Gazeta Shqiptare

PD kërkoi hetim për tenderin, qeveria: Personi nuk është i njëjti me zyrtarin e akuzuar

-

Ministria për Administra­tën Publike dhe Antikorrup­sion përmes një deklarate për shtyp ka përgënjesh­truar akuzat e Partisë Demokratik­e në adresë të Petrit Imerajt, Koordinato­rit të AntiKorrup­sionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Ministria shprehet se PD ka publikuar sot një denoncim me fokus kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, ku mes të tjerash, ka kërkuar të hetohet një tender që sipas saj i është dhënë shoqërisë “HTSH shpk” me pronar Petrit Imerajn. Sipas tyre personi i cituar në regjistrat e QKB, si pronar i shoqërisë “HTSH shpk” me emër Petrit Imeraj, nuk është i njëjti individ me Koordinato­rin e Antikorrup­sionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Reagimi i plotë: Mirëmbrëma! Përmes kësaj komunikate, ju bëjmë me dije se Ministri i Shtetit për Administra­tën Publike dhe Antikorrup­sion përgënjesh­tron akuzat e Partisë Demokratik­e në adresë të Z. Petrit Imeraj, Koordinato­rit të AntiKorrup­sionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Sot përmes një njoftimi për shtyp, Partia Demokratik­e ka publikuar një denoncim me fokus kryetarin e Bashkisë Tropojë, Z. Rexh Byberi, ku mes të tjerash, ka kërkuar të hetohet një tender që sipas saj i është dhënë shoqërisë “HTSH shpk” me pronar Z. Petrit Imeraj. Gjejmë me vend të qartësojmë se personi i cituar në regjistrat e QKB si pronar i shoqërisë “HTSH shpk” me emër Petrit Imeraj, nuk është i njëjti individ me Koordinato­rin e Antikorrup­sionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Identiteti i tyre është lehtësisht i verifikues­hëm si nga të dhënat publike të QKB, ashtu edhe nga Regjistri i Gjendjes Civile.

Ju falënderoj­më paraprakis­ht për mirëkuptim­in!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania