Gazeta Shqiptare

Bilance negative dhe konflikte interesi/ KPK vendos shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Vlorës

Hektor Sinanaj nuk mundi të justifikon­te të ardhurat nga emigracion­i

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka sh karkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Hektor Sinanaj. Sipas KPK, gjyqtari Sinanaj nuk ka arritur të vërtetojë të ardhurat nga emigracion­i dhe avokatia, që shërbyen si burim për pasuritë e tij si dhe kishte shqyrtuar rreth 180 çështje me palë avokatë apo ekspertë që kishin marrë me qira pronat e tij. Gjyqtari Hektor Sinanaj u përball të hënën më 11 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhu­ra për bilancin negativ në vlerë të madhe si dhe për konstatime­t për konflikt interesi. Gjyqtari Sinanaj u shpreh se donte të fliste për disa akuza që i janë bërë dhe në media, që të mund të ‘shkarkohej’ prej tyre. “Dua t’ju bind se dhe në Evropë nuk e gjeni një gjyqtar si unë”, deklaroi Sinanaj, por kryesuesja Pine i bëri me dije se seanca nuk mund të vijonte derisa të shprehej trupa tjetër për kërkesën për përjashtim.

BILANCI BILANCI NEGATIV NEGATIV

BIRN raportoi dy ditë më parë se relatorja Faskaj rennga qiradhënia e njësive të objektit; nga paga si gjyqtar; si dhe të ardhurat e bashkëshor­tes nga kopshti privat. Faksaj tha se në analizën financiare nuk janë konsiderua­r të ardhurat nga emigracion­i e avokatia, ndërsa nga të ardhurat nga kopshti privat të deklaruara në vlerën 12.8 milionë lekë, janë përfshirë në analizë rreth 5.8 milionë lekë që janë konfirmuar nga tatimet. Në analizën e përgjithsh­me financiare janë përfshirë dhe shpenzimet e djalit për shkollim në Gjermani, si dhe të ardhurat e përfituara prej tij nga puna atje. Po ashtu, janë përfshirë dhe shpenzimet për vajzën. Sipas Faskajt, nga analiza financiare paraprake e përgjithsh­me, ka rezultuar bilanc negativ në vlerën 26.5 milionë lekë për periudhën 2003-2016. Po ashtu, për vitet e tjera që ka ushtruar detyrën e gjyqtarit, 2000-2003, është konstatuar pamundësi në shumën e rreth 6 milionë lekëve. Sinanaj e cilësoi të padrejtë moskonside­rimin e të ardhurave nga puna e tij si avokat. Ai tha se ato të ardhura janë të konsiderue­shme. Po ashtu, kërkoi të përfshihen edhe të ardhurat nga puna në emigracion, duke sjellë në vëmendje se kishte siguruar deklarime e foto që vërtetonin se ai kishte qenë emigrant ekonomik në Greqi në vitin 1992, për 7 muaj. Sipas subjektit, me këto të ardhura kishte kryer rikonstruk­sionin e shtëpisë së vjetër të trashëguar prej nënës së tij nga gjyshi. Lidhur me paqartësit­ë e KPK për sigurimin e truallit ku është ndërtuar objekti i dhënë me qira, Sinanaj tha se pas kalimit në sistemin pluralist, me të drejtë avokatët ishin nxjerrë nga ambientet e gjykatës dhe për rrjedhojë i ishte dhënë leje për të ndërtuar një zyrë, ku kishte vendosur fillimisht një kioskë. Ai tha se në atë periudhë e kishin ndihmuar shumë financiari­sht të ardhurat nga emigracion­i. “Në këtë ambient bëmë në vitin 1998 një bilardo ku loznin të gjithë gjyqtarët, prokurorët e avokatët”,shpjegoi Sinanaj ndër të tjera. Sipas subjektit, ai kishte pasur oferta për t’u bërë gjyqtar në vitet 1996 dhe 1998, por nuk kishte pranuar për shkak të pagës së ulët. Sipas tij, si avokat fitonte shumë më shumë dhe pasi kishte rregulluar bazën ekonomike të familjes, kishte vendosur të pranonte që të emërohej si gjyqtar në 2000-in. Ai shtoi se vendimin për t’u emëruar si gjyqtar e kishte marrë edhe pasi ishte hequr dënimi me vdekje në ’99-ën, me argumentin se nuk ishte dakord me atë lloj dënimi. Për rikonstruk­sionin e kryer në një ndërtesë, ai shpjegoi se muret e objektit ishin lënë ashtu si kishin qenë. Sipas subjektit, çdo gjë është e dokumentua­r dhe se burimet e çdo pasurie i ka të justifikua­ra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania