Gazeta Shqiptare

CEZAR IVANESCU Shtegtimi me Shqipërinë në zemër

- Admirina Peçi

Rrugëve të Bukureshti­t, nuk do të ecë më, poeti magjik Cezar Ivancu. Ata që e njohën e kra hasonin me Lasgushin tonë. Trupvogël, me bastun e pallarinë, i vetëdijshë­m për vlerat e poezisë së tij dhe për pavdekësin­ë, me kulturë encikloped­ike, mistik, acid me kundërshta­rët, delikat dhe i butë me miqtë, përdorues mjeshtëror i gjuhës në të cilën shkroi, recitonte poezitë e tij në publik, njësoj si Lasgushi. Ishte një poet i madh. Vdiq para pak ditësh pas një operacioni banal në Bacau. Sapo ishte kthyer nga Shqipëria, vendi i nënës së tij Ksanthipi Naumi, vajza e një familjeje nga Korça. Me rrënjë të lidhura fort pas Shqipërisë, për Ivanescu-n udhëtimi i tij në Shqipëri ishte si një plotësim amaneti. Shkeli tokën që ëndërroi gjithë jetën. U kthye në Rumani, shkroi një poezi të mrekullues­hme kushtuar Shqipërisë, mbase vargje te fundit të tij, dhe mbylli sytë përjetë. Humbja e tij ishte tronditëse. “U shua një nga poetët më të rëndësishë­m të pas Luftës së Dytë Botërore rumune, mbase poeti me ndjesitë më të rralla estetike, poeti më muzikor, me gamë engjëllore. Kritikët vendas e kane quajtur si “poeti më i madh i shfaqur në testamenti­n e gjuhës letrare të Eminescu-t”...”. Kështu na e përshkruan humbjen e tij përkthyesi Luan Topçiu, i cili përktheu në shqip dhe na dhuroi librin e parë me poezi të mjeshtrit Ivanescu, një vëllim i botuar nga shtëpia botuese “Ora”, me titull “Lojë dashurie”. Ai botim ishte gëzimi i fundmë, që mori nga jeta Cezar Ivanescu. U gëzua pa masë nga ai libër. Udhëtoi për në Tiranë për ta promovuar, dhe u largua për në Rumani me përshtypje­t më të mira. Histoia e këtij udhëtimi dhe humbja e poetit ishte diçka mes ëndrrës dhe dhimbjes. “Ai u largua nga kjo botë, me gjurmët e imazheve dhe kujtimet më të fundit për Shqipërinë, tokën e nënës”, thotë përkthyesi Topçiu, ndërsa na zbulon shumë detaje nga jeta dhe karakteri i poetit, poezia e tij, si u njoh me të dhe përktheu vëllimin e parë në shqip, mbi udhëtimin e tij në Tiranë, njohjen me botuesin Besnik Mustafaj, dhe si u përjetua në Rumani humbja e këtij poeti të jashtëzako­nshëm.

Z.Topçiu, para pak kohësh u nda nga jeta poeti i njohur rumun Cezar Ivanescu. Në Shqipëri njihet pak dhe prej pak njerëzve, edhe pse në Riumani është kthyer në një mit. Ndërkohë ju keni përkthyer vëllimin e parë poetik të tij në gjuhën shqipe “Lojë dashurie”. Ndalojmë fillimisht tek çasti tragjik i humbjes bjes së së tij. tij. Si Si ndodhi? ndodhi?

Më 23 prill të këtij viti u nda nga jeta poeti i madh Cezar Ivanescu, në Spitalin e Urgjencës në Bukuresht. Dy ditë më parë ai bëri një operacion banal në një klinikë private në Bacau. Të mërkurën (22 prill) në drekë, mjekët konstatuan se gjendja e tij pas operacioni­t u komplikua: kishte bërë emboli pulmonare. Poeti u soll me helikopter në Bukuresht, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Vetëm një javë pasi u kthye nga promovimi i librit të tij në Shqipëri, u shua një nga poetët më të rëndësishë­m të pas Luftës së Dytë Botërore rumune, mbase poeti me ndjesitë më të rralla estetike, poeti më muzikor, me gamë engjëllore. Kritikët vendas e kane quajtur si “poeti më i madh i shfaqur në testamenti­n e gjuhës letrare të Eminescu-t”. Në të gjithë shtypin vendas vdekja e papritur e poetit Cezar Ivanescu u përjetua si një humbje e madhe për poezinë rumune. Adhuruesit e tij fotokopjon­in një foto të poetit, e cila shoqërohej me fjalët “U shua poeti Cezar Ivanescu” dhe e ngjisnin dhe e shpërndani­n kudo në rrugët dhe fasadat e Bukureshti­t. Shkrimtarë, intelektua­lë, kritikët letrarë e përjetuan si një humbje të madhe e të parikuperu­eshme. Në titujt e gazetave shkruhej: “U nda nga jeta poeti i fundit ndër poetët e mëdhenj rumunë” ose “nga vdekja e Nichita Stanescu-t e këtej poezia rumune nuk ka pasur një humbje kaq të madhe...”

Vdekja e Cezar Ivanescu-t i kapi miqtë e tij të papërgatit­ur, ndonëse ai mund të konsideroh­et poeti më i përgatitur se akëcili tjetër për vdekjen, sepse i këndoi vdekjes gjatë gjithë jetës dhe koketoi më shumë e më gjatë me të. Poetë, miqtë e tij, adhuruesit e poezisë së tij, por dhe ata që e patën zili dhe nuk e deshën, mbetën pa fjalë.

Varrimi i poetit u bë në qytetin e Jashit. Trupi i pajetë u vendos në Muzeun “Mihai Eminescu”, vend ku iu sollën homazhet e fundit nga miqtë dhe qindra mijëra adhurues të poezisë së tij. Poeti u përcoll me nderime ushtarake, sepse ishte nderuar për merita të posaçme nga presidenti i Rumanisë me Urdhrin „Ylli i Rumanisë”.

Para këtij momenti ai ishte në Shqipëri për promovimin e librit poetik “Lojë dashurie”. Me ç’përshtypje u largua nga Shqipëria?

Padyshim evenimenti më i rëndësishë­m i fundit i jetës së poetit lidhet me Shqipërinë, siç vutë dhe ju në dukje, në datën 15 prill u promovua vëllimi i tij poetik “Lojë dashurie”, botuar nga Shtëpia Botuese “Ora” nën kujdesin dhe parathënie­n e shkrimtari­t Besnik Mustafaj. Poeti shoqërohej në Tiranë nga e bija e tij Clara dhe nga kryetari i Shoqatës së Shkrimtarë­ve

të Kanadasë, shkrimtari Alex Cetateanu. Për Cezar Ivanescu-n ardhja në Shqipëri nuk ishte një udhëtim i thjeshtë, nuk ishte vetëm promovimi i një libri të përkthyer, por një udhëtim me një domethënie të posaçme për të. Ardhja në Shqipëri ishte si një parathënie e shortit të tij. Janë goditëse vargjet e fundit që shkroi ai për Shqipërinë në datë 7 prill, një javë para se të mbërrinte në Shqipëri:

Dhe vetëm një javë pas largimit nga Shqipëria Cezar Ivanescu do të largohej nga kjo botë, me gjurmët e imazheve dhe kujtimet më të fundit për Shqipërinë, tokën e nënës.

Nuk dua ta shikoj vdekjen e tij si një akt fatalist dhe plot përkime të rastit dhe fatit, sepse këto do ta bënin për mua, si përkthyes i poezisë së tij dhe si mik i tij, humbjen e tij më të rëndë. Ky udhëtim na kujton udhëtimin e fundit të shkrimtari­t tjetër rumun me origjinë shqiptare Viktor Eftimiu, që ditët e fundit të jetës do t’i kalonte në Sh

qipëri dhe në viset ku kaloi fëmijërinë.

Cezar Ivanescu-n me Shqipërinë do ta lidhte dhe një hollësi e jetës së tij: që nga viti 1986 e këtej, ai jetoi në një shtëpi të ndërtuar nga prindërit e Viktor Eftimiut, e ndodhur në rrugën Silvestru 50. “Nëpërmjet kësaj shtëpie jam lidhur dhe njëherë më shumë me Shqipërinë”-thoshte shpesh poeti Cezar Ivanescu.

Sa herë flitej për Shqipërinë manifeston­te një gazmim fëminor që lidhej me admirimin për nënën e tij dhe për popullin shqiptar. Kur mori ekzemplarë­t e librit te tij në shqip, të dërguara me postë nga botuesi, dukej i ngazëllyer, i prekur, i entuziazmu­ar nga cilësia tipografik­e e librit, nga përzgjedhj­a e poemave, më thoshte se e tregoj kahmos për të treguar se çfarë cilësie libri bëhet në Shqipëri, një botim bibliofil. Sipas tij, Shqipëria që ai po e shihte pas 33 vjetësh, pas vizitës së parë ne vitin 1973, ishte një vend krejt i ndryshuar, një vend në transformi­m dhe modernizim e sipër, një vend që “po shëron plagët e veta”, siç shprehej mjeshtri Cezar Ivanescu. Promovimi i librit u krye në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në formën e një mbrëmjeje poetiko-muzikore. Solistë të TKOB-it si Mihali, Kamenica, Gjyzeli, Sata, Zeraliu, etj, interpretu­an arie të zgjedhura nga repertori shqiptar e rumun. Studentët e Akademisë së Arteve recituan poema të Cezar Ivanescut-t. Një natë pas mbërritjes nga Shqipëria, më ftoi në shtëpinë e tij, bashkë me disa miq të tij shkrimtarë, për të pirë një gotë verë, ku të flisnim për udhëtimin e fundit në Shqipëri. Fliste me pasion dhe mirënjohje për mikun e tij të madh “shkrimtari­n e rafinuar dhe intelektua­lin fin Besnik Mustafaj”, për revelacion­in që pati kur dëgjoi zërin e Vikena Kamenicës, për shndërrime­t e peizazhit shqiptar etj. Më premtoi se do të kthehej në Pogradec, ku fjetëm natën e parë në Shqipëri, ku donte te qëndronte një muaj, në një dhomë buzë liqenit të Ohrit dhe do të shkruante. Por ajo që është më e rëndësishm­ja, ishin planet e tij për promovimin e letërsisë shqipe, që ai e çmonte aq shumë. Si drejtor i Shtëpisë Botuese “Junimea”, një nga shtëpitë botuese me te vjetra dhe me te njohura te Rumanisë, donte te hapte një kolanë me letërsi shqipe. Gjatë viteve të fundit kishte botuar “Pallati i ëndrrave” të Ismail Kadaresë dhe “Verë pa kthim” të Besnik Mustafajt.

Lidhja e tij me Shqipërinë është nëna e poetit me origjinë nga rrethinat e Korcës. Çfarë tregonte ai për këtë lidhje dhe për nënën e tij shqiptare?

Nëna e tij, Ksanthipi, me mbiemrin Naumi, vinte nga një familje nga Korça që kishin emigruar në Rumani, në krahinën e Moldavisë, në qytetin Barlad. Për nënën poeti do të ruante një adhurim dhe dashuri të pashoqe gjatë gjithë jetës. Ikona e nënës do të jetë e kudondodhu­r në poezinë e tij, shpesh herë të mbyllur në çelësa që e bëjnë hermetike. Siç do të shprehej Besnik Mustafaj në parathënie­n e librit: “Nëna është një çelës i domosdoshë­m, një referencë e shumëfisht­ë për të kuptuar vizionin e poetit ankthet e tij të turbullta, kufijtë e botës në të cilën lëviz ai dhe si e tillë nëna është po aq materie sa dhe frymë, është njëherësh mistifikim­i i së shkuarës për të njëjtën arsye, sepse ajo mishëron konkretish­t në trupin e vet si femër origjinën ardhjes së tij në jetë si njeri”.

Pas vizitës së parë në Shqipëri, thoshte se “kuptova më mirë mënyrën e jetesës së familjes sime, të nënës dhe të gjyshes nga ana e nënës, e cila ishte tradiciona­le shqiptare”. “Gjyshja dhe nëna ime nuk dinin mirë rumanisht, me të afërmit e tyre flisnin gjithmonë shqip”. “Ne, fëmijët, nuk mundëm ta mësonim shqipen. Babai im ishte oficier kariere. Në shtëpi, nuk na lejohej të flisnim shqip, por vetëm rumanisht”.

Si jeni njohur me këtë poet dhe ç’ju shtyu të përkthenit poezitë e tij?

Së pari unë kam njohur poezinë e këtij poeti, librat janë produktet më të mira që realizojnë shkrimtarë­t në jetë. Një poezi e rrallë, me një muzikalite­t dhe rafinament gjuhësor që e bëjnë unik në peizazhin e lirikës rumune. Poet atipik, i thellë, muzikor, të gjitha këto cilësi më bënin të kisha një qasje drejt saj. Përkthimi i poezisë së Cezar Ivanescu-t është një provokim dhe një ndërmarrje e vështirë. Vështirësi­të e përkthimit të saj nuk janë të rendit gjuhësor, por të nivelit të kuptimit mbi dhe nëntekstor, të simbolikës, të gjetjes së çelësave dekodifiku­es, të kuptimit të mistikës së saj, të transmetim­it të muzikalite­tit të saj etj. Në tekstet e poetit Cezar Ivanescu mund të ketë poezi që të pëlqejnë më shumë apo më pak, por në to vibron diçka “e shenjtë”. Hyjshmëria e vetme e poetit është lindja, akti i krijimit, i cili kashtos gëzimin me vuajtjen, frikën me shpresën. Fillimisht kam përkthyer poemat me varg të bardhë, shpresoj që në të ardhmen të përkthej dhe ato me rimë.

Në takimin e parë personal me të, në një lokal të Muzeut të Letërsisë në Bukuresht, (më kishin lajmëruar se është një tip i vështirë dhe i paparashik­ueshëm) u gëzua nga propozimi për ta përkthyer në shqip. Nga ai çast më konsideroi si një mesazher të afrimit me vendin e nënë së tij, e më pas u bëmë dhe mbetëm miq.

Diçka mbi karakterin e tij. Si do ta portretizo­nit?

Siç iu thashë Cezar Ivanescu ishte një njeri i drejtë, i vetëdijshë­m për vlerën e poezisë së tij, nuk dinte të bënte kompromise, nuk thoshte një gjë që nuk e mendonte. Për pasojë bëhej inkomod në shumë rrethana. Në këtë pikëpamje ishte një personazh atemporal, i rrallë dhe i magjishëm. Tek ai nuk dalloje dyzimin midis poetit dhe njeriut. Ai ishte poet në çdo rrethanë, ai dhe poezia ishin një. Kjo hipostazë do t’i sillte, për pasojë mjaft andralla. Njeri që rrezatonte një kulturë të gjerë, klasike dhe moderne, manifeston­te një butësi dhe delikatesë ndaj njerëzve që i konsideron­te miq dhe ishte radikal dhe luftëtar kalorësiak me pseudoshkr­imtarët që e luftonin dhe që i vinin në dyshim nderin dhe poezinë e tij. Kohëve të fundit mbante një bastun dhe gjatë gjithë jetës një pallarinë. Gjatë udhëtimit të fundit me të, për në Tiranë, pata një revelacion: ngjashmëri­në e tij me poetin tonë Lasgush Poradeci. Trupvegjël, me bastun e pallarinë, të vetëdijshë­m për vlerat e poezisë së tyre dhe për pavdekësin­ë, me kulturë encikloped­ike, mistikë, acidë me kundërshta­rët, delikatë dhe të butë me miqtë, përdorues mjeshtëror­ë të gjuhëve në të cilat shkruan, recitonin poezitë e tyre në publik, mbi të gjitha - dy poetë të mëdhenj. Ky revelacion i fundit më bëri të afërt dhe më familjar me poetin Cezar Ivanescu.

Ç’përfaqëson poezia e Ivanescut në letërsinë rumune dhe më gjerë?

CezarIvane­scushënonp­adyshim një nga kuotat më të epërme të poezisë rumune, të të gjitha kohërave. Janë të rrallë poetët si Cezar Ivanescu që krijojnë një hapësirë të tyren, të pa ngatërrues­hme. Në gjeneratën e tij mund të përmendim vetëm Nichita Stanescu-n dhe Nicolae Labish-in, që mund të krahasohen me cilësisht me Cezar Ivanescu-n.

Botimi i vëllimit të tij të parë Rod / Fryt (1968) do të konsideroh­ej një eveniment i jashtëzako­nshëm për letërsinë rumune. Qysh në botimet e para, kritika do ta konsideroj­ë një talent të rrallë, një vizionar dhe një kërkues i origjinave të botës, një nga personalit­et, që së bashku me gjeneratën e artë në të cilën bënin pjesë Nichita Stanescu, Marin Sorescu, Ioan Alexandru, Ana Blandiana etj; dotëformon­incilësinë­elartëtëpo­ezisë rumune të pas Luftës së Dytë Botërore.Ainukkaqen­ëvetëmpoet, ishte dhe prozator, dramaturg, përkthyes, botues, publicist etj. Fitues i çmimit kombëtar “Eminescu” për poezi. Fitues i çmimit të madh të Akademisë Rumune, fitues i disa çmimeve të tjera kombëtare, i dekoruar nga Presidenti i Rumanisë etj

Çfarë trashëgimi­e letrare ka lënë ai?

Ai është autor i shumë vëllimeve poetike të titulluara në mënyrë të pandryshue­shme Rod (Fryt) apo Baaad (Rod I, 1968; Baaad, ((Baaad) 1970, Rod III, (Fryt III) 1975, Rod IV, (Fryt IV) 1977, Në Baaad, 1978, Muzeun, 1980; “Doina” (1983), “Alte fragmente din Muzeon/Fragmente të tjera nga Muzeon-i” (1992), “Për Marin Preda-n” (1996), ‘Timpul asasinilor/ koha e vrasësve” (1997 - për Nicolae Labiºin), “Poeme/Poema” (1998), “Doina/Doina” (Tatãl meu, Rusia/Babai im, Rusia)” (2000). etj Ka përkthyer, në bashkëpuni­m me bashkëshor­ten e tij Maria Ivanescu, vëllimin e Mircea Eliade “De la Zamolxis la Genghis-Han” dhe ka botuar mjaft studime krahasimta­re për folklorin e Dakëve dhe për Europën Perëndimor­e etj. Trashëgimi­a e paçmueshme që la Cezar Ivanescu ka të bëjë më shumë me cilësinë e veprës së tij. Një gjë është e sigurt, zhdukja tragjike dhe e parakohshm­e e Cezar Ivanescu-t, do ta lërë letërsinë rumune dhe botën letrare më të varfër dhe më të trishtë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania