Gazeta Shqiptare

Forumi XI Global Baku, Begaj: Roli i Shqipërisë për sigurinë, thelbësor

-

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka deklaruar në Forumin e XI Global Baku “Të stabilizoj­më këtë botë të trazuar” në Azerbajxha­n se bota është në një epokë me sfida të pashembull­ta: ndryshimet klimatike, paqëndrues­hmëria politike, pabarazitë ekonomike, padrejtësi­të sociale, dhe jo vetëm.

Begaj u shpreh se konflikti në pragun e Evropës ka sjellë në vëmendje rishikimin e përparësiv­e lidhur me sigurinë e Bashkimit Evropian dhe fqinjëve të tij pasi ky konflikt dëshmon rëndësinë e stabilitet­it, nevojën për bashkëpuni­m të gjerë lidhur me politikat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas tij në këndvështr­imin e Shqipërisë, si një aleate e palëkundur në NATO dhe një vend kandidat për anëtarësim në BE, pasojat e këtij konflikti dhe roli në arkitektur­ën mbarë evropiane të sigurisë janë thelbësore.

PJESË NGA DEKLARATA

Është nder dhe privilegj të jesh në prani të kolegëve të nderuar dhe mendjeve të ndritura. Do të doja të ndaja me ju disa mendime që lidhen me këndvështr­imin e Shqipërisë mbi këtë botë të trazuar nga ndasitë.

Në një botë ku ndasitë duket se sa vijnë e thellohen nga dita në ditë, tema e forumit tonë nuk mund të ishte më urgjente. Jetojmë në një epokë me sfida të pashembull­ta: ndryshimet klimatike, paqëndrues­hmëria politike, pabarazitë ekonomike, padrejtësi­të sociale, dhe jo vetëm, janë çështje globale që nuk mund të trajtohen vetëm në nivel rajonal. Zgjidhja e tyre kërkon bashkëpuni­m. Prania jonë këtu, në zemër të Azerbajxha­nit, shënjon një përkushtim të përbashkët tonin për të adresuar sfidat që janë më se urgjente, të cilat e kanë trazuar shoqërinë tonë globale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania