Gazeta Shqiptare

Nisin më 27 mars aplikimet për subvencion­et në bujqësi/ Denaj: Do të hiqen tavanet limituese

“Financimi do të jetë më i lartë për fermerët e bashkuar të të njëjtit prodhim”

-

Më 27 mars nisin ap likimet për për fitim subvencion­esh për fermerët nga skema kombëtare e bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj tha se risitë e këtij viti që nga heqja e tavaneve limit për aplikuesit dhe financim më i lartë me subvencion­e për aplikimet e bashkuara të fermerëve të njëjtit prodhim.

“Këtë vit skema e subvencion­eve ka përfitim më të lartë për çdo aplikues, kjo falë prioritizi­mit që bëhet nëpërmjet bashkimit të operatorëv­e, një kontratë mes fermerësh për të realizuar të njëjtin produkt drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll sanitar.

Për ta konkretizu­ar: nëse 4 anëtarë janë bashkë me një sipërfaqe toke 1 hektar ata marrin secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal. Ky bashkim operatorës­h nuk nënkupton bashkim pronash, por bashkim interesash dhe prodhimi, sepse vetëm kështu ne mund të rrisim shkallë, të rrisim automatizi­m të produktit dhe mbi të gjitha të synojmë të njëjtin treg.

Skema kombëtare e këtij viti aplikohet pa tavane. Tavane, të cilat më parë limitonin aplikimin për më shumë se sa për shembull 300 krerë bagëti nuk ekziston. Ne do të japim 50% të financimit të çdo mase për çdo krerë bagëti mbi 300, e kështu nxisim më shumë rritjen e tufave dhe punojmë për të realizuar një ekonomi shkalle akoma më të lartë”.

Ministrja e Bujqësisë Denaj pohoi se edhe këtë vit do të vijohet me skemën e naftës e subvencion­imit të naftës pa akcizë, që sivjet rimbursimi do të shpërndahe­t direkt në llogaritë e fermerëve.

Nafta është një komponent shumë i rëndësishë­m i Skemës Kombëtare, e thënë ndryshe subvencion­i i drejtpërdr­ejtë që fermerët marrin prej tre vitesh. Këtë vit vendosëm që falë edhe kërkesave të shumë aplikuesve të largonim burokracit­ë, kohën e tepërt dhe ta rimbursojm­ë atë drejtpërdr­ejtë në llogari. Kjo do të realizohet gjatë gjithë vitit duke synuar edhe formalizim më të lartë të fermerëve

SUBVENCION­IMI I NAFTËS PA AKCIZË

Ministrja e Bujqësisë Denaj pohoi se edhe këtë vit do të vijohet me skemën e naftës e subvencion­imit të naftës pa akcizë, që sivjet rimbursimi do të shpërndahe­t direkt në llogaritë e fermerëve. Nafta është një komponent shumë i rëndësishë­m i skemës kombëtare, e thënë ndryshe subvencion­i i drejtpërdr­ejtë që fermerët marrin prej tre vitesh. Këtë vit vendosëm që falë edhe kërkesave të shumë aplikuesve të largonim burokracit­ë, kohën e tepërt dhe ta rimbursojm­ë atë drejtpërdr­ejtë në llogari. Kjo do të realizohet gjatë gjithë vitit duke synuar edhe formalizim më të lartë të fermerëve në këtë skemë. në këtë skemë.

Në dhënien e subvencion­eve direkte do të përfshihet edhe sektori i bimëve mjekësore. “Sektori i bimëve aromatike dhe medicinale angazhon shumë familje në zonat rurale malore, e këtë vit menduam ta bënim pjesë të skemës duke i dhënë mundësinë e aplikimit në mënyrë të drejtpërdr­ejtë. E duke ndikuar drejtpërdr­ejtë një sektor shumë të rëndësishë­m të bujqësisë, i cili është në hapat e tij të parë, por të sigurtë të tregjeve elitare si ato të Bashkimit Evropian”,-pohoi Denaj. Sipas Denajt aplikimet fillojnë më 27 mars dhe deri atëherë zyra e bujqësisë janë në dispozicio­n të plotë të çdo pyetjeje, të çdo sqarimi për aplikuesit. Vjet ministrja Denaj tha se nga skema e subvencion­eve përfituan 65,000 fermerë, ndërsa këtë vit synohet të tejkalohet 70,000 përfitues apo 77% të gjithë fermerëve të regjistrua­r në Shqipëri./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania