Gazeta Shqiptare

Vrasja e 19-vjeçarit në Fier/ Si nisi konflikti në rrjetet sociale, Grei Bihuci hyri për të shuar sherrin

Autori: Nuk doja ta vrisja, por thjesht u bë një rrëmujë, dhe nuk mora vesh çfarë bëra Shoku i viktimës u konfliktua me dy kushërinjt­ë Florjan dhe Klajdi Muka. Policia arreston dhe bashkëpunë­torin

-

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Fierit, ku mbeti i vrarë me thikë 19vjeçari, Grei Bihuci policia ka arrestuar edhe autorin e dytë të krimit. Në pranga ka rënë një 17-vjeçar, Klajdi Muka si bashkëpunë­tor, ndërsa të hënën u arrestua kushëriri i tij 18-vjeçar Florjan Muka, i cili dyshohet se është autori i krimit. Pas hetimeve të kryera nga policia, dyshohet se dy adoleshent­ët në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë Grei Bihucin si dhe kanë plagosur 20vjeçarin Olsi Serjani, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Në vijim të informacio­nit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedural­e të kryera nga specialist­ët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokuroris­ë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F.M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K.M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G.B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O.S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes”,-thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, gjatë dëshmisë së dhënë në polici, Florjan Muka ka deklaruar: “Nuk doja ta vrisja, por thjesht u bë një rrëmujë, dhe nuk mora vesh çfarë bëra”.

SI NDODHI NGJARJA

Një konflikt i nisur në rrjetet sociale mes dy adoleshent­ëve degradoi në përdorimin e thikës. Grei Bihuci, 19 vjeç humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë në qendër të Fierit nga 18vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. 19vjeçari, Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesiona­le “Petro Sota” dhe studionte për informatik­ë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pastiçeri në bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi. Gjatë ditës së hënë ai ka qenë në shkollë dhe ka bërë vetëm dy orë, duke lënë orët e tjera të mësimit. Vetëm një orë më pas u shënua krimi tronditës që kthen edhe njëherë në vëmendje dhunën mes adoleshent­ëve. Autori i dyshuar Florjan Muka ka qëlluar me thikë 19-vjeçarin

Grei Bihucin, i cili kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin e shokut të tij, Olsi Serjani me dy kushërinjt­ë Muka nga fshati Kallm. 18-vjeçari Florjan Muka i cili kreu vrasjen bashkë me djalin e xhaxhait të tij, Klajdi Muka janë prangosur nga policia. Ndërsa 20vjeçari Serjani që mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Burime pranë grupit hetimor thanë se zanafilla e konfliktit është një foto në rrjetin social “Snapchat”. Debatin e kanë nisur kushërinjt­ë Muka me Olsi Serjanin dhe një tjetër të mitur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Prej disa ditësh ata shaheshin në rrjetet sociale dhe u dërgonin foto me thika njëri-tjetrit, duke demonstrua­r forcën. Të hënën, kushërinjt­ë Muka e kishin lënë për t’u sqaruar ballë për ballë me Olsi Serjanin. Ky i fundit ka thirrur në ndihmë mikun e tij, Grei Bihuci. Sqarimi nuk ka shkuar ashtu siç duhet pasi të rinjtë janë përleshur fizikisht pranë urës së Gjanicës në bulevardin “Jakov Xoxa”. 18-vjeçari ka nxjerr thikën dhe i ka qëlluar të dy, duke lënë të vdekur Grei Bihucin dhe të plagosur Olsi Serjanin. 18-vjeçari Florjan Muka dhe djali i xhaxhait të tij, Klajdi Muka 17-vjeç janë pas hekurave me dy akuza “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpuni­m”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r thika dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

CEREMONIA E LAMTUMIRËS

Mes dhimbjes, 19-vjeçari Grei Bihuci u përcoll dje në banesën e fundit nga familjarët dhe miqtë që e përshkruaj­në si djalë të qetë dhe jo konfliktua­l. Kolegë dhe shokë të Grei Bihucit, kanë bërë homazhe në vendin e ngjarjes. Ata vendosën trëndafila të kuq dhe qirinj bashkë me një foto të të riut. Të trishtuar dhe me lot në sy kujtuan shokun e tyre dhe shprehën konsiderat­at më të mira duke thënë se ndihen tepër të pikëlluar për humbjen e jetës. Ata ndezën qirinj dhe i shprehën ngushëllim­e familjes teksa bënë thirrje që ngjarje të mos përsëriten kurrë më dhe të rinjtë duhet të vlerësojnë jetën. “U ndodh në vendin e gabuar, tha menaxheri i lokalit, ku i riu punonte pas shkollës. “Ka qenë në momentin e gabuar. Personin tjetër nuk e njihja. Grei ka qenë thjesht në vendin e gabuar”,- u shpreh një koleg. “Djalë i dashur me të gjithë ne. Nuk ishte vetëm shok dhe koleg, por ishte vëllai ynë. Më vjen shumë keq për nënën dhe motrat e tij. Grei ke për të mbetur gjithmonë në zemrat tona”, tha një një prej kolegëve të tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania