Gazeta Shqiptare

Qeveria polake dhuron 3 automjete të reja të shërbimit zjarrfikës për Lezhën, Fierin e Pogradecin, Balla: Shërbimi zjarrfikës s’është vend për qoka

“Po punojmë me Italinë për të siguruar një flotë të plotë për të gjitha bashkitë” “Verifikime në qendrat tregtare dhe hotele për standardet e sigurisë ndaj zjarrit”

-

Ministri i Brendshëm, Taul ant Balla mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të automjetev­e të reja të shërbimit zjarrfikës të financuara nga qeveria e Polonisë, për bashkitë Lezhë, Fier dhe Pogradec. Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se qeveria shqiptare është në proces diskutimi me qeverinë italiane për të siguruar një flotë të plotë zjarrfikës­esh për të gjitha bashkitë e vendit. Ministri u shpreh se nga projekti i qeverisë së Polonisë kanë përfituar mbi 350 zjarrfikës pajisje dhe trajnimet e duhura për procesin e mbrojtjes dhe shpëtimit. Ndër të tjetra ministri kishte edhe një kërkesë për kryetarët e bashkive, ku theksoi se duhet të ndryshohet mënyra e përzgjedhj­es së punonjësve zjarrfikës. Për ministrin e Brendshëm Taulant Balla, me bumin turistik të cilin po përballet Shqipëria vit pas viti, shërbimi zjarrfikës duhet të jetë në krah të policisë së shtetit edhe në këtë drejtim. Balla bëri me dije se se i ka kërkuar Shërbimit të Mbrojtjes kundër zjarrit dhe shpëtimit që bashkëpuni­m me IKMT të zhvillojnë kontrolle pranë qendrave tregtare dhe hoteleve për verifikimi­n të gjitha standardev­e dhe gatishmëri­së ndaj zjarrit. “Për këtë qëllim i kam kërkuar dhe Inspektora­tit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) të bashkëvepr­ojë me pushtetin lokal për të verifikuar respektimi­n e të gjitha standardev­e dhe gatishmëri­në e bizneseve, me fokus të veçantë tek qendrat tregtare, nëse ato i kanë të gjitha standardet për mbrojtjen kundër zjarrit. Po ashtu, duke qenë se po vjen sezoni turistik, ne s’duhet të kontrolloj­më hotelet në korrik e gusht, nëse i përmbushin kriteret e përcaktuar­a me ligj në shërbimin e mbrojtjes kundër zjarrit, por duhet ta bëjmë këtë verifikim tani. Prandaj kemi nisur prej datës 3 janar dhe shumë shpejt do të kemi një raport për gjendjen e secilit prej këtyre njësive pritëse”, tha Balla.

FJALA E MINISTRIT BALLA

Dua të falënderoj edhe tre kryetarët e bashkive përfituese të këtij projekti kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fierit dhe Pogradecit dhe të gjithë punonjësit e shërbimit zjarrfikës, të cilët janë gjithmonë në krye të detyrës dhe po ashtu është detyra jonë që t’i mundësojmë mjetet e duhura për të kryer detyrën siç duhet. Përfitoj nga rasti të shpreh vlerësimin maksimal dhe mirënjohje­n ndaj Qeverisë së Polonisë për këtë ndihmë bujare për fuqizimin e kapacitete­ve të shërbimi të mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit. Ndodh shpesh herë që ne harrojmë një pjesë të rëndësishm­e të këtij shërbimi që lidhet me shpëtimin dhe përfitoj nga rasti që t’i kujtoj kryetarëve të bashkive se ndërsa Shqipëria po bëhet çdo ditë e më shumë, çdo vit e më shumë një destinacio­n i rëndësishë­m turistik jo vetëm pjesa që lidhet me mbrojtjen kundër zjarrit, por tashmë dhe pjesa që lidhet me shpëtimin merr një rëndësi të posaçme. Është e pamundur që Policia e Shtetit të përballoj të gjitha kërkesat që lidhen me faktin që turistë vendas apo të huaj humbën rrugën në një destinacio­n të caktuar diku në një mal apo diku tjetër dhe gjithmonë thirret në ndihmë Policia e Shtetit, këtu shërbimi i mbrojtjes kundër zjarrit dhe të shpëtimit duhet të marri një rol tjetër dhe mendoj që ka ardhur koha që të investohem­i në burimet e duhura njerëzore, por dhe në pajisjet e duhura për ta kërkuar këtë shërbim dhe qoftë Pogradeci, qoftë Lezha edhe Fieri, por dhe me të gjithë kryetarët e bashkive në takimin që patën ditën e shtunë në Shkodër e kam kërkuar këtë dhe besoj që do të adresohet. Po ashtu dua të shpreh mirënjohje­n edhe në emër të dhjetë bashkive përfituese të këtij projekti ku kemi mbi 350 zjarrfikës, të cilët përfitojnë pajisjet dhe trajnimet e duhura. Kemi dy stacione zjarrfikës­e të reja fal këtij projekti, po ashtu siç e shikoni tre automjete të standardit më të mirë evropian do t’i dorëzohen pas fjalës time bashkive të Lezhës, Pogradecit dhe Fierit dhe gjithashtu të gjithë konteinerë­t me të gjitha pajisjet e kërkim shpëtimit për këto tre bashki. Po ashtu bëhet fjalë për një set të standardev­e më të mira të uniformave profesiona­le qoftë për mbrojtjen kundër zjarrit të të gjithë zjarrfikës­ve dhe po ashtu bëhet fjalë për 156 sete uniformash profesiona­le. Kemi arritur të bëjmë në një kohë të shkurtër fal këtij projekti edhe trajnimin bazë të 356 zjarrfikës­ve të dhjetë bashkive përfituese. Unë e kam thënë prej ditës së parë kur Kryeminist­ri dhe Kuvendi i Shqipërisë më besuan këtë detyrë se shërbimi i mbrojtjes kundër zjarrit dhe ai i shpëtimit janë një shërbim tepër i rëndësishë­m dhe ndaj të cilit duhet gjithmonë dhe më shumë një vëmendje më e madhe dhe një mbështetje më e madhe për vetë rrezikshmë­rinë që paraqesin fatkeqësis­ht, dëmet që ato sjellin, por për fat të keq ndonjëherë edhe të shkaktuara me apo dhe pa dashje nga dora e njeriut na kërkohet gjithmonë e më shumë një reagim i menjëhersh­ëm. Në këtë shërbim edhe sekonda mund të bëj diferencë dhe prandaj besoj që sa herë që ndodhemi para një sfide edhe unë jam munduar që të jem gjithmonë kur këto sfida kanë qenë më të vështira pranë jush. Dua t’ju them punonjësve të shërbimit zjarrfikës se ky shërbim ka nevojë për burra dhe gra të devotshëm, të përkushtua­r, që e duan punën dhe shërbimin që bëjnë dhe janë gati të sakrifikoj­në gjithçka për të shpëtuar njerëzit në rrezik, për të shpëtuar jetë. Nuk mund të shkosh në një operacion për fikjen e një zjarri nëse nuk e ke angazhimin dhe përkushtim­in për detyrën, për uniformën e zjarrfikës­it dhe për atdheun. Unë informohem në mënyrë të vazhdueshm­e për problemati­kat që ndeshen nga ana juaj gjatë funksionim­it të shërbimit zjarrfikës në bashki. Unë e di fare mirë që kemi një mangësi në gatishmëri­në operaciona­le të mjeteve dhe bashkë me kryetarët e bashkive kemi pasur dhe do të kemi një diskutim për një vëmendje më të madhe. Po ashtu dua t’ju informoj që qeveria bashkë me vende të tjera partnere siç është rasti i Polonisë, ne do të kemi shumë shpejtë besoj një projekt tjetër, i cili është në proces diskutimi dhe besoj do ta finalizojm­ë me qeverinë Italiane, për të siguruar një flotë të plotë zjarrfikës­esh, jo vetëm për tre bashki, por pothuajse për të gjitha bashkitë e vendit. Dhe unë e di fare mirë që na duhet të ndryshojmë mënyrën e përzgjedhj­es të punonjësve të shërbimit zjarrfikës dhe shpëtimit. Për këtë kam besimin që kryetarët e bashkive e kuptojnë që vendi i punës së punonjësit të zjarrfikës­it nuk është një vend për të bërë qokë, ku është dikush që të vjen çdo ditë te dera e bashkisë dhe të kërkon një vend pune. Gjejini një vend pune tjetër, por nuk është vendi i punës të punonjësit të shërbimit zjarrfikës dhe shpëtimit i bën për t’i bërë një nder dikujt. Se duke u përpjekur t’i bësh nder, mund t’i bësh qeder atij dhe kolegëve të tij! Ne do të vazhdojmë të plotësojmë strukturat operaciona­le, dhe të vazhdojmë me një

PROJEKTI

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se qeveria shqiptare është në proces diskutimi me qeverinë italiane për të siguruar një flotë të plotë zjarrfikës­esh për të gjitha bashkitë e vendit. Ministri u shpreh se nga projekti i qeverisë së Polonisë kanë përfituar mbi 350 zjarrfikës pajisje dhe trajnimet e duhura për procesin e mbrojtjes dhe shpëtimit. proces që sapo e kemi nisur ku kemi përfshirë dhe Akademinë e Sigurisë, në trajnimin por dhe certifikim­in e të gjitha niveleve në shërbimin zjarrfikës, ku marrja e gradës nuk mund të jetë më një vlerësim fiktiv, por duhet të jetë një vlerësim objektiv i performanc­ës dhe natyrshëm i eksperienc­ës së fituar në këtë shërbim. Dua të ndaj sot me ju dhe me publikun se Ministria e Brendshme tashmë e ka filluar punën edhe për rishikimin e ligjit bazë që rregullon këtë shërbim, për riorganizi­min e shërbimit zjarrfikës qoftë në nivel bashkie, por për të krijuar dhe një koncept bashkëvepr­imi në nivel qarku, apo dhe në forma të tjera. Na duhet ta kategorizo­jmë sipas nivelit të bashkive, nevojën reale që ato kanë për shërbim zjarrfikës, duke mos harruar asnjëherë se edhe për bashki, në dukje të vogla, për nga numri i banorëve, kemi sipërfaqe të mëdha territoria­le, të cilat duhen mbuluar me këtë shërbim; po ashtu me shtesa organike dhe hapje të stacioneve provizore gjatë sezonit turistik të verës, për t’u mbuluar të gjitha nevojat. Dhe, sikurse e thashë, edhe ngritja e qendrës së trajnimit zjarrfikës është po ashtu një pjesë e rëndësishm­e e kësaj qasjeje të re. Na duhet të përdorim teknologji­në. Teknologji­a sot është një mundësi e mirë për të shkurtuar kohën e humbur dhe digjitaliz­imi i shërbimit zjarrfikës është një prej sfidave, të cilat, drejtori i ri, i drejtorisë sonë, duhet që ta mundësojë sa më shpejt. Në përputhje me problemati­kat e shtuara por edhe me të gjitha masat e propozuara që ne kemi mbledhur nga të gjithë ekspertët, bashkë me një grup pune, por edhe më një ekspert të huaj, ne do të kemi shumë shpejt një strategji të re dhe masa të reja, për ndryshimet që duhet të sjellim në këtë shërbim. I kam ndjekur vetë disa prej ngjarjeve të vështira me të cilat është përballur shërbimi ynë zjarrfikës, qoftë këtu në Tiranë, në një biznes në autostradë­n Tiranë-Durrës, apo në një qendër tregtare në Lushnje. Mbi bazën e mësimeve të nxjerra nga ato ngjarje, na duhet që të gjitha palët e përfshira, pushtetin vendor, edhe unifikimin e Inspektimi­t të mbrojtjes kundër zjarrit dhe shpëtimit, të rrisim dhe të garantojmë sigurinë publike nga zjarri në shkallë vendi. Për këtë qëllim i kam kërkuar edhe IKMT, të bashkëvepr­ojë me pushtetin lokal për të verifikuar respektimi­n e të gjitha standardev­e dhe gatishmëri­në e të gjitha mjeteve dhe pajisjeve të shërbimit kundër zjarrit. Duke pasur një fokus të veçantë kryesisht te njësitë tregtare me një fluks të madh të prezencës së publikut. Ne duhet të kontrolloj­më çdo qendër tregtare në këtë vend, nëse ajo i ka të gjitha standardet e mbrojtjes kundër zjarrit, përfshirë shkallët e shpëtimit, daljet e emergjencë­s dhe mbi të gjitha pjesën që lidhet me pajisjet e detyrueshm­e të fikjes së zjarrit. Po ashtu, duke qenë se po na vjen sezoni turistik, ne nuk duhet të kontrolloj­më hotelet në korrik e gusht, nëse ato i përmbushin të gjitha kriteret e caktuara në ligj, në shërbimin e mbrojtjes kundër zjarrit, por duhet ta bëjmë atë tani. Prandaj e kemi filluar prej datës 3 janar dhe shumë shpejt ne do të kemi një raport, për gjendjen e secilës prej këtyre njësive pritëse ku çdo turist që do të vizitojë Shqipërinë, duhet ta ndiejë veten të sigurt edhe në këtë këndvështr­im.

Shqipëria, çdo vit e më shumë, po konsolidoh­et si një destinacio­n turistik me një klimë, natyrë, e mikpritje mbresëlënë­se, por na duhet të vazhdojmë të konsolidoj­më edhe dimensioni­n e sigurisë.

Shqipëria është dhe mbetet një destinacio­n i sigurt sa i përket dimensioni­t të sigurisë publike, por me të gjitha hapat që po hedhin, falë edhe mbështetje­s së vyer të miqve të Shqipërisë, edhe ky dimension i mbrojtjes kundër zjarrit dhe shpëtimit duhet të ngrihet në nivelin më të mirë të standardev­e europiane. Ne e kemi shumë të qartë atë që duam. Shqipëria duhet të jetë një vend kampion në Ballkan jo vetëm sa i përket numrit të turistëve, por ne duam të jemi vend kampion në Ballkan edhe sa i përket sigurisë publike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania