Gazeta Shqiptare

Igli Hasani në Hungari: Besimplotë në mbështetje­n e rrugëtimit evropian

-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Budapest, është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto. Ministri Hasani vlerësoi mbështetje­n e vazhdueshm­e të Hungarisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, teksa nënvizoi se marrëdhëni­et mes dy vendeve forcohen dita-ditës. “Fakti që Presidenca hungareze e Këshillit të BE e ka shpallur integrimin e Ballkanit Perëndimor një nga prioritete­t e saj, është treguesi më i qartë i këtij përkushtim­i. Ne do të kishim dashur që rajonin tonë dhe rëndësinë e integrimit të tij ta kuptonin sa më shumë vende të BE po aq mirë sa e kuptojnë miqtë tanë hungarezë. Jam i bindur që procesi do të kishte qenë sot shumë më i avancuar”,-tha kryediplom­ati shqiptar. Sipas ministrit Hasani, ka rritje të qartë të bashkëpuni­mit ekonomik mes dy vendeve, teksa theksoi se sot Hungaria është më e pranishme se kurrë në tregun shqiptar. Ministri Szijjarto u shpreh se situata e sigurisë në Evropë është e paqëndrues­hme, teksa theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor është kyç për sigurinë e Evropës dhe më gjerë. “Prioritet i presidencë­s tonë është zgjerimi i BE. Dimë që do të jetë një betejë e fortë, sepse pas dyerve të mbyllura ka vende që s’e duan këtë. Por ky s’do jetë rasti i Shqipërisë. 20 vjet përpjekje dhe besojmë se Shqipëria është gati për negociatat. Sa më shumë vonesa, aq më shumë në pikëpyetje integritet­i i BE në rajon”,- tha ai. Dy ministrat nënshkruan dy marrëveshj­e, të cilat kontribuoj­në konkretish­t për të thelluar lidhjet Shqipëri-Hungari. Marrëveshj­a Stipendium Hungaricum për bashkëpuni­min dypalësh në fushën e arsimit synon të forcojë bashkëpuni­min përmes shkëmbimit të studentëve dhe përvojave në arsimin universita­r dhe pas-universita­r, deri në vitin 2027. Ndërkohë që Memorandum­i i Mirëkuptim­it në fushën e diplomacis­ë synon vendosjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpuni­mit për trajnimin e diplomatëv­e dhe shkëmbimin e informacio­nit në disiplinat akademike relevante.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania