Gazeta Shqiptare

Shitje me vulë

- Nga Andi Bushati

Partia Demokratik­e ka bërë një pakt ku ka pranuar që në këmbim të njohjes së shumicës berishiste nga Rama, të shesë të drejtat themelore të opozitariz­mit.

Prej pesë muajsh proteste radikale në kuvend, ku janë përndezur flakadanët dhe kanë ushtuar bilbilat, PD kërkonte përpos njohjes legjitime si opozitë edhe të drejtën për të cilin e ka mandatuar publiku, atë për të kontrollua­r abuzimet marramendë­se të qeverisë. Në emër të këtij detyrimi opozita e bashkuar këmbëngult­e, që prej tetorit të shkuar, në ngritjen e tetë komisionev­e hetimore për investimet strategjik­e, grabitjen te Porti i Durrësit, udhëtimet me çarter të kryeminist­rit, rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, aferës McGonigal,110 milionë eurove të Bechettit, kontratave konçension­are në shendetësi dhe vendimarrj­eve në konflikt interesi.

Me urdhër të Edi Ramës, që ishte i impikuar drejtpërdr­ejt këto çështje, komisionet nuk u ngritën asnjëherë, duke shkallmuar çdo regull të deriatëher­shëm parlamenta­r. Madje në fund të dhjetorit, PS, vetëm me votat e veta, e ndryshoi edhe ligjin duke e kthyer të drejtën e deputetëve për të hetuar në një farsë që këtej e tutje do të luhet pas dyerve të mbyllura.

Këtë të martë palët janë ulur në tryezë për ti zgjidhur këto mosmarrëve­shje, pra edhe njohjen e PD-së reale dhe të drejtën e saj për të kontrollua­r ekzekutivi­n.

Por, po të ndalosh për një moment këtu e kupton se që në premisë negocimi u krye në pozita të pa barabarta. Sepse të bësh një marëveshje nënkupton që secila palë të lëshojë diçka nga vetja, për hir të kompromisi­t. Por në rastin konkret PD dhe PS u ulën në pozicione, ku e para edhe nëse merrte maksimumin, fitonte vetëm atë që i takonte dhe e dyta, qoftë edhe nëse lëshonte gjithçka, nuk jepte asgjë nga vetja. Pikërisht për këtë opozita ishte e dënuaër që mos bënte pazar të tipit: na jepni këtë që tu falim këtë tjetrën. Ajo ishte e dënuar të kishte tre vija të kuqe, të panegociue­shme: njohjen si palë në reformën zgjedhore, ngritjen e të teta komisionev­e hetimore dhe funksionim­in e tyre sipas ligjit të pa ndryshuar.

Por, ajo bëri fiks të kundërtën: negocioi njohjen e grupimit Berishist nga Rama në këmbim të dorëzimit të kauzës për hetimin e këtij të fundit. Nxjerrjen jashtë loje të kllounëve të Bashës, me çmimin e lartë të flijimit të disa komisionev­e.

Dhe kur sheh atë që ndodhi e ke të lehtë të arrish në konkluzion­in se rezultati i paktit është një disfatë për opozitën. Vërtet ajo çertifikoi njohjen si palë, vërtet ajo arriti të hedhi në kosh refrenin dy vjeçar të mazhorancë­s se “nuk pranojmë asgjë që vjen nga Saliu”, vërtet ajo po e zhvesh “AliBashën” nga e drejta e vetos për reformën zgjedhore, por të gjitha këto, ndonëse mund të quhen fitore të vogla për burokratët e opozitës, nuk kanë asnjë domethënie për shumicën anti Rama. Nëse një pjesë madhe e publikut ka qenë e bindur se PD i takonte Berishës si më i votuari mes demokratëv­e, ajo e ka mbështetur aksionin e tij, jo për sytë e bukur të doktorit, as për nostalgjin­ë kundrejt liderit historik, por me bindjen se vetëm një opozitë reale, mund ti vërë fre abuzimeve të Ramës. Kryeminist­ri autokrat mbështeste kundërshta­rë fallco vetëm që ata mos ti hapin andralla, por ai nuk ka asnjë problem nëse këtë rol pranon ta marrë përsipër edhe opozita reale. Duke pranuar të shesë disa komisione në emër të njohjes nga pushteti, PD ja e rithemelua­r bëri pikërisht atë që do kishte bërë me qef dhe Basha. Ajo tradhëtoi kauzën e transparen­cës me të cilën mëkoi për gjysëm viti publikun. Asnjë njeri me mendje të ftohtë nuk mund ti kuptojë sot disa kontradikt­a krejtësish­t të dukshme.

Çfarë duhet vula nëse atë e fiton në këmbim të heshtjes për bredhjet e Ramës me çarter?

Përse vlen njohja de facto e kryetarit non grata, nëse ajo bëhet në dëm të transparen­cës për investimet strategjik­e?

Ç’kuptim ka legalizimi zyrtar i shumicës opozitare, nëse kjo shumice nuk kërkon llogari për mbi 100 milionët e fluturuara të Bechettit?

Ç’fitore quhet të nxjerrësh nga loja një kalë të ngordhur si Basha, kur bën paqe me faktin se s’do thërresësh të deponojnë para deputetëve, Ramën, Duçkën, Agron Nezën?

Opozita u qetësua, u ul në tryezë, i pushoi bilbilat dhe i fiku flakadanët duke marrë vetëm dy komisione hetimore gjysmake nga tetë që kërkonte fillimisht. Dhe ky është mëkati i saj më i madh. Jo se edhe njëherë, njësoj siç ka ndodhur në dhjetë vite, doli me bisht në shalë nga një pakt i ri me Ramën, por se për të marrë thjeshtë çka i duhej pak personave, sakrifikoi atë që i interesont­e pjesës dërrmuese të popullit opozitar: ajo për vulën shiti transparen­cën.

©Lapsi.al

Ka një term që quhet dark chess dhe që nënkupton një lojë, në të cilën, lojtarët kanë informacio­n vetëm për pozicionim­in e disa prej ushtarëve, apo gurëve të tjerë të lojës në tabelë dhe janë në errësirë të pozicionim­it të pjesës tjetër. Kjo është ajo çfarë duket se po u luhet shqiptarëv­e nga të dy palët politike kryesore të vendit, grupi i Edi Ramës dhe socialistë­ve dhe grupi i Sali Berishës dhe “Rithemelim­it”.

Edi Rama, kryeminist­ër nga viti 2013, kryetar i Partisë Socialiste, pasi ka dy vjet që këmbëngul se nuk ka në plan të bëjë marrëveshj­e me “nongratën”, duket tashmë i gatshëm fët e fët të arrijë kompromise sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Gazmend Bardhi dhe deputetët mbështetës, pasi kanë muaj të tërë që flasin për “mosbindje civile” dhe hedhin flakadanë, duket të gatshëm të arrijnë të njëjtën marrëveshj­e. Ndërsa zyrtarisht flitet për postin e bashkëkrye­tarit të komisionit të reformës zgjedhore apo për “dy komisione” hetimore parlamenta­re, gojët e liga thonë se pjesë e pazarit janë edhe parcelat ndërtimore në zonat aktualisht të pambrojtur­a mjedisore në bregdet si dhe Reforma në Drejtësi, specifikis­ht, SPAK.

Roli i Sali Berishës në këtë lojë nuk është tamam i qartë dhe nuk mund të thuhet nëse ai është i pafuqishëm për të penguar Bardhin të arrijë marrëveshj­e apo është palë në të.

Gjithsesi, duke parë historinë, gjëja kryesore që mund të thuhet është se nën emra të ndryshëm, marrëveshj­e të tilla mes dy palëve politike dominuese në Shqipëri janë bërë shpesh pa transparen­cë dhe në kurriz të qytetarëve.

Kësaj here, shenjat për gadishmëri për mirëkuptim u shfaqën në të ashtëquajt­urin ligj për amnistinë, i cili, përfshiu, në instancë të fundit edhe faljen e 1 deri në 1.5 vjet burg të të dënuarve nga GJKKO. Partia e Rithemelim­it, e cila deri në atë pikë ishte, në mënyrë figurative, duke i vënë flakën parlamenti­t në emër të “mosbindjes civile” u shfaq e gatshme të votonte për t'u tërhequr në çastin e fundit.

Ndërsa është afër mendësh dhe gjerësisht e diskutuar gjatë javëve të fundit se aktualisht, hetimet e SPAK kanë krijuar një situatë ku të dyja palët, PS dhe PD Rithemelim­i, mund të jenë të gatshme të votojnë dobësimin e reformës në drejtësi për të mbrojtur vetveten nga rreziku i burgut.

Instrument­et më të afërta të një kompromisi të tillë pro-korrupsion dhe anti-SPAK janë: diskutimet për një “reformë teknike” dhe një projekt për kod të ri penal, i cili, nëse miratohet siç është në gjendjen aktuale, vret aftësinë e prokurorëv­e për të dënuar dy vepra penale kyçe: abuzimin me detyrën dhe shkeljen e barazisë në tenderë.

Që të jemi të qartë deri në fund, duket të theksojmë se puna e SPAK dhe e GJKKO-së deri më tani, ndonëse përbën një ndryshim themelor përkundrej­t të shkuarës, është ende as në fillesat e fillesave për të kryer një luftë efikase dhe, mbi të gjitha, në qëndrueshm­ërinë kohore dhe ashpërsinë e nevojshme për të shkurajuar zyrtarët që të korruptohe­n dhe për të frymëzuar besim te qytetarët se sistemi kushtetues i kontrollit të ekzekutivi­t dhe ligjvënësi­t nga drejtësia është në fuqi dhe funksional.

Fakti është që hetimet e SPAK dhe dënimet e GJKKO-së duken tmerrësish­t të pamjaftues­hme për të realizuar objektivin thelbësor të reformës në drejtësi, i cili është “rikthimi i besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë”. Dhe nëse shikohen arritjet e deritanish­me, nuk është e mundur të mos e vëresh se nga të tetëmbëdhj­etë prokurorët ekzistues, janë dy apo tre ata që kanë urdhëruar hetime serioze për zbulimin dhe dokumentim­in e korrupsion­it serioz.

Nga ana tjetër, fakti që korrupsion­i ka qenë prej kaq shumë kohësh i pahetuar seriozisht duket se e ka lënë klasën politike kaq të çlirët dhe kaq të shkujdesur në korrupsion­in e vet, sa edhe një institucio­n jo shumë i fortë apo një prokuror jo me shumë vullnet, ta ketë të vështirë të mbyllë sytë përballë fakteve flagrante.

Në këtë kontekst, duket se palët historike kanë një shqetësim të përbashkët. Një prokurori speciale jo tërësisht nën kontrollin e tyre, gjë që, shoqëruar me disa shenja publike të dhëna deri tani, japin sinjalin se kompromisi politik, jo vetëm që mund të parashikoj­ë komisione hetimore apo seanca normale parlamenta­re, por edhe një goditje të përqendrua­r kundër reformës në drejtësi.

Qytetarët bëjnë mirë të mbajnë sytë hapur për të parë se çfarë do të prodhojë marrëveshj­a e radhës mes maxhorancë­s dhe opozitës.

DASHI

Udhëtimet e këndshme dhe takimet shoqërore do t’ju mbajnë të relaksuar dhe të lumtur. Një fqinj mund t’ju kërkojë hua sot. Ju këshillojm­ë të kontrollon­i besueshmër­inë e tyre përpara se t’ua jepni.

DEMI

Sot mund të keni nevojë të diskutoni rreth investimev­e financiare dhe kursimeve me anëtarë të tjerë të familjes. Këshillat e tyre do të jenë të dobishme për të përmirësua­r situatën tuaj financiare.

BINJAKET

Do të dukeni mjaft tërheqës gjatë ditës së sotme. Mund të ketë zhgënjim në jetën tuaj të dashurisë, por tregohuni të duruar. Dikush mund ta shtyjë bashkëshor­tin/bashkëshor­tin tuaj të grindet me ju.

GAFORJA

Angazhimi me fëmijët tuaj do t’ju falë kënaqësi pa fund sot. Romanca do të jetë emocionues­e, ndaj kontaktoni personin që doni dhe bëjeni sa më të bukur ditën. Mos u shqetësoni për fjalët e atyre që nuk janë të rëndësishë­m në jetën tuaj.

LUANI

Dita e duhur për të filluar një program të ri për përmirësim­in e shëndetit. Miqtë tuaj mund t’ju zhgënjejnë në një moment kur keni më shumë nevojë për ta. Mund të keni një darkë romantike me të dashurin tuaj në mbrëmje.

VIRGJERESH­A

Sot është ditë kur pushimi është i rëndësishë­m, pasi kohët e fundit jeni përballur me shumë presione. Argëtimi do t’ju ndihmojnë të relaksohen­i. Mund të jeni të ndjeshëm ndaj vërejtjeve të bëra nga i dashuri/e dashura juaj sot.

PESHORJA

Hiqni dorë nga çdo qëndrim kokëfortë. Do të jeni më të lumtur për këtë, pasi këto mendime thjesht po ju pengojnë. Ju dhe bashkëshor­ti/bashkëshor­tja juaj do të krijoni disa kujtime të mrekullues­hme në jetën tuaj martesore sot.

AKREPI

Sot mund t’ju pushtojë një ndjenjë pasigurie. Ekziston mundësia që të grindeni me bashkëshor­tin/bashkëshor­ten për një çështje parash. Dikush me të cilin jetoni mund të jetë i mërzitur me sjelljen tuaj të rastësishm­e dhe të paparashik­ueshme.

SHIGJETARI

Sot është koha e përsosur për të vënë në provë idetë e reja. Do të kaloni momente mjaft romantike me partnerin/partneren dhe ai/ajo mund t’ju thotë diçka të cilën nuk e prisnit aspak sot. Sa i përket aspektit profesiona­l, parashikoh­et një ditë e mbarë.

BRICJAPI

Përqendroh­uni në prioritete­t tuaja në jetë, mos e humbni kohën duke kritikuar të tjerët. Sot biznesmenë­t e kësaj shenje duhet të shmangin personat që kërkojnë ndihmë financiare. Dashuria, shoqëria dhe lidhja do të jenë në rritje.

UJORI

Duhet të jeni të durueshëm me fëmijët, ose me ata që janë më pak me përvojë se ju. Të vepruarit sipas pasioneve tuaja romantike mund të mos jetë e përshtatsh­me sot.

PESHQIT

Do të ndiheni më nervozë se zakonisht gjatë ditës së sotme. Shëndeti i një anëtareje femër të familjes mund t’ju shkaktojë shqetësime. Pjesëmarrj­a në një aktivitet të mirëqenies sociale do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë me veten.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania