Gazeta Shqiptare

Miliona euro investime në fabrika po shuhen/ Prodhimi vendas tkurret, importet e birrës u rritën më tej më 2023-in

-

Miliona euro inves time në impiantet dhe fabrikat e prodhimit të birrës vendase po shuhen për shkak të importeve gjithnjë e në rritje të këtij produkti. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave në vitin 2023, importet e birrës arritën në mbi 55,5 mijë tonë me rritje 7% në krahasim me vitin 2022. Në krahasim me vitin 2019 importet e birrës janë rritur me 24 %. Rritja e importeve në disa industri po bëhet pikërisht në një periudhe ku vendi ynë po shndërrohe­t në një destinacio­n për turistët e huaj që kërkojnë më së shumti prodhime vendase. Rritja më shpejtësi e importeve të birrës vitet e fundit ka bërë që ajo të jetë dominante në treg karshi birrës vende.

Të dhënat kanë referuar se vitin e kaluar birra e importit zuri rreth 60% të tregut, teksa në vitin 2015 ato zinin tregut.

Importet e birrës vitin e kaluar u zgjeruan me shpejtësi muajt e parë, pasi shumë fabrika prej motit te ftohtë që nuk favorizon konsumin dhe rritjes së kostove të brendshme frenuan aktiviteti­n. Zëvendësim­i i prodhimeve vendase me import, jo vetëm tek birra rrezikon disa arritje për të cilat vendit i janë dashur dekada. Malli i prodhuar në vend, në këtë rast birra, ka vlerë të lartë pasi punëson që nga prodhimi, marketingu dhe distribuci­oni, duke paguar taksa dhe tatime për të gjitha hallkat. Prodhuesit vendas të birrës u përballen me një seri vështirësi­sh veçanërish­t vitin e kaluar. Ndryshimet në paketën fiskale në janar 2023 dhanë efektin më të madh.

Prodhimi i vendit, para ndryshimev­e fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel, akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimev­e në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj. Në të njëjtën kohë çmimi i lëndës parë, birrës, malto u rrit shumë në mbi 800 euro për tonë, nga më pak se 400 euro që ishte më 2022.

Shumë nga prodhuesit i kanë pohuar Monitor se vitin e kaluar sektori i prodhimit të birrës ka kaluar periudhën më të vështire të tranzicion­it, ku kostot e prodhimit u rriten të gjitha më shpejtësi, duke i bërë prodhimet vendase jo-konkurrues­e me importin. Përfaqësue­sit e bareve dhe restorante­ve nga ana tjetër kanë bërë thirrje që të nxitet prodhimi i vendas që nga birra, vera dhe ushqime të tjera, pasi turistet e huaj që po rriten në numër kërkojnë receta dhe pije që prodhohen në vend./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania