Gazeta Shqiptare

Veliaj: Bekim i madh të rinjtë që po na bashkohen çdo ditë; PS burim energjie

100 anëtarë të rinj i bashkohen PS në Ndroq

-

100 anëtarë të rinj iu bashkuan Partisë Socialiste në zonat e Ndroqit, Vaqarrit dhe Pezës. Në vijim të turit në çdo njësi, drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i cilësoi anëtarësim­et e reja një bekim të madh për familjen socialiste, ndërsa shtoi se kur qeverisin socialistë­t, edhe demokratët jetojnë më mirë.

“Nëse diçka funksionon, ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë më mirë dhe më shpesh. Dhe për sa kohë na funksionon hapja, rritja dhe kjo frymë e bashkëpuni­mit, atëherë lipset që ta bëjmë jo thjesht kur vijnë zgjedhjet, por që sot, që nuk ka betejë. Momenti më i mirë për të stërvitur ushtrinë, nuk është dita e betejës, është viti përpara saj. Ne e kemi filluar një përgatitje për betejën e radhës, duke i trajtuar edhe kundërshta­rët me respekt, kemi arritur të themi se: “kur qeverisin socialistë­t, edhe demokratët jetojnë më mirë, janë më të lirë, shërbehen më mirë, respektohe­n më shumë”. Unë besoj fort se 100 anëtarë të rinj janë vërtet një bekim i madh për partinë tonë dhe për familjen tonë”,-u shpreh Veliaj. Ai u shpreh se fokusi i Partisë Socialiste nuk është inati ndaj kundërshta­rit, por besimi në vlerat e njëjta për të fituar një betejë për familjen dhe të gjithë komuniteti­n.

“Në dallim nga pala tjetër, kur i pyet pse jeni demokratë, ata thonë se një nga arsyet pse janë pjesë e asaj partie është se kanë inat dikë. Unë besoj që gjërat që bëhen me inat, janë gjëra që zgjasin pak dhe nuk kanë të ardhme. Çështja është si t’i bëjmë gjërat me pasion. Ne nuk jemi bashkuar se kemi inat ata të tjerët, ne jemi bashkuar se kemi pasion për veten tonë, për familjen tonë, për fshatin tonë. Me këta kundërshta­rë duhet të bëjmë një debat për të parë kush bën punë, kush premton, kush i mban premtimet, kush i çon deri në fund misionet e veta dhe kush është aty që të pengojë. Ne nuk jemi mbledhur se kemi inat, apo se duhet të mundim ata. Ne jemi mbledhur se besojmë në këto vlera dhe këtë betejë ne duhet ta fitojmë përditë, për veten tonë, për familjen tonë dhe për të gjithë komuniteti­n tonë”,nënvizoi Veliaj. Sipas kryebashki­akut, nuk ka asnjë qendër votimi që nuk mund ta fitojë Partia Socialiste. Ai tha se pjesa më e shëndoshë e shoqërisë po afrohet pranë PS, duke e cilësuar këtë një kompliment të madh për këtë forcë politike.

“Në PS kemi një burim të pashtershm­e energjie. Unë besoj fort se nuk ka asnjë qendër votimi që nuk e fitojmë dot. Ata mund të kenë qendra votimi që nuk i afrohen dot kurrë. E keni vënë re, për shembull, që të gjithë ata që na bashkohen janë të shkëlqyer, me të gjitha dhjeta? E keni vënë re që gjithë presidentë­t e gjimnazeve janë anëtarësua­r në PS? Ky është një kompliment shumë i madh për PS se do të thotë që po afrohet pjesa më e shëndoshë e shoqërisë”,theksoi ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania