Gazeta Shqiptare

Basha: Nuk ka dalë asnjë urdhër nga unë në 21 janar!

“Nuk i druhem hetimeve, s’kam gjë për të fshehur”

-

Lulzim Basha në një intervistë për “VOA” ka deklaruar se një bashkëpuni­m mes Edi Ramës dhe Sali Berishës po dëmton reformën zgjedhore. Basha u shpreh se listat e hapura, një zonë zgjedhore, votimi elektronik dhe vota e diasporës duhet të inkorporoh­en në të ardhmen në Shqipëri. Sipas tij PD nuk është përgjegjës­e për reformën zgjedhore, pasi për këto ndryshime duhet edhe miratimi i Partisë Socialiste. “Them me gojën plot se ajo që po ndodh nuk është në interesat e qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.I pyetur për përjashtim­in nga Partia Demokratik­e të Sali Berishës pas shpalljes së tij “nongrata” nga SHBA, Basha u shpreh “të luftosh për të vërtetën vjen me sakrifica dhe kosto të mëdha, por të mos luftosh për to është krimi më i madh që mund të bësh kur je në shërbimin publik dhe politikë, sepse dëmton interesat e tyre dhe varros shpresat për një të ardhme më të mirë”. Basha është pyetur edhe për nisjen e hetimeve për rastin e 21 janarit, duke thënë se nuk u druhet hetimeve të drejtësisë pasi sipas tij nuk ka asgjë për të fshehur. Ai theksoi se nga ana e tij si ministër i Brendshëm i kohës nuk ka dalë asnjë urdhër apo udhëzim për të qëlluar ndaj protestues­ve. “Nuk i druhem hetimeve për 21 janarin, kam kërkuar hetim transparen­t që në fillim. Është e qartë që rasti është përdorur për përfitime politike. Unë nuk komentoj vendimet e gjykatave. Është një lojë e pisët edhe me gjakun e viktimave të pafajshme. Kam kërkuar një hetim të plotë dhe transparen­t prej ditës së parë, nuk kam asgjë për të fshehur apo për t’iu trembur. Drejtësia duhet të veprojë e patrembur. Nuk ka dalë asnjë urdhër nga mua”,-u shpreh Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania