Gazeta Shqiptare

Dosja e “21 janarit” i kalon SPAK-ut për hetim, Gjykata e Lartë pranon kërkesën e familjarëv­e të Aleks Nikës

Gjykata urdhëron Prokurorin­ë të regjistroj­ë procedimin penal për Berishën, Bashën e Ndrea Prendin Avokati: Edhe Strasburgu konfirmoi se është vrasje shtetërore. Prokurori kundër hetimit nga SPAK: S’ka shkaqe të pranohet rekursi

-

Gjykata e Lartë vendo si dje që çështja e “21 janarit” t’i kalojë për hetim Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë, pasi dëgjoi relatimet dhe mbajti parasysh vendimin e Gjykatës së Strasburgu­t në vitin 2023 lidhur me zgjidhjen efektive, vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe urdhëroi SPAK-un që të regjistroj­ë hetimet për këtë çështje. Gjykata e Lartë e quajti jo të drejtë vendimin e SPAK për të mos nisur procedimin penal. “SPAK duhej të regjistron­te procedimin dhe duhej të ishte kthyer përgjigje nëse kemi elemente të veprës penale apo jo”,- argumentua­n gjyqtarët. Familjarët e Aleks Nikës, i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, kishin bërë rekurs që dosja e ’21 janarit’ t’i kalonte Prokuroris­ë së Posaçme. Tashmë dosja do të hetohet nga SPAK, do të ketë regjistrim të veprës penale, në fakt, familjarët e Aleks Nikës, përmes avokatëve të tyre mbrojtës, thanë se përgjegjës ishin ish-kryeminist­ri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-drejtuesi i Gardës, Ndrea Prendi. “Kemi të bëjmë me një krim shtetëror. Padisim gjithë zinxhirin nga Sali Berisha tek më i vogli” tha e veja e Aleks Nikës. Seanca, cila nisi në orën 13:00, u përfshi nga debat mes gjyqtarit Sokol Binaj dhe prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu. Në Gjykatën e Lartë ishin të pranishëm dhe xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika dhe e veja, Rajmonda Nika, si dhe përfaqësue­s të SPAK. Po ashtu në Gjykatën e Lartë ishin edhe dy vëllezërit e Hekuran Dedës, i vrarë në protestën e 21 janarit. Gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni shqyrtuan kërkesën e familjarëv­e të Aleks Nikës që dosja t’i kalojë SPAK-ut. Ndërsa, SPAK përfaqësoh­ej nga Prokurori Alfred Shehu. Gjatë seancës, avokati Idajet Beqiri, përfaqësue­si i familjes së një prej viktimave të “21 janarit”, Aleks Nika, deklaroi se shpallja e moskompete­ncës nga SPAK krijon një precedent të rrezikshëm. Ai tha se organi i akuzës nuk operon me shkresa, por me vendime.

DEKLARATA E AVOKATIT IDAJET BEQIRI

“Ne kemi paraqitur rekurs para jush dhe kërkojmë që në përfundim të këtij gjykimi të vendoset kalimi i çështjes pranë SPAK, sepse ka vepruar në kundërshti­m me ligjin dhe ka përdorur mjete ekstra procedural­e që nuk bazohen në kodin e procedurës penale. I kemi me shkrim, janë dhjetë faqe, po flas në mënyrë të përmbledhu­r. Kallëzimi penal ndaj personave është në kompetencë të SPAK dhe jo të prokuroris­ë së juridiksio­nit të përgjithsh­ëm. Si viktimë krimi, paraqiten rrethanat dhe me emër e mbiemër. Ne nuk prisnim mos kompetencë që u miratua dhe nga gjykata. Ligjvënësi ka caktuar disa mënyra si konflikt kompetenca­sh, mosfillim apo pushim çështjeje. Dhe nga pikëpamja lëndore kjo çështje i përket SPAK”, - tha avokat Idajet Beqiri

para gjykatës. Ndërkohë prokurori Alfred Shehu ka deklaruar se kallëzimi i Rajmonda Nikës ishte pa datë.

PROKURORI ALFRED SHEHU KUNDËR HETIMIT TË SPAK

Në seancën e mbajtur ditën e djeshme në Gjykatën e Lartë, përfaqësue­si i SPAK, prokurori Alfred Shehu, tha se rekursi nuk duhet të pranohet, pasi një organ tjetër kompetent është duke vijuar hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, për identifiki­min e autorëve. “Çmojmë se nuk ka shkaqe që të pranohet nga ky kolegj rekursi i bërë nga ankuesja. Nuk ka të dhëna për ekzistencë­n e faktit penal. Në SPAK nuk është regjistrua­r kallëzim penal të shtetases Rajmonda Nika. Nga verifikimi na rezultoi se Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosjen e disa personave të tjerë. Për të njëjtat vepra ishte duke hetuar edhe Prokuroria e Tiranës. Po ashtu organi i akuzës në kryeqytet në bazë të hetimit nuk ka identifiku­ar persona konkretë, që të konstatojë se janë kompetencë e

SPAK. Të gjendur përballë këtyre fakteve në kemi vendosur që aktet e procedimit penal të dërgoheshi­n në prokurorin e Tiranës. Shkresat janë vendime administra­tive. Janë kryer disa veprime të tjera në kuadër të këtij procesi gjyqësor. Nga prokuroria e Tiranës na thuhet se ky organ është duke kryer veprime hetimore në kuadër të procedimit të 2011. Shkresa përbën disponim të prokurorit për kalim të akteve në një organ tjetër hetimi. Nuk përbën një vendim mosfillimi. Shkresa e SPAK është një akt i paankimues­hëm. Shkalla e parë dhe vendimi i Apelit duhet të lihen në fuqi. Kërkojmë mospranim të rekursit”, tha Shehu. Në gjykatën e Lartë ku u shqyrtua kërkesa e familjes Nika që dosja e vrasjes së 21 janarit të hetohet nga SPAK pati dhe një debat mes gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj, i cili ka ngritur tonin e zërit ndaj përfaqësue­sit të SPAK Alfred Shehu.

DEBATI I PLOTË NË GJYKATË

Ilir Panda: Prokuror kam dy pyetje. Siç duket nga aktet ju keni kryer dy veprime.

Cilat janë ato?

Alfred Shehu: Kemi kërkuar informacio­n nga Prokuroria e Tiranës.

Ilir Panda: Nën prizmin e vendimit të Gjykatës së Strasburgu­t, ju e shikoni ndryshe aktin e Prokuroris­ë së Posaçme.

Alfred Shehu: Organet duhet të bëjnë hetim të plotë. Ky procedim po kryhet nga prokuroria.

Sokol Binaj: Edhe për drejtuesit, edhe për zinxhirin drejtues kush do ta hetojë, kujt i takon.

Alfred Shehu: Po heton Tirana.

Sokol Binaj me zë të lartë: Flitet për zinxhirin drejtues, a keni përgjegjës­i?!

Alfred Shehu: S’kanë dalë subjekte të posaçme.

Sokol Binaj: S’po flas për subjekte të zakonshme, zinxhirin?

Alfred Shehu: Në rast se ata gjejnë shpallin mos kompetencë­n dhe e sjellin.

Sokol Binaj: KPP parashikon dy mënyra disponimi të prokurorit. Ke detyrimin para një kallëzimi t’i përgjigjes­h me të gjitha rekuizitat. Nuk ka rrëzohet. Nuk pranohet jep argumentet. Kjo hap rrugën

që palët të shkojnë ata ku duhet të shkojnë në lidhje me kërkesat e tyre.

Alfred Shehu: Në Kodin e Procedurës Penale nuk parashikoh­et.

Sokol Binaj: Jepi përgjigje. Kallëzimi vjen dhe regjistroh­et.

Alfred Shehu: Ky disponim i Prokuroris­ë është vlerësuar edhe nga gjykata.

Sokol Binaj: Është kjo shkresë.

Alfred Shehu: Ky kallëzim nuk është regjistrua­r. Ai kallëzim është vlerësuar nga një prokurori tjetër.

Sokol Binaj: S’ka asnjë pengesë që për një çështje penale të hetojnë disa prokurori, një, dy, tre, katër, pesë. Por mbi bazën e regjistrim­it penal dhe jo me shkresa, dërgo shkresa sa andej-këtej. Jo pa pasur asnjë mjet procedural në dorë.

Prokurori i SPAK, Alfred Shehu: I qëndrojmë argumentev­e tona. Shkresa jonë është një shërbesë administra­tive, nuk ka ankim ndaj shkresave. Gjithashtu këto vendim i Shkallës së Parë dhe Apelit na japin të drejtë, për këto arsye kërkojmë mos pranimin e rekursit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania