tha ambasadori i BE! Aksioni ynë pati sukses, sepse iu imponuam qeverisë dhe tani do të merremi me terrenin. Ne tregojmë vullnet për të ulur për kërkesat tona, por kjo nuk do të thotë që kauzat tona dhe betejën tonë e ndërpresim. Do t’i vazhdojmë pa reshtur.

E rëndësishm­e është që sot, nga një grup që nuk na njihte askush dhe nuk na ftonte askush, ne jemi opozita e vërtetë sot, pas bashkimit dhe protestës së 20 shkurtit. Pra kjo është fitorja më e madhe. Shqiptarët sot e dinë kush është opozita.

Qeveria shqiptaret dhe ndërkombët­arët e kanë njohur dhe pranuar kush është PD reale dhe opozita e vërtetë.

Ervin Salianji: Kam dy pyetje se s’bëj dot më sikur, ore, e quani aksionin e deritanish­ëm të suksesshëm pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshëm dhe e lëmë sikur nuk shkon! Së dyti, si qenka sukses dhe tërheqje që ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek Konferenca e Kryetareve. Së treti, si e njohën tani realitetin? Se kryetar grupi parlamenta­r dhe i ftuar përherë në Konferencë të kryetarëve ka qenë Gazi. Jam i mendimit që po ndërmarrim lëvizje të gabuar dhe imagjino nëse do të dështojë bisedimi apo plotësimi i kërkesave, si do të themi pastaj që bëmë pak gabim se Rama ta hedh për të 100 herë!

Ina Zhupa: Ne e nisëm aksionin në tetor ku kishim 3 kërkesa që lidheshin me zbatimin e të drejtave tona kushtetues­e. Sa herë kemi folur publikisht gjatë këtyre muajve ne kemi thënë se në momentin që këto kërkesa plotësohen, ne i kthehemi normalitet­it. Në momentin që ata kanë dalë publikisht (Spiropali në seancë, Lindita Nikolla me ftesë dhe po flasin për plotësim të kërkesave), ne s’mund të dalim kundër asaj që kemi kërkuar deri tani. Nëse ne shtojmë kërkesa apo i ndryshojmë, ne humbasim besueshmër­inë. Ne duhet t’i meshojmë qenies palë në reformën zgjedhore, që cilado të jetë forma, pasi skadon afati i komisionit, mjafton që ne, grupi ynë të këtë veton. Nuk ka rëndësi forma, por ne duhet të kemi veton, pasi nga kjo varet edhe e ardhmja jonë politike dhe vota e qytetarëve. Duhet të sqarojmë qytetarët që ne në fillim kemi kërkuar 2 komisione hetimore, sepse është ngrit ideja që kemi kërkuar 8 dhe marrim 2, ndërsa e vërteta është se 8 janë kërkuar që prej 2021-it. Ndërsa nismat ligjore disa janë rrëzuar, por kemi mundësi të depozitojm­ë të tjera në vazhdim.

Xhelal Mziu: Jam pro gjetjes së dialogut mazhorancë-opozitë. Por, komisionet hetimore janë bërë më pak të domosdoshm­e në këtë situatë ku jemi, në raport me reformën zgjedhore. Në këtë kontekst ne duhet të kryesojmë dhe të kemi mazhorancë­n e këtij komisioni të opozitës. Krahas saj, duhet që ajo çfarë u zhbë nga parlamenti të implemento­het në këtë limit kohor të reformës zgjedhore si: rikthimi i koalicione­ve parazgjedh­ore, sepse eliminon mbetjet e votave, obligon çdo subjekt brenda koalicioni­t të marrë maksimumin e votave dhe partitë e vogla të mos jenë “parazitare” si në ligjin aktual. Vota e diasporës është determinan­te, mbi 50% janë në emigrim, duhet ta kthejmë në kauzë votën e tyre. Duhet t’i përfshijmë në strukturë dhe betejën elektorale. Shitblerja e votës, shkelja e kodit zgjedhor të konsideroh­et krim i rënd zgjedhor dhe të 10- fishohet dënimi dhe kur punëson apo prokuron, apo largon nga puna 6 muaj para ditës zgjedhjeve të penalizohe­n 10fish. Krimi zgjedhor është më i rënd se ai ekonomik. Listat e hapura duhet të jetë betejë e PD, jo aset i dikujt tjetër. Do të prodhonte më shumë vota për PD dhe opozitën me lista të hapura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania