Gazeta Shqiptare

E veja dhe xhaxhai i Aleks Nikës flasin pas vendimit të Gjykatës së Lartë për “21 janarin”: E prisnim, e drejta fiton

-

Kërkesa e familjes Nika përfundoi në Gjykatën e Lartë, pasi GJKKO dhe Apeli i GJKKO e rrëzuan. Familjarët e protestues­it të vrarë kërkuan që Gjykata e Lartë të prishë dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë Prokurorin e Posaçme të regjistroj­ë procedimin penal. Sipas argumentit të tyre, të akuzuarit për të krim janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ish-Kryeminist­ër dhe ish-ministër i Brendshëm, të cilët janë subjekte që duhet të hetohen nga SPAK bashkë me Andrea Prendin, ish-komandant i Gardës së Republikës.

TIRANË - Gjykata e Lartë urdhëroi dje që SPAK të regjistroj­ë procedim penal për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendit për 21 janarin. Pas vendimit, familjarët e Aleks Nikës folën për mediat. E veja e Aleks Nikës, protestues­it të vrarë më 21 janar 2011, Rajmonda Nika tha se e drejta më në fund fitoi. Ajo nënvizoi se kanë kallëzuar gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga Sali Berisha dhe deri te më i vogli, ndërsa u shpreh besimplotë për punën e institucio­neve të reja të drejtësisë. “Realisht e prisnim e drejta fiton gjithmonë. Mundi dhe gjithçka kemi përjetuar u shpërblye më në fund. Kemi kallëzuar gjithë Zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe deri të më i vogli. Besoj dhe dua ta besoj se SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit. Audion me urdhrin për të qëlluar do e dorëzoj në SPAK. Besoj do të vazhdojë”, - tha Rajmonda Nika. Ndërsa xhaxhai i Alkes Nikës, Mark Nika tha se ka një vendim të Strasburgu­t që thotë se është krim shtetëror. “Kemi bërë përpjekjet që të gjykohet. Vendimet e saj janë përfundimt­are, në mënyrë profesiona­le vendosën që çështja të hetohet nga SPAK. Për shkak se ka një vendim të Strasburgu­t”,-u shpreh xhaxhai i Alkes Nikës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania