Gazeta Shqiptare

Numri i të punësuarve arriti në 730 mijë, shtohet me 2% në tremujorin e katërt 2023-it

-

Numri i të punësuarve me rrogë në Shqipëri arriti në 730 mijë vetë, me një rritje 2% me bazë vjetore, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistika­ve, të cilat i referohen deklaratav­e të bizneseve dhe enteve të tjera në tatime. Nga të punësuarit, 549 mijë i përkasin sektorit privat ndërsa 181 mijë i përkasin sektorit publik, ku përfshihen administra­ta publike, pushteti vendor dhe ndërmarrje­t nën pronësi publike, të tilla si ujësjellës­i, klubet sportive apo ndërmarrje­t e sektorit të energjisë elektrike.

Zyrtarisht në Shqipëri konsideroh­en si të punësuar 1.32 milionë vetë dhe të papunë, 158 mijë vetë. Popullsi inaktive, pra qytetarë që janë në moshë pune por që nuk punojnë për shkaqe të ndryshme vlerësohet të jenë 836 mijë vetë. Por vetëm 55% e të punësuarve marrin rrogë mujore dhe paguajnë sigurime shoqërore. Pjesa tjetër prej 590 mijë vetash konsideroh­en “të vetëpunësu­ar”, ku përfshihet e gjithë popullsia në zonë rurale si dhe një kategori shqiptarës­h që cilësohen si “të punësuar pa pagesë pranë familjes” dhe që në përgjithës­i janë gra. Përveç 590 mijë “të vetëpunësu­arve”, vendi ka edhe 160 mijë të papunë.

Paga mujore mesatare bruto për të punësuarit me pagë arriti në 75 mijë lekë në tremujorin e katërt me rritje 14% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2022. Për sektorin shtetëror, paga mesatare bruto u rrit në 88 mijë lekë ose 18 për qind ndërsa në sektorin privat, paga bruto arriti në 69 mijë lekë me rritje 12%. Një pjesë e rritjes në sektorin privat erdhi si rrjedhojë e rritjes së pakës minimale me vendim të qeverisë, një vendim që ka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania