Gazeta Shqiptare

Kërkuan revokim të masës “Arrest shtëpie”/ GJKKO rrëzon kërkesën për Berishën dhe Malltezin, avokati Gjokutaj: Këta janë një komisariat politik

-

- Gjykata e e Shkallës së Parë kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar rrëzoi dje kërkesën e ish-kryeminist­rit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masës së sigurisë. Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka. Avokatët mbrojtës kërkuan sërish përjashtim­in e gjyqtares Gjoka, pasi sipas tyre ka bërë shkelje të rëndë duke u dhënë mediave vendimin për Berishën për të mos marrë pjesë në Kuvend, para se me të të njihej mbrojtja. “Këta janë një komisariat politik. Nuk e di se si kjo gjykatë, që ka dhënë masën e arrestit për Berishën dhe Malltezin, nuk u bëri një pyetje prokurorëv­e. Të mos kesh një kuriozitet të bësh një pyetje, ku qëndron korrupsion­i, kush i tha kujt, kush i premtoi kujt. Se kur do të përfundojë as prokurorët nuk e dinë vetë, se do të presin çfarë t’u thotë Rama. Prokurorët nuk u japin drejtim akteve të tyre. Kjo nuk është më gjykatë. Por, përgjegjës­ia është e gjykatës, që merr përgjegjës­inë e një arresti. Si duket kjo gjykatëse e ka vendosur këtë punë, e di vetë ajo se si”, tha avokati Genc Gjokutaj për mediat. I sh-kryeminist­ri

Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Ai akuzohet se ka shfrytëzua­r pushtetin e tij si kryeminist­ër, për t’i dhënë një sipërfaqe të konsiderue­shme toke dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, i cili e ktheu atë në një kompleks banimi me 17 kulla, duke marrë më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall. Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie. Ai dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpuni­m me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzua­r pushtetin e tij si kryeminist­ër, duke përfituar nga privatizim­i i ish-klubit “Partizani”, për të ndërtuar më pas komplekse banimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania