Gazeta Shqiptare

Bankat dhanë 217 mld lekë kredi për biznesin në 2023-in, rritja më e lartë te pasuritë e paluajtshm­e dhe tregtia

Rritja e çmimeve të pronave ka nxitur edhe sektorin bankar të mbështesë investimet në këtë sektor BSH: Kredia e re për biznesin u rrit me 16% krahasuar me vitin 2022

-

Bankat dhanë 217 miliar dë lekë kredi për bi zneset private vitin e kaluar. Sipas statistika­ve nga Banka e Shqipërisë, kredia e re për biznesin u rrit me 16% krahasuar me vitin 2022. Të dhënat tregojnë që, mes sektorëve me peshë të konsiderue­shme, rritjen më të lartë e shënuan aktiviteti­t e pasurive të paluajtshm­e, transporti dhe tregtia.

Tregtia ngelet dominuese në strukturën e kredisë për ekonominë, me pothuajse 37% të volumit total të disbursime­ve të reja. Në vlerë, kredia e re për tregtinë në 2023 arriti në 80 miliardë lekë, në rritje me 27% krahasuar me vitin 2022. Megjithëse kërkesa e brendshme ka shfaqur sinjale dobësie, edhe për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve pas vitit 2022 dhe emigracion­it, shtimi i numrit të turistëve të huaj duket se e ka kompensuar pjesërisht këtë efekt. Sektori i dytë më i kredituar i ekonomisë edhe vitin e kaluar ishte ndërtimi, me një vlerë kredie të re prej 39.6 miliardë lekësh, ose sa 18.2% i totalit.

Kredia për ndërtimin megjithatë u rrit me ritme më të ngadalta, 6.7% më shumë krahasuar me vitin 2022. Kredia për ndërtimin po përjeton një cikël të ri rritjeje, i nxitur nga zhvillimet në sektorin e pasurive të paluajtshm­e, sidomos në kryeqytet dhe bregdet.

Rritja e çmimeve të pronave në vitet e fundit ka nxitur edhe sektorin bankar të mbështesë investimet në këtë sektor, megjithëse një pjesë e portofolit mund të jetë e lidhur edhe me kredinë për firmat kontraktor­e të investimev­e në infrastruk­turë. Sektori i tretë më i kredituar i ekonomisë ishte industria përpunuese, me 24.8 miliardë lekë, ose sa 11.4% e totalit. Kredia e re për industrinë përpunuese u rrit me 17% krahasuar me vitin 2022. Rritje të lartë të kreditimit shënoi sektori i aktiviteti­t të pasurive të paluajtshm­e, me 164% krahasuar me vitin 2022 dhe ai i transporti­t dhe magazinimi­t, me 88% më shumë. Një sektor që pësoi rënie të ndjeshme të kreditimit vitin e kaluar ishte i energjisë elektrike, me 32% më pak krahasuar me vitin 2022. Sektori i bujqësisë edhe vitin e kaluar shënoi kreditim në vlera modeste, me 2.7 miliardë lekë në total, me një rritje prej 5.6% krahasuar me një vit më parë. Kreditimi i bujqësisë nuk po arrin të ndonjë hov domethënës, pavarësish­t aplikimit të skemave të ndryshme të lehtësimit të financimit dhe diskutimev­e të herëpasher­shme rreth nevojës për të rritur mbështetje­n e këtij sektori me hua.

Sipas ekspertëve të bankave tregtare, problemet më të mëdha më kreditimin e bujqësisë lidhen me mungesën

KREDIA E RE PËR TREGTINË

Të dhënat e BSH tregojnë që, mes sektorëve me peshë të konsiderue­shme, rritjen më të lartë e shënuan aktiviteti­t e pasurive të paluajtshm­e, transporti dhe tregtia. Tregtia ngelet dominuese në strukturën e kredisë për ekonominë, me pothuajse 37% të volumit total të disbursime­ve të reja. Në vlerë, kredia e re për tregtinë në 2023 arriti në 80 miliardë lekë, në rritje me 27% krahasuar me vitin 2022. Megjithëse kërkesa e brendshme ka shfaqur sinjale dobësie, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve pas vitit 2022, shtimi i numrit të turistëve të huaj duket se e ka kompensuar pjesërisht këtë efekt.

e garancive dhe kolaterale­ve për huat, mungesën e informacio­nit, njohurive teknike dhe aftësive menaxheria­le të fermerëve, fragmentiz­imi i lartë i tokës (fermat e vogla) e si pasojë mungesa e ekonomive të shkallës dhe mungesa e koperimit mes fermerëve për të siguruar

kontrata të mëdha porosie, shfrytëzim­it të përbashkët të magazinave, etj. Në përgjithës­i, të dhënat e kredisë së re përputhen me tendencat ekonomike të viteve të fundit, që tregojnë një rritje të peshës të sektorit të pasurive të paluajtshm­e dhe shërbimeve në ekonomi./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania