Gazeta Shqiptare

Berisha: Berberi i Belindës u arrestua për të mbuluar vjedhje më të mëdha

Ish-kryeminist­ri: 1 km rrugë në sheshin “Shqiponja” ka kushtuar 30 mln euro “Vjedhjet me rrugë e tejkalojnë imagjinatë­n”

-

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ditën e 73-të të tubimit qytetar përmendi edhe arrestimin e Evis Berberit nga SPAK. Berisha tha se, arrestimi i drejtorit të ARRSH-së, u bë për të për të fshehur miliardat e vjedhura në rrugë nga Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri dhe suita e tyre. Berisha iu drejtua shqiptarëv­e në tubimin qytetar në “Rrugën e shpresës”, që të mos e humbasin kurrë fuqinë e krahasimit. Duke i bërë thirrje shqiptarëv­e, Berisha iu drejtua qytetarëve duke thënë që mos të mashtrohen nga aktet propagandi­stike dhe nga veprimet me të cilat Edi Rama kërkon të mbulojë vjedhjet e tij të tmerrshme.

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se arrestimi i Ervis Berberit, kreut të ARRSH-së, është bërë për të mbuluar vjedhjet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me punët publike.

“Berberi i Belindës është Taulanti i Erion Veliajt. 1 km rrugë në Sheshin Shqiponja ka kushtuar 30 mln euro”,tha Berisha, në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar.

Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha deklaroi se, gjatë qeverisjes së tij me 4 miliardë euro janë ndërtuar rreth 11 mijë kilometra rrugë. Sipas Berishës, Edi Rama ka vjedhur në këto vite 9 miliardë euro, në projektet e bëra në punët publike prej tyre. Berisha, deklaroi se nuk është vjedhur vetëm në ndërtimin e rrugëve, por është vjedhur kudo, në çdo sektor të kësaj qeverie të korruptuar. Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të çohen dhe ngrihen kundër kësaj qeverie në një betejë pa kthim, deri në rrëzimin e saj. Ish-kryeminist­ri Sali Berisha, në fjalën e tij nga ballkoni i banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, ka komentuar arrestimin e krahut të djathtë të ministres Belinda Balluku, Evis Berberi. Berisha theksoi se arrestimi i Berberit u bë që të justifikoh­en vjedhje edhe më të mëdha.

Pjesë nga fjala e ishkryemin­istrit Sali Berisha

Të dashur qytetarë, do u jap sonte disa shembuj për të kuptuar vjedhjen e tmerrshme që bën Edi Rama, Belinda Balluku dhe soji i tyre në punët publike, për të kuptuar se Berberi i Belindës është Taulanti i Erion Veliajt. Nuk është asgjë tjetër. Arrestohet Taulanti për të mbuluar vjedhjen gjer tani të 130 milionë euro me djegësin e Tiranës.

Për të mbuluar zhdukjen e 130 milionë eurove në konton bankare të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, para të paguara për incenerato­rin e Tiranës. Në një kohë, kur incenerato­rit nuk i gjendet nam as nishan, kur asnjëri nga 5 objektet nuk ekziston. Por këtë krim të madh pasi Dumanët dhe Krajët kanë mbushur valixhet me euro, duan ta mbyllin me Taulantin dhe një drejtor tjetër të bashkisë. E njëjta gjë zhvillohet me rrugët. Vjedhjet në rrugë e tejkalojnë imagjinatë­n.

Një km rrugë në sheshin “Shqiponja”, jo e re, por e rindërtuar, ka kushtuar 30 milionë euro.

Cilido nga ju le të lexojë sa ka kushtuar tre vite më parë autostrada Bjelli ManastirOs­ijek në Kroaci, e gjatë 17 kilometra, e gjerë 29 metra. Ka kushtuar 27 milionë euro. Po pse? Sepse standardi evropian nuk të lejon të ndërtosh me çmime false, që nuk i përmbajnë manualet. Sepse manualet e ndërtimit që llogarisin kostot e çdo materiali të përdorur për ndërtim, në vendet e BE e nxjerrin se në atë terren, ajo autostradë nuk kushton më shumë se 1.5 milionë euro kilometri. Si mund të kushtojë 30 milionë euro rindërtimi i një kilometri rrugë në dalje të Tiranës? Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Miqtë e mi, ja pse arrestohet Berberi, për të mbuluar Edi Ramën dhe Belindën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania