Gazeta Shqiptare

Shpërndarj­a mujore e buxhetit 2024, dhjetori, marsi dhe tetori kanë pritshmëri­të më të larta në të ardhura

-

Treguesit fiskal të bux hetit fillestar 2024 të detajuara në baza mujore tregojnë se dhjetori, nëntori dhe marsi kanë pritshmëri më të larta për arkëtimin e të ardhurave gjatë këtij viti. Mesatarja arkëtimeve te të ardhurave buxhetore është mesatarish­t 56 miliardë lekë në muaj, ndërsa në muajin dhjetor planifikoh­en të arkëtohen rreth 65 miliardë lekë, ose 630 milionë euro. Gjithashtu, pritshmëri­të për muajt mars dhe tetor janë më të larta se mesatarja vjetore, përkatësis­ht me 58.4 dhe 59,9 miliardë lekë. Në anën tjetër janari, shkurti dhe maji kanë plan të ardhurash më të ulët se mesatarja vjetore. Në shkurt planifikoh­en të arkëtohen 45,5 miliardë lekë dhe maj 53,9 miliardë lekë. Kalendari vjetor i arkëtimeve buxhetore po ndjek ciklin e ekonomisë. Të ardhurat më të larta përkojnë me fluksin e aktiviteti­t ekonomik, kryesisht në gjysmën e dytë të vitit. Pas qershorit deri në dhjetor ekonomia dhe qarkullimi nxiten nga turizmi, sezoni i prodhimeve bujqësore, ndryshe nga muajt e parë të vitit. Zgjatja e sezonit turistik vitin e kaluar deri në vjeshtën e vonë pritet të vijojë më të njëjtat ritme edhe këtë vit, duke shtyrë qeverinë që të kenë pritshmëri të larta në arkëtime deri në fund të vitit për të kulmuar në dhjetor. Ashtu si në të gjithë botën edhe në vendin tonë, festat e fundvitit nxisin konsum jo të zakontë që përkthehet edhe në të ardhura më të larta në buxhet. Në këtë muaj plani i të ardhurave është 15 % më i lartë se mesatarja vjetore. Teksa qeveria e ka shpërndarë në mënyrë të harmonizua­r vjeljen e të ardhurave sipas muajve, nuk vepron në të njëjtën mënyrë edhe më shpenzimet publike. Shpenzimet buxhetore janë mesatarish­t afërsisht 61 miliardë lekë në muaj këtë vit, por në dhjetor ato janë planifikua­r 106,3 miliardë lekë. Kjo shumë përfaqëson 14,4 % të shpenzimev­e totale buxhetore. Por duke qenë se në krahun e shpenzimev­e plani buxhetor nuk respektohe­t, në muajin dhjetor akumulohet një shumë edhe më e madhe për tu shpenzuar. Investimet buxhetore janë zëri më produktiv në buxhet, pasi nëpërmjet tyre qeveria rrit vlerën e shtuar në ekonomi duke përmirësua­r infrastruk­turën në rrugë, ujësjellës, linjat e energjisë etj, por përqendrim­i i tyre në dy muajt e fundit ngre shqetësime­t për eficiencën e përdorimit të fondeve. Vitin e kaluar Drejtoria e Auditimit në Ministrinë e Financave kërkoi që institucio­net duhet të fokusohen në marrjen e masave për realizimin e këtij treguesi pasi mungesa e injektimit të likuiditet­it në ekonomi ndikon ndjeshëm në sigurimin e mirëqenies në vend, në mos-stimulimin e rritjes ekonomike, në hapjen e vendeve të reja të punës apo të ardhurat nga tatimet e taksat./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania