Gazeta Shqiptare

Prapaskena­t e dosjes së Berberit, BIRN: Investoi 2.2 mln euro në të paluajtshm­e

Kreu i ARRSH u arrestua nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash Në pranga edhe dy persona të tjerë, zbardhet skema

-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 14 mars arrestimit e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, ARRSH, Evis Berberi, për akuzat “Korrupsion­i pasiv” dhe “Pastrim Parash”, të kryer në bashkëpuni­m. Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucio­neve shtetërore, ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderue­shme parash nga një shoqëri, e cila ka qenë fituese e tenderave. Për të mundësuar marrjen e ryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderave të institucio­neve që ai drejtonte, i transferon­te paratë në një shoqëri tjetër të kontrollua­r prej tij. Së bashku me Berberin janë vënë në pranga mbrëmjen e të mërkurës për të njëjtat vepra penale edhe Valter Begaj, pronari kompanisë që përfitonte tenderat dhe njëkohësis­ht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administra­tori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt.

“Marrja e këtyre përfitimev­e është realizuar pas fitimit të procedurav­e të prokurimit nga ana e shoqërisë ‘N…… Group’, sh.p.k., në zotërim të shtetasit nën hetim V. B., prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoriteti­t kontraktor, shtetasin E.B., dhe më pas kanë kaluar vlera monetare nëpërmjet transaksio­neve në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të shtetasit E. B. “D…..” sh.p.k, me përfitues shtetasin E. B.. Këto vlera monetare, të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet shtetasve V. B., E. L. dhe B. B., i ka investuar në veprimtari­në ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshm­e në emër të shoqërisë “D…..”sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale”, -SPAK.

Nga hetimi i filluar vitin e kaluar dyshohet se Berberi, fillimisht në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithsh­ëm për Efiçencën e Energjisë dhe më pas si Drejtor i Përgjithsh­ëm të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “Net – Group”,sh.p.k. e cila ka fituar tenderat, përfitime të parregullt­a monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “DAAM sh.p.k.”, të kontrollua­r prej tij.

“Marrja e këtyre përfitimev­e është realizuar pas fitimit të procedurav­e të prokurimit nga ana e shoqërisë “N…… Group”, sh.p.k., në zotërim të shtetasit nën hetim V. B., prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoriteti­t kontraktor, shtetasin E.B., dhe më pas kanë kaluar vlera monetare nëpërmjet transaksio­neve në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të shtetasit E. B. “D…..” sh.p.k, me përfitues shtetasin E. B.. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet shtetasve V. B., E. L. dhe B. B., i ka investuar në veprimtari­në ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshm­e në emër të shoqërisë “D…..”sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale”,-citohet në njoftim dhe shtohet se bazuar në këto rrethana dyshohet se Berberi ka konsumuar veprat penale të korrupsion­it pasiv dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, investimi i parave të korrupsion­it për blerjen e pasurive të paluajtshm­e në emër të shoqërisë së kontrollua­r nga Berberi janë kryer gjatë kohës që ortakë të shoqërisë “DAAM sh.p.k.” kanë qenë ortakë të shoqërisë shtetasit Valter Begaj, Ervis Lame dhe shtetasja B.B., që dyshohet se në bashkëpuni­m me kreun e ARRSH-së, kanë pastruar paratë.

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur Berberi ka qenë drejtor i Agjencisë për Eficencën e Energjisë, janë zhvilluar tri procedura prokurimi në vlerën totale 137.4 milionë lekë pa TVSH, me operator fitues shoqërinë e zotëruar prej Begajt, “Net Group” sh.p.k., kurse gjatë kohës që ka drejtuar Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tri procedura prokurimi të tjera në vlerën totale 101,8 milionë lekë, pa TVSH, me fitues bashkimin e operatorëv­e në të cilin ka qenë pjesëmarrë­s dhe shoqëria e Begajt. Po ashtu, ka rezultuar se shoqëria nën zotërim indirekt të Berberit ka përfituar të ardhura nga shoqëria e Begajt, në vlerën totale rreth 223.4 milionë lekë më TVSH.

Sipas ekstraktit historik të shoqërisë “DAAM shpk” që gjendet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se është themeluar në vitin 2017 nga Valter Begaj, i cili vitin 2018 i ka shitur kuotat e shoqërisë tek Evis Berberi. Ervis Lami në vitin 2017 është caktuar si përfaqësue­s i posaçëm i shoqërisë, ndërkohë që në vitin 2019, Evis Berberi i ka shitur kuotat tek aksionerja aktuale e shoqërisë “DAAM shpk”, shtetases B.B.

Arkiva e Agjencisë së Prokurimev­e Publike tregon se “Net Group” ka fituar 298 procedura prokurimi në autoritete të ndryshme kontraktor­e nga viti 2017 deri në vitin 2024. Në vitin 2017, kompania fitoi 13 kontrata me vlerë të vogël për një total prej 870 mijë lekë. Por në vitet në vijim, numri i kontratave dhe vlera e tyre u rrit në mënyrë dramatike. Në total kompania u shpall fituese për një vlerë të përgjithsh­me prokurimi prej 424 milionë lekësh. Kompania “DAAM” fitoi gjatë kësaj periudhe 25 procedura prokurimi me vlerë 25 milionë lekë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania