Gazeta Shqiptare

Argita Malltezi në konferencë: Masa ndaj Berishës, goditje për opozitën

Vajza e ish-kryeminist­rit Berisha: SPAK mundohet të krijojë tymnajë “Çështja ‘Partizani’ nisi nga diktati politik”

-

TIRANË – Vajza e ishkryemin­istrit Sali Berisha, në një konferencë për mediat, së bashku me avokatët e ish-kreut të qeverisë, deklaroi se çështja “Partizani” nisi nga diktati politik. Ajo shtoi se masa ndaj Sali Berishës është në fakt një goditje për opozitën e vendit.

“Sali Berisha dhe Arbi Malltezi janë në burg pa asnjë provë apo dëshmi që të tregojë se kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja “Partizani”. Masa e arrestit me shtëpi ka për qëllim goditjen e opozitës, për qëllimet e vetë pushtetit. Çështja nisi nëpërmjet diktatit politik, teksa Taulant Balla bëri një kallëzim penal, që ngriti disa pretendime, që SPAK më pas tha se janë akuza të vlefshme.

Balla ka bërë kallëzim të rremë, ne e kemi kallëzuar dhe SPAK nuk ka nisur procedim penal. Në çdo moment që Rama ka bërë presion ndaj SPAK për marrjen të pandehur të Sali Berishës apo familjes së tij, SPAK ka intensifik­uar hetimet”,- deklaroi Malltezi.

Mes të tjerash ajo ka renditur disa nga shkeljet, që sipas saj janë bërë për këtë çështje nga SPAK. “Të njëjtin vendim, së bashku me disa vendime të tjera, KRT. Rama miraton një masterplan që parashikoh­et si zonë U12. Plani u miratua me vendim të KRT-së. Keni të gjithë firmat e drejtorëve të Edi Ramës. Një nga pretendime­t e tjera, është se SPAK tjerr tymnaja dhe më pas hidhet kjo tymnajë. Çfarë është ligj ndryshohet me ligj ose me dekret, dhe jo me gjykatë. Dekretet presidenci­ale provojnë se klubi i futbollit nuk ka qenë në planin e përhapjes. Këtë e konfirmon dhe OPGJ-ja. Dekreti është aty. Klubi i futbollit shërben si lokacion dhe jo objekt”,tha Malltezi. Ajo u shpreh se Prokurori e Posaçme po përpiqet të krijojë një tymnajë në lidhje me detaje të dosjes, ndërsa shtoi se si pasojë e privatizim­it, nuk ka pasur dëme financiare në buxhetin e shtetit, por e kundërta ka ndodhur.

“SPAK pretendon se pronarët u kujtuan për pronat pas 2005, në fakt, pronarët e kërkuan që në ‘93. SPAK i ka pasur në dosje. U është dhënë e drejta e parablerje­s, ka nisur pjesërisht kthimi i pronës. Privatizim­i i ndërtesave të klubit Partizani, që ishte detyrim ligjor, neni 7 i ligjit për pronat parashikon­te pronat që nuk tjetërsohe­shin. Por kishte një paragraf, që kur tjetërsohe­shin automatiki­sht i ktheheshin pronarëve. Kjo ka ndodhur në 2005 nga qeveria socialiste. Tymnaja që përpiqet të krijojë SPAK, tregon që klubi ka qenë jashtë funksionit, një të akomodonte sportin dhe e dyta të gjeneronte të ardhura për shtetin. Klubi ka qenë në pjesën më të madhe nga banorë informalë. Shfrytëzoh­ej edhe informalis­ht nga biznese private. Shteti nuk merrte të ardhura, nuk ka asnjë dëm financiar nga privatizim­i, përkundraz­i pas privatizim­it mori 800 mijë dollarë. I vetmi dëm në financat e shteti ka qenë mosveprimi i Ramës për moszbatim të lejes së ndërtimit që e dha vetë”,-tha ajo. Janë 350 kontrata që tregojnë sigurinë e financimit nga shitjet”,-tha ajo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania