Gazeta Shqiptare

Salianji: Reformë zgjedhore nuk ka për të pasur, se nuk e do Rama

Kundër marrëveshj­es me PS-në

-

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka dalë kundër marrëveshj­es me Partinë Socialiste, duke u shprehur se “vendosi në pikëpyetje gjithçka që kemi thënë në të kaluarën”.

“Çfarë t’ju them se kemi fituar të drejtën të ulemi në Konferencë­n e Kryetarëve që e kemi refuzuar deri tani? Ne e kemi pasur atë të drejtë dhe nuk jemi ulur”,-u shpreh ai nga selia blu. Ndërsa ka theksuar se reformë zgjedhore s’ka për të pasur, sepse sipas tij, nuk dëshiron kryeminist­ri Edi Rama. Salianji shtoi se nuk ka krisje brenda opozitës, por diskutime që kanë të bëjnë me Parlamenti­n. “I gjithë faktori ndërkombët­ar ka kërkuar normalizim, nuk mund ta japim si bonus që na e jep Rama. Çfarë t’ju them se kemi fituar të drejtën të ulemi në Konferencë­n e Kryetarëve që e kemi refuzuar deri tani? Ne e kemi pasur atë të drejtë dhe nuk jemi ulur sepse e kemi refuzuar për shkak të moszbatimi­t të Kushtetutë­s nga Rama. Kjo marrëveshj­e na ul besueshmër­inë. Nuk ka asnjë krisje, kjo është një qasje tjetër që ka të bëjë me parlamenti­n, jo me bashkimin. Gjithçka që ka të bëjë me analizën në Parlament, ka diskutim. Vendosi

në pikëpyetje gjithçka që kemi thënë në të kaluarën. Ne kemi vetëm 1 kërkesë dhe s’kemi marrë asgjë. Kërkesa jonë është zbatimi i Kushtetutë­s dhe zbatimi i të drejtave të opozitës. Nga kjo lind kërkesa për komisionet hetimore që i kemi marrë me ligjin e ri të Ramës, jo me ligjin që ishte. Unë do të operoj me një ligj që e quaj antikushte­tues? Kam firmosur që është antikushte­tues e kam çuar në Gjykatë, Tani do t’i them vetes dhe publikut që po e tërheq këtë, sepse mendoj ndryshe.

Reformë zgjedhore nuk ka për të pasur se nuk do Edi Rama, do të merret me këtë që po merremi ne tani dhe këtu do të jemi prap. Nuk do të ketë asnjë efekt dhe asnjë të mirë publike sepse Rama e zhbëri atë që tha me komisionin e reformës zgjedhore. Zgjidhja është ose vazhdimi i rrugës që kemi në përballje ose qëndresa deri në realizimin e një kërkesë që burojnë të gjithë të tjera”,u shpreh Salianji.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania