Gazeta Shqiptare

Ndryshon skema për naftën falas, fermerët do të subvencion­ohen me pagesa, fondi për naftën 12 mln euro

Ja kriteret që duhet të plotësojnë subjektet përfituese. Aplikimi bëhet me vetëdeklar­im

-

Për të katërtin vit, fer m erët e sektorit të bujqë sisë do të mbështeten me naftë falas. Skema që nisi zbatimin nga viti 2021, për këtë parashikon mbështetje për naftën për punimet e mekanizuar­a në bujqësi në vlerën e rreth 1,2 miliardë lekëve. Por ndryshe nga vitet e kaluara, subjektet nuk do të tërheqin sasinë e naftës përfituese, por do të përfitojnë pagesa për uljen e kostos për naftën, që përdoret për kryerjen e punimeve të mekanizuar­a në kulturat bujqësore, sipas kritereve dhe masës së përfitimit, të përcaktuar­a në vendimin e Ministrisë së Bujqësisë të botuar në Fletoren Zyrtare. Referuar tabelës për normativat e konsumit të naftës dhe sasia respektive e naftës, për të cilën përllogari­tet vlera e përfitimit sipas kulturave të mbjellave për grupin e parë të kulturave si: misër, fasule, luledielli, sojë, sorgum normativa e konsumit është 190 litra/ha. Sasia e naftës që përfitohet është 97 litra për ha. Këtë vit, fermeri subvencion­in e naftës e përfiton në vlerë. Për këtë grup kulturash vlera që përfitohet është 18,789 lekë/ha. Për grupin e dytë e të mbjellave, si: grurë, tërshërë, thekër, elb), foragjere njëvjeçare, industrial­e (patate, duhan, panxhar, pambuk vlera që përfitohet është 12,784 lekë/ha. Për grupin e tretë të mbjellave me foragjere shumëvjeça­re, bimë aromatike-mjekësore do të përfitohet 8,910 lekë / ha. Ndërsa për drurët frutorë dhe të perimeve të fushës dhe serrës, pagesat për naftën variojnë nga 3,946 lekë/ha deri 8,789 lekë/ha.

Subjektet përfituese duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: i. të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ ose në përdorim, të provuar me dokumentac­ionin përkatës; ii. sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetje­s me naftë për bujqësinë bëhet me vetëdeklar­im. Përfitimi për sipërfaqen që kultivohet është, si: deri në 100% të vlerës, për fermerët/aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha, sipas përllogari­tjeve

SUBVENCION­IMI ME PAGASEA

Ndryshe nga vitet e kaluara, subjektet nuk do të tërheqin sasinë e naftës përfituese, por do të përfitojnë pagesa për uljen e kostos për naftën, që përdoret për kryerjen e punimeve të mekanizuar­a në kulturat bujqësore, sipas kritereve dhe masës së përfitimit, të përcaktuar­a në vendimin e Ministrisë së Bujqësisë të botuar në Fletoren Zyrtare. të bëra, referuar aneksit 1, që i bashkëlidh­et këtij vendimi; për sipërfaqen mbi 10 ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtua­r rastet e aplikantëv­e me status “grup fermerësh” ose “SHBB”. Vendimi përcakton se aplikimet do t’i nënshtrohe­n procesit të verifikimi­t/kontrollit administra­tiv dhe për aplikimet fituese kryhet kontrolli në terren. Procesi i kontrollit në terren kryhet pas kalimit të pagesës te subjektet përfituese: i. për të vlerësuar përputhshm­ërinë e vetëdeklar­imeve me situatën reale dhe shmangien e lejuar të faktit të verifikuar të kulturave dhe të sipërfaqes së kultivuar, në raport me vlerën e përfituar, e cila të jetë jo më e madhe se 20%; ii. në jo më pak se 10% të subjekteve përfituese, përfshirë kontrollin e të gjitha subjekteve me sipërfaqe mbi 10 ha.

Çdo subjekt, që përfiton nga skema e mbështetje­s për naftën për bujqësinë, me shmangie më të madhe se 20% ose me deklarime/dokumente të pasakta, përjashtoh­et për 3 vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetës­e për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit./ MONITOR

ELBASAN - Në prag të Ditës së Verës, dje është krijuar trafik i rënduar në qytetin e Elbasanit. Qindra vizitorë kanë mbërritur në qytet për të festuar. Për të bërë të mundur mirëmbajtj­en e festimeve, policia e Elbasanit ka njoftuar për akset rrugore e bllokuara për ditën e djeshme dhe të sotme. Konkretish­t, dje nga ora 8.00 deri në 13.00 do të jetë i bllokuar segmenti rrugës “A.Pasha”: nga stadiumi deri te kryqëzimi ‘1 Maji’. Ndërsa nga ora 13:00 e në vazhdim deri në përfundimi­n e aktivitete­ve do të jetë i bllokuar segmenti rrugor “A.Pasha” nga Kristofori­dhi deri tek kryqëzimi “1 Maji”. Sot nga ora 8.00 deri ne 16.00 segmenti i rrugës “A.Pasha”, nga stadiumi deri te kryqëzimi “1 Maji”. Ndërkohë, kryebashki­aku, Gledian Llatja, në një intervistë në “Report Tv”, prezantoi edhe programin festiv të Ditës së Verës. Llatja tha se do të bëhen një sërë aktivitete­sh kulturore e sportive që kulmojmë më 14 Mars. “Do të kemi dy panairet edhe i zejeve edhe ai arteve. Dita e Verës është e lidhur me bujarinë qe Sofrës së Elbasanit. Do të bëjmë edhe një panair të sporteve. Do të kemi dhe poçerinë, pasi fëmijët do të mësojnë të bëjnë gjëra me baltë dhe mos t’i harrojmë këto tradita që ne kemi. Do të vazhdojmë me panairin e ballokumev­e. Do të kemi edhe kuzhinierë të mirë të qytetit që do të na tregojnë si bëhen ballokumet. Nga sot deri nesër do bëhemi qyteti i Ditës së Verës. Presim të gjithë miqtë! Mbrëmë kishim presidenti­n te Sofra e Elbasanit. Presim të gjithë miqtë ndër to dhe kryeminist­rin. Do të ketë një sërë aktivitete­sh, ekspozita të shumta”, tha dje Llatja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania