Gazeta Shqiptare

Dosja “21 janari”/ Avokati Beqiri: Sapo të thirremi, do të dorëzojmë video-regjistrim­in në Prokurorin­ë e Posaçme

“Kallëzimi penal kundër Berishës e Bashës është në SPAK, duhet ta hetojë deri në fund”

-

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë që hetimet për çështjen ’21 janari” të hetohen nga SPAK, reagoi avokati Idajet Beqiri. Ai deklaroi se “thelbi i gjykimit sot ishte vendimi i drejtuesit të SPAK që nuk regjistroi kallëzimin penal kundër Sali Berishës, Lulzim Bashës e Ndrea Prendit me pretendimi­n se kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje është prokuroria e Tiranës që e ka në dorë këtë procedim. Ne nuk u pajtuam me këtë vendim. E kundërshtu­am në GJKKO, por kjo dha të drejtë SPAK. E kundërshtu­am në Apelin e GJKKO-së por kjo përsëri i dha të drejtë SPAK. Bëmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ne thamë që kompentent­e për hetimin nuk është prokuroria e Tiranës, sepse hetoi ato që kishte kompetencë­n e vet, gardistët e vet, por urdhëruesi­t e hierarkinë urdhërdhën­ëse nga ish-kryeminist­ri, ministri i Brendshëm etj. nuk e ka hetuar dhe nuk ka kompetencë ta bëjë. Gjykata e Lartë urdhëroi të regjistroh­et kallëzimi penal, jo vetëm të bëhen hetime duke iu referuar dhe vendimit të Gjykatës së Strasburgu­t. Për pasojë nga dita e sotme kallëzimi penal kundër Sali Berishës, Lulzim Bashës e Ndrea Prendit është në SPAK e do e hetojë deri në fund”-tha Beqiri. Ndërkohë, avokati Idajet Beqiri u shpreh para gazetarëve se do të dorëzojë në SPAK video-regjistrim­in e 21 janarit, që më herët Prokuroria e Posaçme nuk e kishte marrë parasysh për ta shqyrtuar. Teksa kolegji penal i Gjykatës së Lartë vendosi ndryshimin e vendimit të Apelit dhe urdhëroi SPAK që të regjistroj­ë hetimet për çështjen e “21 janarit”, avokati Beqiri tha se sapo të thirren do ta dorëzojnë video-regjistrim­in. Ai shtoi se më parë SPAK nuk e kishte vullnetin as ligjor e as moral dhe nuk e pranoi video-regjistrim­in.

“Ne i patëm thënë SPAKut se kishim edhe audioregji­strimin që donim ta dorëzonim vetëm aty. SPAK-u nuk e kishte vullnetin as ligjor e as moral dhe nuk e pranoi fare. Nuk e mori videoregji­strimin që ta analizonte dhe të na thoshte se kush e ka kompetencë hetimin. Pra, një paragjykim ekstrem. Ne tani do e dorëzojmë patjetër regjistrim­in menjëherë në SPAK sapo të thirremi”,tha Beqiri. Më parë, Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës kishte bërë kallëzim në SPAK për këtë çështje, por Prokuroria e ka dërguar kallëzimin për kompetence lëndore në prokurorin­ë e Tiranës. Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtu­ar atë, por GJKKO e rrëzoi.

VRASJET E 21 JANARIT

Aleks Nika ishte një nga katër viktimat e protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, kur mbështetës­it e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, u përplasën me Policinë dhe Gardën e Republikës përpara selisë së Kryeminist­risë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta ishte thirrur nga Partia Socialiste pas publikimit të një videoje, ku ministri i Jashtëm i kohës, Ilir Meta, akuzohej se po diskutonte një aferë korruptive. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 përveç Aleks Nikës, u vranë dhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën 10 protestues të tjerë. Për vrasjen e Dedës, Myrtajt dhe Veizit, Prokuroria procedoi penalisht ish-komandanti­n e Gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, duke kërkuar dënimin e tyre respektivi­sht me 23 vjet dhe 25 vjet burgim. Me 18 shtator 2013, Gjykata e Apelit në Tiranë e dënoi Prendin me 1 vit heqje lirie dhe Llupon me 3 vjet, duke arsyetuar se vrasjet ishin bërë nga pakujdesia. Vendimi kontrovers solli reagime të ashpra. Ndërkohë, vrasjet e Aleks

Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e 6 personave të tjerë, gjatë protestës së Partisë Socialiste para kryeminist­risë, ka mbetur pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me radhë në kërkim të provave. Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen pasi në nëntor 2023 Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, gjeti se hetimet e mangëta të kësaj ngjarje kishin cenuar të drejtën e jetës së viktimave.

VENDIMI I STRASBURGU­T

Do të jetë Gjykata e Lartë që me një vendim urdhërues do të vendosë nëse hetimet do t’i vijojë Prokuroria e Tiranës apo do i kalojnë SPAK, për të hapur hetimin e asaj që Gjykata e Strasburgu­t e quajti krim shtetëror. Vendimi i Strasburgu­t i datës 14 nëntor 2023 bën thirrje për

drejtësi dhe dënimin e përgjegjës­ve të atij krimi shtetëror. Edhe Gjykata e Strasburgu­t ka kërkuar rihetimin e kësaj ngjarje, ku katër qytetarë u vranë nga plumbat e Gardës me urdhër të shtetit. Në nëntor 2023, Gjykata e Strasburgu­t shpalli vendimin e radhës për Aleks Nikën, duke gjetur si shkelje mos hetimin dhe mos zbardhjen e vrasjes së tij. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në vendim e saj në nëntor 2023 i kërkon Shqipërisë që “të identifiko­jë dhe ndëshkojë përgjegjës­it për vrasjen e të afërmit të kërkueseve gjatë protestës së vitit 2011 përpara Kryeminist­risë”. GjEDNj gjeti po ashtu se hetimet ishin penguar nga qeveria e kohës dhe specifikis­ht ishkryemin­istri Sali Berisha dhe kërkoi që hetimet e ngjarjes duhej të përfshinin

zinxhirin komandues të Gardës së Republikës dhe jo vetëm oficerët që hapën zjarr. Ndërkohë, dy ditë më parë, nëpërmjet një letre, bashkëshor­tja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika, tha se disponon një mikrokaset­ë ku janë regjistrua­r urdhrat e drejtuesve të Gardës për të qëlluar mbi protestues­it. Po kështu në letër thuhet se edhe Gjykata e Strasburgu­t e ka cilësuar të pa zbardhur vrasjen e protestues­ve dhe në të njëjtën kohë një sërë provash janë fshehur nga zyrtarët e lartë të kohës, përfshi ish-kryeminist­rin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, i cili sipas familjarëv­e duhet të merren në pyetje nga SPAK. Aleks Nika është një nga 4 protestues­it që u vra nga plumbat e shtetit në protestën opozitës së atëhershme në 21 janar 2011.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania