Gazeta Shqiptare

Kërcënohet me jetë gazetari i “Ora News”, Isa Myzyraj/ BIRN: Emaili përmbante gjuhë urrejtjeje, antisemite dhe homofobike

-

TIRANË - Gazetari Isa Myzyraj, njëkohësis­ht aktivist për të drejtat e njeriut, u kërcënua me jetë të martën përmes një emaili në adresën e tij elektronik­e dhe adresën zyrtare të televizion­it ku punon, “Ora News”. Dërguesi figuron të jetë një emër i huaj, gjë që sipas Myzyrajt e bën më të dyshimtë dhe të paidentifi­kueshëm autorin.

“Nuk mund ta them me saktësi nga ka ardhur ky kërcënim. Ajo për të cilën jam i sigurtë është se kjo është bërë për shkak të punës sime si gazetar, por edhe si aktivist”,- tha Myzyraj për BIRN. Përveç kërcënimit, teksti përmban gjuhë urrejtjeje, anti-semite dhe homofobike. “E-maili u është drejtuar dhe punëdhënës­ve të mi, ç’ka më bën të dyshoj se ky kërcënim ka lidhje me punën time”,- tha Myzyraj, duke përmendur se media ku punon e ka kontaktuar menjëherë duke i ofruar mbështetje. Sipas Myzyrajt, ky kërcënim vjen edhe si pasojë e fushatave të dezinformi­mit nga grupet radikale anti-semitiste dhe anti-LGBT që kanë qarkulluar në mediat shqiptare. Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor, “SafeJourna­list” u solidarizu­a me Myzyrajn, duke shprehur shqetësimi­n për këtë rast i cili sulmon jo vetëm gazetarin në fjalë, por edhe lirinë e medias. “Safe Journalist shpreh shqetësim të thellë në lidhje me këtë rast të papreceden­t, i cili sulmon fuqishëm lirinë e medias si dhe integritet­in personal dhe profesiona­l të gazetarit Myzyraj”,-deklaroi SafeJourna­lists. Rrjeti i Gazetarëve të Sigurtë sheh shqetësues, gjithashtu, faktin se mesazhi përmban një gjuhë të rrezikshme antisemiti­ste, por edhe narrativa të papranuesh­me me bazë të orientimit seksual. Myzyraj i tha BIRN se në konsultim me avokatin e tij kanë vendosur që denoncimin në organet ligjzbatue­se do ta bëjë brenda ditës së mërkurë./ BIRN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania