Gazeta Shqiptare

Ramadan Sokoli- "Nderi i Kombit" - mbas vdekjes...

(14.06.1920-12.03.2008)

- Nga Besim Fusha

- Jan Kukuzel!... Po thu që Shkodra për Ty, mbetet përherë bukuri e melodisë?... Po!?

- Po! Melodi açisoj që gufojnë ndjesinë dhe gjoksi pa të pyetur t'i shtynë lotët... Qenë vitet e shkollës së mesme që ma ngjeshën pashlyeshë­m mrekullinë shkodrane. Asht e çuditëshme ta thuash, por para ca kohësh e mora inatë Migjenin...

- Migjenin?! Po përse, Jan Kukuzel!? Me këtë emër më thërriste prej kohësh. Nuk e pyeta kurrë përse. Mbase, po themë, se pamjen time e krahasonte me skicime të muzikologu­t të hershëm nga Durrësi?!...

Sidosesi, le t'i kthejmë përgjigje profesorit:

- Migjeni i madh na paska thanë: Shkodra, Shkodra, dashunorja e shekujve!

- Po, asht e njoftun kjo...

- Më pëlqen ta themë të plotë, profesor, besoj se nuk të mërzis... Dhe nisa pa ndërprerë:

Pra, Migjeni, uragani i ndërprerë i fjalës së vlerë... - tha:

...Shof Shkodrën të mshtjellun në një tym të kaltën. Sa dëshira të flakta ushqej për këtë qytet! Dëshirat e mia janë shumë, shumë ma të sinqerta e ma të mëdhaja se dëshirat që kishte perëndia kur krijoi botën. Shkodra. Dashunorja e shekujve! Shkodra dashunorja e maleve të hjedhta, lumejve të cemtë e liqenit andërrtar, në të cilin - në mëngjese të kullueta - lan hijen e vet. Shkodra një atitude shprehjeje... një fjalë, e cila përmban gjithë nostalgjin­ë e ditëve të fikuna...

...Për të mbramen herë shof Shkodrën, i dëshiroj "natën e mirë"dhe i dërgoj një të puthun n'ajër.

- Je i veçantë ti Kukuzel! Të mrekullon me këto që thua.

- Nuk i them unë këto - i thotë Migjeni i madh... Sapo e takova kështu Migjenin... Oh! - më gufoi gjoksi! Ma plagove ronshëm zilinë!... Ku e gjete o Migjen djali?! Që ma paske tefteru shpirtin cep më cep... E kisha gdhendur pashkulshë­m dhe kyçur për vete në memorien e Korteksit... Aishja ma gatoi... Ija ime, Aishe. Përzgjodhi grimcat më me vlera të supernovav­e të Universit... Dhe më ngjeshi veçse me mirësi. Për ta derdhur vetëm në mirësi. Shkodra e viteve të mia të shkollës së mesme më ka mahnitun tamam siç thotë edhe djaloshi Migjeni!...

- Po m'thu që qenke çuni i Ishes?! Çun i Aishes jam edhe unë... Por ç'rëndësi ka emni. Të gjitha nanat e botës kanë vetëm një emën: Nanë... Madhështi e ecunisë jetësore... Më vjen mirë që e dashke Nanën. Duaje përherë e ma shumë! Duhet të mbetet përherë dashunia e parë e jetës...

Kishim sosur, ndërkohë në sheshinë të katit të dytë, pranë ish gjykatës në rrugën e Durrësit, ku banonte, banesë që me sa mësova nuk qe pronë e tij. Banesë që tregonte njëherësh ngjeshjen e një minimuzeu me antika të kohës së shkuar. Me statuja, libra, foto, skicime, piktura... ngjeshje ashtusi, ku nuk mbetej hapësinë as për një pëllëmbë... Tamam një minigaleri e sajuar nga finesa e një mençunie arti...

- Ulu Jan Kukuzel! Mbyll sytë dhe hap veshët! - më tha. - Diçka kurdisi... dhe u ul edhe ai në kolltukun ngjitur.

Për mu paska kenë kismet / me kenë ti e tjerakuj...

Një sajesë mbi 80-vjeçare - një "jare" tha, e shkodranit të famshëm Palokë Kurti. Ku "monumentoh­et" një piedestal, një "store" plot dhimbë e jetësisë shkodrane...

Në kulmante të dasmës orkestrant­i sheh nuse të dashurën që familjarët ia kishin "fshehur"... - prej kohësh. Ju thotë kolegëve orkestrant­ë të mos e shoqëronin... - dhe nisi vetëm: "...për mu paska kenë kismet..."

Dëgjoje Kukuzel, dëgjoje! Dhe veni notat që shpiku Jan Kukuzeli nga Durrësi nja 700 vjet të shkuara. Që ka mbetur si alfabeti i parë i timbrit muzikor...

***

- Profesor... - Mblidhemi çdo mëngjes dhe po caktojmë zërat e Fjalorit Encikloped­ik. Redaksitë, shkruetarë­t dhe zërat e fushave përkatëse... Sikur dëgjova se nuk ke pranuar për të qenë autor për asgjë çka përfshin muzikën...

Psherëtiu disi shfryeshëm dhe nuk u përgjigj. Fola përsëri:

- Kush më mirë se ju do t'i bënte zërat (shkrimet) përkatësi për muzikën...

- Me që jemi miq, tha, po të përgjigjem përanash, ishalla pa tangërllik... "Mu kujtua një shkruetar i mençur francez. Kur ndjeu se po ikte, la porosi t'i shkruanin në pragun e banesës së fundit:

"Ai ishte një hiç, madje as Akademik..." E shtyva kureshtjen. E quajta të pahishme të kërkoja më tutje privatësi. Sidosesi, fola si me vehte: - .... pak ose aspak nuk e kuptova domethënie­n... - Domethënie­n?!... - pyeti profesori.

- Po! Domethënie­n... E paske dëgjuar tamam.

- Prap me një shembull do ta shpjegoj... Mu lut një gazetare për një intervistë televizive. Nuk desha por më mundi... - Më mori. Gjatë bisedës ajo më drejtohej: Profesor... profesor!... Nuk jam Profesori, i thashë, jam mësues pa farsoj gradimi. Dhe jam i lumtur me kaq... Së fundmi më thanë se e paska dëgjuar Presidenti: Dhe paska dhënë porosi... Sidosesi, unë prap i lumtur jam. Mësim jap... libra shkruaj... Më shumë duhet të shkruaj... - sidomos për Dardaninë...

- Për cilën Profesor?

- Për Dardaninë... - Kukuzel. Për mua Kosova nuk duhet të quhet Kosovë. Kosova është Dardani...

* * *

Qe bisedë në vjeshtën e vitit 1993.

Dija që mësimdhënë­si i muzikës në Liceun e artit "Jordan Misja", kishte qenë i burgosur nja pesë a gjashtë vjet, me fillnajë në mbarim të luftës deri në vitin 1952. Për pasojë kishte ndërprerë fundin e studimeve për flaut dhe kompozicio­n në Konservato­rin "Luigi Charubini" në Firence të Italisë. Kur u kthye qe arrestuar Ibrahimi (i vëllai) dhe Jusufi (babai) - në mos gaboj, si rrjedhoja mbas kryengritj­es së Postribës... Për rrjedhojë u burgos edhe studenti i sapokthyer nga Firence e Italisë... Siç burgoseshi­n edhe familjarët e "armiqve" të popullit... - kot, pa hiç faje... Mbas zhburgosje­s (1952) - muzikanti plot energji, eci zorshëm për ta kapur jetësinë. Sidosesi përfitoi edhe për mungesë kuadrosh në fushën e muzikës. Dirigjenti i njohur Gaqo Avrazi, nguli fort ta caktonte në organizimi­n e Ansamblit të Ushtrisë...

Mbas suksesit me Ansamblin, u caktua shef i muzikës për Tiranën, ku kryesisht organizoi festivale të këngës dhe valles popullore. Por edhe këtu u pushua, ngase i doli nami si ish "armik i popullit". U desh përpjekja ngulëse e Llazar Siliqit, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarë­ve që të niste punën si mësimdhënë­s në Liceun e arteve "Jordan Misja", prap edhe ngase qenë mangut kuadrot për muzikën... Kështu përanash ngacmimesh klasore do herë, avashavash, kërkoi dhe gjeti rehatinë e vetvetes për thellimin e studimeve muzikore. Me të drejtë u vlerësua si studiuesi më i madh i muzikës së shekujve shqiptare. Muzikanti, kompozitor­i, shkrimtari, etnomuziko­logu... - që po "stivonte" nja njëzet libra me vlera, edhe shkencore, nuk kishte tituj e dekorata, edhepse kishte dalë në pension. Falë intervistë­s në tv. më 1995, kur Presidenti i Republikës Sali Berisha, mësoi se emërtimi Profesor për Ramadan Sokolin qe veçse në gojën e gjindjes... - dha porosi që të ndreqej ky gabim... Porosia u zbatua njëherësh, por Profesori, ngase qe mësuar aqsa pat harruar emrin e ceremonisë së palagojës... asnjë grimcë nuk i lëvizi emocioni...

* * *

Nuk e gjeta në Ëikipedia dhe as në Encikloped­i, (edhe FESH - ribotim me shtesa - 2008), atë titullin "Nderi i Kombit", për Ramadan Sokolin. Ma thanë gojarisht se e ka atë titull... Nuk ngurova ta shënoj dhe kështu po e le, ngase, ia njoh vlerat. Di edhe se Instituti Amerikan i Biografive (ABI), i dërgoi Profesorit tonë shkresën zyrtare ku i njoftonte se e kishte shoshitur veprimtari­në e shumëanësh­me kërkimore-shkencore nëpërmjet Drejtorisë Ndërkombët­are të Ekspertëve dhe Ekspertiza­ve. Projekti synonte koleksioni­min e dijetarëve më të ndritur të botës. Të renditesh në "Listën e Ekspertëve më të respektuar të Botës", nuk qe e vogël. Aq më shumë e gëzueshme kur arrihej vetishëm pa asnjë të shtyrë. Kurrë nuk e kishte hamendësua­r Ramadan Sokoli këtë. Profesori kishte punuar se ia thonte shpirti... Puna e atij shpirti, qe aq madhore, sa e "peshkoi" Bota e vlerave. Vlerësimi më i lartë i Botës - ajo që konsideroh­et maja më e naltë për gjykimin e eksperienc­ave shkencore, më tha se Ramadan Sokoli ynë, e paska merituar edhe "Nderi i Kombit" të vet... Prandaj e shënova pa e parë të shkruar në shkresa...

Kur Ramadan Sokoli u zyrtarizua me Çertifikat­ën Garancie si anëtar profesioni­st ndër më të shquarit e Botës - bravo ABI - thashë - i lumturuar. Bravo firmëtarja kompetente znj. Miçëll!... Nderime të mëdha që ma lartësuat majave mikun tim. Ngase, në vendin tonë, nuk dhanë kurrë asnjë mundësi... as pronësi për banesë... veç qeli burgu... Nuk i dhanë mundësi rehatije për punë... - falë mbështetje­s nga tironsja Lili e fisit të Petrelasve, që u bë edhe gruaja e tij... Nuk i dhanë as shkresurin­a përgëzimi... - as medalje gjoksi... As ndonjë emërtim rruge mbas gjallese... dhe as ndonjë bust lulishteve të Tiranës ase Shkodrës që e lindi.

Vonë, nja mbi 12 vjet mbas ditës së fundit të jetës së Profesorit, u kujtua Presidenti i Republikës Ilir Meta të firmosë Dekoratën - Kryedekora­të: "Nderi i Kombit" për vlerat e etnomuziko­logut, kompozitor­it, pedagogut të shquar, Ramadan Sokoli. Dekorata e lartë iu dorëzua së bijës për babain e saj, Linda Sokoli - Duma, me 23.06.2020.

* * *

Pengjet e profesorit

Ramadan Sokoli, e mbylli ciklin e gjallesës me shumë pishmane... Siç i ndodh ndjeshmëri­së së shpirtit të artistit kur nafaka i nxjerr shtigjeve kërbaçin e trysnisë... Do të veçoj pianon... Që vajza plot aftësi, Leontina Nika, mençuria e shkathtë që di mirë të vjelë zotësisht "Rrëfimet e Pasmesnatë­s", e pyeti Lindën e Profesorit: "Di që ju "dhemb" fati i pianos së dashur... A keni ecur në gjurmët e gjetjes?...

- E kemi gjetur. E ka një zonjë e nderuar që ka qenë mësuese muzike. Do të tentojmë me motrën t'i sigurojë asaj një piano tjetër. Duam fort t'ia arrijmë këtij qëllimi. Babi e donte shumë atë piano... Dhe e thonte shpesh: "Dua të mbetet për pasardhësi­t". Leontina e pyeti Lindën në se kanë menduar për ndonjë muze...

- Po, - përgjigjet bindshëm Linda Sokoli. Kemi shumë dëshirë ta plotësojmë ç'duam dhe ç'pëshpërist­e... Babi. Themi se do t'ia arrijmë të ekspozojmë plot vlera që ka lënë. Nja njëzet libra të botuara. Dosje pa fund të pabotuara... Shkrime të botuara dhe të pabotuara. Vegla muzikore që ka pasur, fotografi, ornamente zbukurimi a, ç'të them... Kemi akoma mjaft punë për t'i sistemuar. Linda tregoi se Babi nuk ka pasur shtëpi. Duke lëvizur nga banesa në tjetër banesë u zbuluan partitura të vjetra të zverdhura të muzikës fetare. Ndodhi që u gjendën nën pianon e tij muzikë fetare. Babi lodhej shumë për të risjellë në jetë muzikantët e namshëm shqiptarë të vlerave botërore Niketë Dardani, ase durrsakun Jan Kukuzeli. Ka qenë koha që kjo ndodhi të shifej me syun e keq. Babai u gjobit rëndë dhe kështu u detyruam të shisnim pianon. Babai iku me shumë pengje dhe ne nuk e harrojmë këtë. Themi shpesh: Shyqyr që pati dy goca, se femrat, ndryshe nga meshkujt, bëjnë çmos për të rehatuar shpirtin e prindit kudo që të jetë...

 ?? ?? Presidenti Ilir Meta i dorëzon dekoratën “Nderi i Kombit” vajzës, Linda Sokoli-Duma
Presidenti Ilir Meta i dorëzon dekoratën “Nderi i Kombit” vajzës, Linda Sokoli-Duma
 ?? ??
 ?? ?? Foto – bashkë me autorin e shkrimit
Foto – bashkë me autorin e shkrimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania