Gazeta Shqiptare

KRYEBASHKI­AKUT

-

krejt tjetër, ku e rëndësishm­e është ndarja e mbetjeve në burim. Nëse ne jemi të suksesshëm në ndarjen e mbetjeve dhe në riciklimin e tyre, në këtë mënyrë mund të ulim edhe kostot. Ne sot na është dorëzuar në bashki edhe një nga mjetet e para për riciklimin e mbetjeve”,-ka thënë Ervin Demo.

Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Niklas Strõm, ka folur rreth rëndësisë dhe benefitet e implementi­mit të këtij projekti.

“Jam i lumtur që jam sot në Berat, në lançimin e një projekti kaq të rëndësishë­m për këtë qytet. Ne kemi financuar mjaft projekte të rëndësishm­e në të gjithë Shqipërinë, por ky projekt ka rëndësinë e tij për qytetin e Beratit, që po zhvillohet nga viti në vit drejt turizmit. Riciklimi i mbetjeve dhe ndarja e tyre do të sjellë një zhvillim më

“Ne nuk mund t’i kishim arritur këto risi pa ndihmën e partnerëve tanë. Një qytet muzeal si Berati nuk mund të perceptohe­t drejt zhvillimit pa pasur disa shërbime bazike, ku menaxhimi i mbetjeve është një prej tyre. Berati është kthyer tashmë në një model, që dita ditës përmirësoh­et. Kemi ndërtuar vend depozitimi të mbetjeve, sipas standardev­e europiane dhe ne sot garantojmë një nivel krejt tjetër, ku e rëndësishm­e është ndarja e mbetjeve në burim. Nëse ne jemi të suksesshëm në ndarjen e mbetjeve dhe në riciklimim e tyre, në këtë mënyrë mund të ulim edhe kostot”,-tha ndër të tjera kryebashki­aku. të mëtejshëm në këtë qytet, jo vetëm në lidhje me zhvillimin e tij por edhe me pastërtinë”, ka thënë Strõm.

Më pas zv/ministrja e Mjedisit, Almira Xhembula, u ndal në politikat kombëtare dhe përqasjen strategjik­e për menaxhimin e mbetjeve. “Kam kënaqësinë të jem sot këtu për projektin e ndarjes së mbetjeve shtëpiake. Më vjen mirë që të gjitha proceset e nisura kalojnë në një tjetër nivel, që krijon një metodologj­i ndryshe në nivel kombëtar. Falënderoj Ambasadën Suedeze për financimin e këtij projekti kaq ambicioz. Menaxhimi i integruar i mbetjeve është një projekt sfidues. Ne jemi në një nivel ku turizmit e kemi të lartë dhe elitar, ku ky projekt është një vlerë e shtuar. Duke rritur mundësitë për riciklim, duke rritur modelet e ndarjes në burim, ka mundësi përfitimi ekonomik, ku shërbimet përmirësoh­en”,-ka thënë Xhembula.

Pasi përfaqësue­sit e KFË dhe SECO prezantuan për pjesëmarrë­sit projektin për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Berat, përpara bashkisë së qytetit u prezantua ekspozita përmbyllës­e me pajisjet dhe kontenierë­t e reja të riciklimit, të dhuruara nga qeveria suedeze.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania