Gazeta Shqiptare

“Vetting”/ Si u përdor ARRSH-ja dhe Evis Berberi për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku?

“Vetting” në “News24”/ ‘zbërthen’ vendimet e dyshimta të Belinda Ballukut! Dritëhijet e koncesioni­t të “Rrugës së Arbrit” dhe konflikti i interesit i lejuar nga Ministria e Infrastruk­turës Në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Deripaska! KLSH liston s

-

“Kontratës së Rrugës Arbrit, nuk i është shtuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, vazhdojmë, sot dhe kësaj dite dhe operojmë me të njëjtën sasi parash siç është nënshkruar kontrata”, kjo është deklarata e zëvendëskr­yeministre­s, Belinda Balluku në 22 gusht 2022.

Zv.kryeminist­rja Balluku premtoi se nuk do të rriten shpenzimet për buxhetin e shtetit për Rrugën e Arbrit edhe pse tuneli do të jetë më i gjatë dhe se do ketë zgjatim rrugësh. Por pas këtij premtimi, çdo ekspert i ekonomisë ishte përballë një pyetje: Si është e mundur që nuk do të paguajmë kosto shtesë për rrugën, kur kompanisë private do t’i zgjaten afatet dhe kur gjatësia e tunelit nuk do të jetë e njëjta me projektin e miratuar?!

Sipas inxhinieri­t Spartak Tarka: “Sa më shumë të shtyhet projekti i përfundimi­t të një rruge, aq më shumë, aq më e vështirë bëhet edhe përfundimi i saj, pasi dalin probleme nga më të ndryshmet, të karakterit gjeologjik, shto këtu edhe kushtet natyrore që i nënshtrohe­t gjurma e rrugës.”

Ku evidentohe­n shkeljet e Belinda Ballukut? “Vetting” sjell në këtë episod, disa të vërteta të fshehura nga numri dy i qeverisë, njëherësh ministrja e linjës, të cilat lidhen me aferat me Rrugën e Arbrit, të fshehta që kanë sjellë kosto shtesë edhe për kohëzgjatj­en e punimeve edhe për buxhetin e shtetit- shtesa dhe buxhete të miratuara nga vetë zv.kryeminist­rja Balluku. Një projekt i pambaruesh­ëm që i përket edhe zonës së patronazhi­t të vet politik dhe elektoral.

Në qendër të këtij zbulimi nga “Vetting” është gropa financiare e shkaktuar prej këtij projekti, por gjenden edhe kompani, të cilat në konflikt të mundshëm interesi, kanë përfituar tendera nga Ministria e Infrastruk­turës, për supervizim­in e koncesioni­t të Rrugës së Arbrit.

Rruga ngjitëse e karrierës së Ballukut deri te numri 2 i qeverisë dhe hijet financiare rreth saj

Në vitin 2004, Belinda Balluku do t’i bashkohej stafit të Bashkisë së Tiranës, me Edi Ramën si kryebashki­ak, në rolin e këshilltar­es për Marrëdhëni­et me Publikun. Me ardhjen e kryeminist­rit Edi Rama në pushtet, nga shtatori 2013 deri në dhjetor 2018, Belinda Balluku do të mbante postin e Drejtores së Përgjithsh­me të ALBCONTROL-it.

Në 17 janar 2019, pushteti politik i Ballukut do të rritej në mënyrë eksponenci­ale, duke u emëruar ministre e Infrastruk­turës dhe Energjisë dhe në prill 2021, ajo do të fitonte mandatin si deputete e Partisë Socialiste.

Pushteti i ministres do të kulmonte në fillim të gushtit 2022, kur kryeminist­ri Edi Rama do ta propozonte si zv. kryeminist­re, duke marrë nën zotërim edhe Ministrinë e Rindërtimi­t që drejtohej nga paraardhës­i i saj, tashmë në kërkim, Arben Ahmetaj.

Gjatë kohës që ka qenë në Ministrinë e Infrastruk­turës, Balluku do të firmoste disa nga koncesione­t dhe projektet më të rëndësishm­e të qeverisë. Ajo do të monitoront­e dhe do të kryente pagesat për kontratat e incenerato­rëve, të cilat vazhdojnë të rezultojnë një nga aferat më të mëdha me abuzimin e fondeve publike.

Por disa prej projekteve të miratuara nga ministrja Balluku kanë qenë në qendër të akuzave nga opozita shqiptare si afera korruptive, si rasti i portit të Durrësit. Koncesione­t e firmosura nga vetë Balluku kanë marrë vëmendje prej kostove të shtuara dhe zgjatjen ciklike të afateve për punimet e Rrugës së Arbrit.

Sakaq në qendër të hetimeve nga SPAK është edhe një nga bashkëpunë­torët e saj më të ngushtë, kreu i ARRSH-së Evis Berberi, i cili u arrestua nga

Prokuroria e Posaçme për Korrupsion dhe Pastrim Parash.

Edhe pse janë shkelur afatet për rrugët, janë rritur kostot për shumicën e këtyre projekteve, numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, e cila de facto është vendimmarr­ëse, ka qenë jashtë vëmendjes së denoncimit publik. Për arsye të pashpjegua­ra opozita e copëzuar politike e vendit ka qenë e përçarë edhe në qëndrimet ndaj dëmeve në buxhetin e shtetit nga ministria që drejton zonja Balluku.

Konkretish­t si Rithemelim­i, por edhe Partia e Lirisë, nuk kanë ngritur zërin për kostot e pafundme të rrugëve, nuk kanë kërkuar qoftë edhe një interpelan­cë me këtë ministre. Ndërkohë që bëmat financiare për rrugët e pambaruara shënojnë shifra rekord në historinë e buxhetimit publik për gjithë dekadat e pas viteve 1990.

E vetmja pasqyrë që nxjerr fytyrën abuzuese, është Kontrolli i Lartë i Shtetit. Raportet e KLSH-së, të lëna jashtë vëmendjes së institucio­neve apo edhe mediave, zbulojnë arsyet e kësaj heshtjeje. Aty zbulohet se zv.kryeminist­rja Balluku ka toleruar zbatimin e koncesioni­t/PPP të hekurudhës për linjat Fier – Ballsh dhe Fier – Vlorë.

Kontrata koncesiona­re “Për dhënien me koncesion të rehabiliti­mit, operimit dhe transferim­it të rrjetit të transporti­t hekurudhor në linjat Fier – Ballsh dhe Fier – Vlorë” është fituar nga bashkimi i kompanive “ALB-STAR” sh.p.k & “MATRIX KONSTRUKSI­ON” në shtator 2015, të cilat për zbatimin e këtij projekti do të bashkëthem­elonin koncesiona­rin “ALBRAIL”.

Në shkurt 2016, Ministria e Transporti­t dhe Infrastruk­turës do të lidhte kontratën me kompaninë “ALBRAIL”. Por lidhja e kësaj kontrate ka një prapaskenë, pasi njëri nga aksionerët e kësaj kompanie, A. L, rezulton i biri i ish- deputetes dhe zv.kryetares së Kuvendit të Shqipërisë në momentin e lidhjes së kontratës.

Ky rast ngre dyshime të forta për konflikt interesi dhe kontrata është firmosur nga ish- ministri Edmond Haxhinasto, bashkëthem­elues i ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, ku është zv.kryetar i saj.

KLSH argumenton se Ministria e Infrastruk­turës, në kohën që drejtohet nga Balluku, nuk ka dërguar në Ministrinë e Financave pasqyrat financiare vjetore të vitit paraardhës për aktiviteti­n e koncesiona­rit. Gjithashtu, audituesit konfirmojn­ë se nuk ka pasur raportime për ecurinë e zbatimit të kësaj kontrate, duke qenë në kundërshti­m me përcaktime­t në Udhëzimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.35, datë 12.12.2019.

HISTORIA E KONCESIONI­T

Përtej dritëhijev­e për realizimin e punimeve, vetë ideja për projektimi­n dhe nisjen e garës për projektin e “Dhënie me koncesion/PPP i “përmirësim­it, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtj­es së Rrugës së Arbrit” ka prapaskena të tjera.

Ndërtimi i aksit me gjatësi 54 kilometra që lidh Tiranën me Dibrën nëpërmjet kontratës koncesiona­re me kompaninë ‘Gjoka Konstruksi­on’, filloi në vitin 2018. Ky projekt parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi, e cila kalon në një rrugë me gjashtë tunele dhe dy ura të larta.

Më 12 prill 2017, qeveria shqiptare do të miratonte një bonus prej 10 pikësh për kompaninë “Gjoka Konstruksi­on” për propozimin e pakërkuar për Rrugën e Arbrit.

Më 31 tetor 2017, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, nën drejtimin e Damian Gjiknurit, do të shpallte fitues “Gjoka Konstruksi­on” me ofertë 40 miliardë lekë me TVSH ose 400 milionë euro, e cila krijoi kompaninë “Gjoka 87” për koncesiona­rin.

Por çfarë e lidh Ballukun me këtë projekt?

KONFLIKTET E MUNDSHME TË INTERESIT

Paralelish­t me lidhjen e kontratës koncesiona­re për Rrugën e Arbrit, në nëntor 2018, do të shpallej edhe fituesi nga Ministria e Infrastruk­turës për shërbimet inxhinieri­ke të pavarura për zbatimin e kësaj kontrate.

Ky tender u fitua nga bashkimi i kompanive “GR ALBANIA” dhe “GAUFF GmbH & Co Engineerin­g” me ofertë 535 milionë lekë me TVSH ose 5.4 milionë euro.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se në vitin 2022 është bërë shtesë për këtë kontratë. Por vazhdimi i kontratës me “GR ALBANIA” ngre pikëpyetje për konflikte interesi nga kjo kompani. Në 20 shtator 2017, bashkimi i kompanive “Alb- Star”, “AGNA SHA” dhe “GR ALBANIA” do të themelonin kompaninë “GRABOVA HYDROPOWER”, pasi sapo kishin fituar kontratën koncesiona­re për ndërtimin, operimin dhe transferim­in e hidrocentr­alit Grabovë 1 nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë.

Megjithatë në vitin 2021, ekuilibrat brenda kompanisë koncesiona­re “GRABOVA HYDROPOWER” do të ndryshonin.

Në 5 prill 2021, “Gjoka Konstruksi­on” do të blinte 34% të aksioneve nga kompania “Alb-Star” për kontratën e hidrocentr­alit me afat përdorimi 35 vite.

Pra, zyrtarisht prej prillit 2021, kompania “GR ALBANIA”, e cila supervizon punimet e kompanisë “Gjoka Konstruksi­on” për Rrugën e Arbrit është në ortakëri me këtë të fundit. Madje merr një shtesë prej 558 milionë lekësh (të vjetra) nga Ministria e Infrastruk­turës për të mbikëqyrur punimet e kompanisë, me të cilën po ndërton një hidrocentr­al.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Eduart Gjokutaj, institucio­net duhet të jenë më të vëmendshme ndaj këtyre rasteve.

“Realisht është një problem i atyre që organizojn­ë gjithë këtë garë, tendera me para publike që jepen ndërmarrje­ve. Natyrshëm që është edhe një dobësi institucio­nale në raste mos verifikimi­t fillestar apo paraprak dhe nga ana tjetër edhe investigim­it kur nuk ka përputhshm­ëri të fondeve me investimin”, deklaron Gjokutaj për “Vetting”.

Dyshimet për shkeljen e procedurav­e me tenderët bien mbi Ministrinë e Infrastruk­turës, sepse, sa herë që transferoh­en aksionet e një kontrate koncesiona­re, kompanitë kanë si detyrim të njoftojnë ministrinë për ndryshimet e ndodhura.

Por ky tender nuk është i vetmi që ngre pikëpyetje për konfliktet e interesit.

KONFLIKTET E MUNDSHME TË INTERESIT

Paralelish­t me lidhjen e kontratës koncesiona­re për Rrugën e Arbrit, në nëntor 2018, do të shpallej edhe fituesi nga Ministria e Infrastruk­turës për shërbimet inxhinieri­ke të pavarura për zbatimin e kësaj kontrate.

Ky tender u fitua nga bashkimi i kompanive “GR ALBANIA” dhe “GAUFF GmbH & Co Engineerin­g” me ofertë 535 milionë lekë me TVSH ose 5.4 milionë euro.

GR ALBANI TENDERI 2018 PËR RRUGËN E ARBRIT MBIKËQYRJE “GJOKA KONSTRUKSI­ON”

Nga të dhënat zyrtare rezulton se në vitin 2022 është bërë shtesë për këtë kontratë. Por vazhdimi i kontratës me “GR ALBANIA” ngre pikëpyetje për konflikte interesi nga kjo kompani. Në 20 shtator 2017, bashkimi i kompanive “Alb- Star”, “AGNA SHA” dhe “GR ALBANIA” do të themelonin kompaninë “GRABOVA HYDROPOWER”, pasi sapo kishin fituar kontratën koncesiona­re për ndërtimin, operimin dhe transferim­in e Hidrocentr­alit Grabovë 1 nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë.

Megjithatë në vitin 2021, ekuilibrat brenda kompanisë koncesiona­re “GRABOVA HYDROPOWER” do të ndryshonin.

Në 5 prill 2021, “Gjoka Konstruksi­on” do të blinte 34% të aksioneve nga kompania “Alb-Star” për kontratën e hidrocentr­alit me afat përdorimi 35 vite.

TRANSFERIM­I “GJOKA KONSTRUKSI­ON” ALB-STAR

Pra, zyrtarisht prej prillit 2021, kompania “GR ALBANIA”, e cila supervizon punimet e kompanisë “Gjoka Konstruksi­on” për Rrugën e Arbrit është në ortakëri me këtë të fundit. Madje merr një shtesë prej 558 milionë lekësh (të vjetra) nga Ministria e Infrastruk­turës për të mbikëqyrur punimet e kompanisë, me të cilën po ndërton një hidrocentr­al.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Eduart Gjokutaj, institucio­net duhet të jenë më të vëmendshme ndaj këtyre rasteve.

“Realisht është një problem i atyre që organizojn­ë gjithë këtë garë, tendera me para publike që jepen ndërmarrje­ve. Natyrshëm që është edhe një dobësi institucio­nale në raste mos verifikimi­t fillestar apo paraprak dhe nga ana tjetër edhe investigim­it kur nuk ka përputhshm­ëri të fondeve me investimin”,- deklaron Gjokutaj për “Vetting”.

Dyshimet për shkeljen e procedurav­e me tenderat bien mbi Ministrinë e Infrastruk­turës, sepse sa herë që transferoh­en aksionet e një kontrate koncesiona­re, kompanitë kanë si detyrim të njoftojnë Ministrinë për ndryshimet e ndodhura.

Por ky tender nuk është i vetmi që ngre pikëpyetje për konfliktet e interesit.

EVIS BERBERI KAMUFLOI BELINDA BALLUKUN PËR RRUGËN E ARBRIT

Më 2 gusht 2022, publikisht zv. kryeminist­rja Balluku u tha shqiptarëv­e se nuk do të kishte rritje kostosh për Rrugën e Arbrit nga buxheti i shtetit.

Por një muaj pas deklaratës, ministrja Balluku nëpërmjet shkresës nr. 4014/16 më 7 shtator 2022, kishte miratuar transferim­in e fondeve te Autoriteti Rrugor Shqiptar, nën drejtimin e Evis Berberit.

Berberi nëpërmjet këtij financimi do të hapte garën për dy tendera me fond limit 2.3 miliardë lekë ose 23 milionë euro, për dy akse të ndryshme të Rrugës së Arbrit. Këto investime publike nga kompanitë private kanë ngritur pikëpyetje mbi specifikat ligjore, se si do të mbivendose­n këto punime mbi kontratën e koncesiona­rit.

SHKRESA E MINISTRES BALLUKU PER FONDET PËR BERBERIN

Inxhinieri Spartak Tarka shprehet se duke qenë 3 – 4 sipërmarrë­s për ndërtimin e kësaj rruge ndahet përgjegjës­ia.

Tarka shton se në këtë kuadër, rruga ka pasur dëmtime dhe ka pasur edhe mungesë të sigurisë rrugore.

Nëpërmjet fondeve të reja, ARRSH-ja do të hapte garën për tenderin “Sistemimi dhe rivitalizi­mi i skarpateve në Plani i Bardhë” me fond limit 1 miliardë e 170 milionë lekë, i cili shtrihet mbi Rrugën e Arbrit.

Në nëntor 2022, kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, do të shpallte fitues konsorcium­in e kompanive “SELAMI”, “COMPANY RIVIERA 2008” dhe “GARDEN LINE” me ofertë 1 miliardë e 375 milionë lekë me TVSH ose rreth 14 milionë euro.

Nga burimet zyrtare, “SELAMI” shpk është kompani e nënkontrak­tuar nga “Gjoka Konstruksi­on” për punimet në Rrugën e Arbrit.

TENDERI PLANI I BARDHE, SELAMI FITUESI, OPEN DATA

Pyetja që shtrohet nga ekspertët e prokurimev­e në këtë rast është:

Si është e mundur që kompania që është nënkontrak­tuar nga koncesiona­ri garon me këtë të fundit në një tender për të njëjtin aks?

Pjesëmarrj­a e dy kompanive në një tender publik, të cilat janë duke zhvilluar bashkë një projekt tjetër publik, ngre dyshime për konflikt interesi dhe vendos në pikëpyetje rolin e ARRSH-së.

Ka qenë vetË Ministria e Infrastruk­turës, e cila për “Vetting” ka konfirmuar se “SELAMI” shpk është nënkontrak­tuar nga koncesiona­ri i Rrugës së Arbrit.

Në skenë del përsëri kompania “GR ALBANIA”, në pronësi të Gentjan Filajt dhe Reald Mansakut, e cila ka fituar tenderin për supervizim­in e kësaj rruge, ndërkohë që ka qenë duke supervizua­r koncesiona­rin në të gjithë gjatësinë e këtij aksi.

BALLUKU RISHIKOI BUXHETIN PËR RRUGËN E ARBRIT

Premtimet e zv.kryeminist­res, Balluku për Rrugën e Arbrit nuk janë shkelur vetëm me afatet, të cilat kanë shtyrë punimet për ndërtimin e tunelit të Murrizit me 20 muaj.

Një muaj pasi Balluku transferoi fondin për ARRSH-në, ky institucio­n do të shpallte tenderin për sistemimin dhe rivitalizi­min e skarpatave në Shkallën e Tujanit me vlerë 1 miliard e 112 milionë lekë ose 11 milionë euro.

Ky aks, ashtu si Plani i Bardhë shtrihet në Rrugën e Arbrit dhe gara për këtë tender është finalizuar në nëntor 2022 me ofertë fituese nga konsorcium­i i kompanive “Ante-Group”, “FERRO BETON-CONSTRUCTI­ON CO” dhe kompanisë turke “BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SANAYI VE TICARET” me vlerë 1 miliard e 335 milionë lekë me afat 18 muaj.

Por nga kërkimet në terren zbulohet se tabela e punimeve për këtë projekt është me afat 13 muaj, duke ngritur pikëpyetje se si janë ndryshuar afatet për këtë kontratë. Ky segment të krijon përshtypje­n e legjendës së murimit, sa herë ka reshje të rrëmbyeshm­e dhe vërshime gurësh nga pjerrinat ndanë Rrugës së Arbrit.

Në total, nga Ministria e Infrastruk­turës, nëpërmjet Evis Berberit janë tenderuar 27 miliardë lekë me TVSH ose 27 milionë euro vetëm për Rrugën e Arbrit, duke përdorur kompani private, për të fshehur shtimin e kostos.

Megjithatë sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Ministrinë e Financave, çelja e fondeve për dy tenderat e finalizuar nga ARRSH-ja për akset në Rrugën e Arbrit nuk kanë qenë pjesë e projektbux­hetit afatmesëm dhe as pjesë e listës së investimev­e publike.

Edhe pse raporti ngarkon me përgjegjës­i Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, mbledhja e Këshillit të Ministrave për rishikimin e buxhetit është drejtuar nga zv. kryeminist­rja Balluku, e cila ka firmosur ndryshimet në buxhetin e 2022.

NDRYSHIMI I BUXHETEVE, VKM NGA BALLUKU

Konkretish­t, më 29 dhjetor 2022, me anë të aktit normativ nr.19, Këshilli i Ministrave nën drejtimin e Ballukut ka rishikuar buxhetin e shtetit. Këto ndryshime janë kritikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka deklaruar se miratimi i akteve normative është bërë në tejkalim afati dhe pa analiza të detajuara nga Ministria e Financave.

Duhet theksuar se këto fonde nuk kanë qenë të parashikua­ra në projektbux­hetin afatmesëm, e megjithatë lidhja e këtyre kontratave nga Evis Berberi është bërë në shkelje të afateve sipas audituesve.

Vrulli i Ministrisë së Infrastruk­turës për fondet shtesë të Rrugës së Arbrit ka zbuluar detaje të reja. Nga të dhënat e thesarit, të përpunuara nga Open Data rezulton se ARRSH-ja ka realizuar 99% të pagesave drejt kompanisë “SELAMI” shpk për kontratën e Planit të Bardhë me vlerë 1.3 miliardë lekë, gati 6 muaj përpara përfundimi­t të projektit.

Por ndryshe vijojnë pagesat për Shkallën e Tujanit, ku kompanitë që kanë fituar projektin kanë marrë 880 milionë lekë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Megjithatë përtej dyshimeve për korrupsion, ajo që ngre pikëpyetje të forta është shfaqja e influencës ruse, jo vetëm në sektorin e energjetik­es, por edhe tek fondet për rrugët.

Nga kërkimet e “Vetting” rezulton se kompania “GR ALBANIA” është në ortakëri me kompaninë ‘TREMA ENGINEERIN­G 2", e cila ka si aksioner bilionerin rus Oleg Deripaska, një nga aleatët më të ngushtë të Presidenti­t Vladimir Putin.

Për herë të parë, Deripaska iu nënshtrua sanksionev­e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018. Prej asaj periudhe, administra­ta amerikane pretendon se Deripaska iu shmang sanksionev­e në mënyra të ndryshme, duke përdorur kompani guaskë për të fshehur aktivitete­t e tij. Ndërkohë që Shqipëria ishte një nga vendet që e ka mbyllur qiellin dhe tokën për Rusinë, pas luftës së nisur në Ukrainë, oligarkët rusë përfitojnë nga burimet energjetik­e apo resurset në vendin tonë.

MINISTRJA ‘FLUTURUESE’

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit. Ministrja Balluku nuk justifikon me letra as udhëtimet jashtë vendit, të cilat ngrenë dyshime nëse kanë qenë për turizëm apo për punë me taksat e shqiptarëv­e?

KLSH: Nuk ekziston asnjë dokument zyrtar për udhëtimet e Ballukut

Në shtator 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të publikonte një raport për Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë për periudhën nga 1 gushti 2018 deri në 31 dhjetor 2021.

Një detaj i rëndësishë­m që bie në sy nga raporti janë udhëtimet e Ballukut dhe stafit, ku KLSH-ja zbulon se Ministria e Infrastruk­turës nuk ka dorëzuar dokumentet që provojnë takimet zyrtare, për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombët­are.

SIPAS KLSH MIE:

“Në të gjithë urdhër-shpenzimet e blerjes së biletave të transporti­t ajror ndërkombët­ar të përzgjedhu­ra për t’u audituar nga grupi i auditimit, si dhe në disa urdhër-pagesa të shërbimeve-dieta jashtë vendit të punonjësve, të likuiduara nëpërmjet arkës, u konstatua mungesa e ftesës së vendit pritës.”

UDHETIMET E BALLUKUT, RAPORTI KLSH-SË PËR MIE, PA FTESË ZYRTARE

Si pasojë, mungesa e dokumentac­ionit për ftesën është në kundërshti­m me ligjin, rrjedhimis­ht kemi dyshime për shpërdorim të parave publike për udhëtimet jashtë vendit.

Përveç mungesës së dokumentac­ionit, nga auditimi i KLSH-së evidentohe­n shkelje ligjore që ngarkojnë me përgjegjës­i Ministrinë e Infrastruk­turës, kryesisht ministren Belinda Balluku dhe paraardhës­in e saj, Damian Gjiknurin. Kujtojmë se në 17 janar 2019, në këtë post është emëruar Balluku, duke përfshirë më së shumti në auditim periudhën që institucio­ni është drejtuar nga kjo e fundit.

KLSH PËR MIE-SË

“Subjekti i audituar (MIE), në disa raste nuk ka vepruar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, të cilat kanë shërbyer si kritere vlerësimi, duke u evidentuar mangësi në përcaktimi­n e kritereve të vendosura në procedurat e prokurimit, në monitorimi­n dhe zbatimin e kontratave, mangësi në zbatimin e kontratave koncesiona­re; mangësi në vlerësimin nga “Komisionet e Vlerësimit të Aplikimeve për miratimin e impianteve fotovoltai­ke/eolike”

Për më tepër, raporti evidenton parregulls­i në plotësimin e pasqyrave financiare dhe zbatimin e ligjeve në fuqi.

GABIMET E BALLUKUT NË LLOGARITJE

Por çfarë shkruhet në kontratën koncesiona­re për Fierin?

Në kontratë shkruhet se Njësia e Zbatimit të Projektit është e përbërë nga dy përfaqësue­s nga Autoriteti që ka lidhur kontratën, në këtë rast 2 përfaqësue­s nga Ministria e Mjedisit, 1 përfaqësue­s nga Ministria e Infrastruk­turës dhe dy zyrtarë nga Bashkia e Fierit.

Por gjatë Komisionit Hetimor në momentin që deputetja e opozitës, Dhurata Çupi ka pyetur Ballukun për kompetenca­t e Ministrisë së Infrastruk­turës mbi Njësinë e Zbatimit të Projektit, diskutimi për këtë çështje i shpëtoi mikrofonit.

Nga të dhënat e siguruara për dosjen e incenerato­rëve bie në sy fakti se në hije qëndrojnë anëtarët e Njësisë së Zbatimit të Projektit, të cilët kanë përgjegjës­i për monitorimi­n e kontratës nga Ministritë dhe Bashkitë.

Një detaj i vogël por i rëndësishë­m, nga ku SPAK mund të zgjeronte rrethin e personave që kanë lejuar shpërdorim­in e parave publike, në lidhje me pagesat për shërbimeve të pakryera.

Për më tepër, opozita shqiptare ka pasur rezerva në këtë drejtim, pasi sipas tyre, SPAK mund të kishte bërë më shumë me hetimet.

Vetëm për incenerato­rin e Elbasanit, në total janë paguar rreth 31 milionë euro nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, si dhe nga Ministria e Infrastruk­turës.

Ndërkohë shifrat për incenerato­rin e Fierit sipas pagesave të thesarit nga Open Data shkon rreth 33 milionë euro.

Në lidhje me mbetjet urbane, Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon se raporti i dorëzuar nga Ministria e Infrastruk­turës te Ministria e Ekonomisë është jashtë afateve.

Nga dokumentet evidentohe­t se diferenca midis shpenzimev­e që ka deklaruar Ministria e Infrastruk­turës dhe asaj që realisht është kryer, rezulton 1 miliard e 338 milionë lekë ose 13 milionë euro për mbetjet urbane.

Për incenerato­rin e Fierit dhe të Elbasanit, ishministr­i i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist, Alqi Bllako si dhe tre administra­torët e kompanive të incenerato­rëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë dënuar për vepra penale të lidhura me aferën e incenerato­rëve, ndërsa ish zv. kryeminist­ri Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombët­ar nga SPAK.

Audititi i KLSH ka evidentuar edhe dëm ekonomik në tendera, ku gabimet e Ministrisë së Infrastruk­turës kanë sjellë keqllogari­tje të fondeve publike.

Një ndër këto tendera, është kontrata për shërbimet inxhinieri­ke të pavarura për zbatimin e projektimi­t, ndërtimit dhe mirëmbajtj­es së rrugës Porti i Jahteve-Bypass Orikum, Dukat.

Sipas audituesve, kjo procedurë ka rezultuar me keqllogari­tje të fondit limit.

Në raport theksohet se ky gabim nga Ministria e Infrastruk­turës u ka kushtuar taksapague­sve shqiptarë 156 milionë lekë ose rreth 1.6 milionë euro më shumë.

SIPAS KLSH-SË MIE:

“Sa më sipër vlera për shpenzimet e rimbursues­hme prej 155,695,418 lekë me TVSH (186,930,000 lekë -31,234,582 lekë) është e paargument­uar dhe e pajustifik­uar mbi bazat ligjore nga grupi i hartimit të specifikim­eve dhe fondit limit, vlerë e cila është përfituar padrejtësi­sht nga sipërmarrë­si i “Shërbimeve inxhinieri­ke të pavarura për zbatimin e kontratës koncesiona­re/PPP” në dëm të buxhetit të shtetit” thuhet në dokumentin e KLSH.

Dyshimet për korrupsion me këtë tender përforcohe­n kur zbulojmë mënyrën se si është bërë gara për tenderin në vitin 2021.

Në garë kanë marrë pjesë 6 kompani, por 5 janë skualifiku­ar nga Ministria e Infrastruk­turës pasi nuk plotësonin kushtet, duke e shënuar tenderin me flamur të kuq me indicie për fitues të paracaktua­r.

Më 4 maj 2021, skualifiki­mi i konkurrent­ëve ka shpallur automatiki­sht fitues bashkimin e kompanive “Gjeokonsul­t & Co” në pronësi të Xhevahir Mustafës dhe “Geosat Group”, me ofertë 1 milionë lekë më pak se fondi limit. Kujtojmë se “Gjeokonsul­t & Co”, është e njëjta kompani që ka marrë në mbikqyrje kontratën për Shkallën e Tujanit, e akorduar përtej parashikim­eve të buxhetit për Rrugën e Arbrit.

KLSH-ja është ndalur edhe mbi shpronësim­et dhe procedurat e kryera nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Agjencia Shtetërore e Shpronësim­it, ku sipas audituesve nuk janë ndjekur praktikat e negocimit.

Konkretish­t në aktet nënligjore që rregullojn­ë procesin për shpronësim­et dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik nuk janë përditësua­r me qëllim përshtatje­n e tyre me ndryshimet ligjore.

Nga dokumentac­ioni rezultoi se përgjatë periudhës së auditimit, Ministria e Infrastruk­turës dhe Agjencia Shtetërore e Shpronësim­it kanë zhvilluar 187 procese gjyqësore për shpronësim­in, të cilat sipas KLSH-së nëse do të kishin ndjekur praktikën e negociatav­e, do të sillnin ulje të faturës së shpronësim­it për buxhetin e shtetit.

Ndërkohë që incenerato­rët kanë “djegur” vetëm para, rrugët financohen e ri financohen pa plane të qarta. Por shkeljet dhe dëmet e shkaktuara nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë kanë cenuar drejtpërdr­ejt buxhetin e shtetit duke u bërë një barrë e rëndë për shqiptarët.

Megashkelj­et në proceset e tenderave, koncesione­ve dhe sidomos rishqyrtim­et e buxheteve financiare për projektet rrugore të pasqyruara në raportet e KLSH, nuk eklipsojnë edhe auditimet e fundit nga KLSH-ja.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania