Gazeta Shqiptare

Zbardhet skema/ Si Evis Berberi bleu kompaninë e biznesmeni­t për 800 euro dhe e shiti tek i njëjti person për 1.7 mln euro

I gjenden piktura të shtrenjta në banesë, Berberi “hiqet” si artist: I kam blerë vetë Transaksio­net hap pas hapi/ Si Berberi investoi 1 mijë euro dhe futi në xhep 500 mijë euro brenda pak muajsh

-

Drejtori i Përgjiths hëm i Autoriteti­t Rrugor shqiptar Evis Berberi, u përfshi në një skandal të shumëfisht­ë, ku rezulton si pjesëmarrë­s në një skemë të dyshuar si fiktive për ndërrimin e pronësisë së një firme projektimi dhe mbikëqyrje punimesh ndërtimi, vlera e së cilës është rritur çuditshëm nga transaksio­ni në transaksio­n, për t’u dhuruar në fund tek i njëjti pronar që e krijoi shoqërinë. Gjithçka ka nisur në gushtin e vitit 2017, kur Valter Begaj krijon kompaninë “B-VAAL ENGINEERIN­G” me kapital 100 mijë lekë. Dy muaj me vonë, në tetor të 2017 Valter Begaj, krijon firmën “B– VAAL ENG–10 shpk”, me objekt veprimtari­e të njëjtë si kompania e parë për projektim dhe mbikëqyrje ndërtimesh. Kapitali është po ashtu i njëjtë 100 000 lekë. Rreth një vit më vonë në 7 shtator të 2018, sipas kësaj kontrate Valter Begaj ia shet “B – VAAL ENG – 10 shpk’, Evis Berberit për 100 000 lekë, aq sa ishte dhe vlera e kapitalit. Me t’u bërë pronar, Evis Berberi ia ndërron emrin kompanisë në “DAAM shpk”. Pak muaj më vonë më 31 janar 2019, kohë kur Evis Berberi emërohet këshilltar i ministres së Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kompaninë që bleu për 100 000 lekë e shet për 500 000 euro te shtetasja Brunilda Buli. Pikëpyetje­t e këtij transaksio­ni janë të mëdha për shkak se vlera e kompanisë që Berberi e bleu për shumën modeste 100 mijë lekë u rrit me më shumë se 500 fish në pak muaj, duke u shitur për 500 mijë euro. Se si arriti Evis Berberi në pak muaj t’ia rrisë vlerën kompanisë të sapo blerë nga më pak se 1 mijë euro në 500 mijë euro, kjo është e paqartë, por kapitali i shoqërisë ka qenë i njëjtë. Transaksio­net e dyshimta vazhdojnë më tej. Sipas një kontrate të firmosur më 23 dhjetor të 2021 Brunilda Buli, ia shet të njëjtën kompani themeluesi­t të saj Valter Begaj. Po ndërsa në tetor të 2018, Valter Begaj ia shiti për 100 mijë lekë kompaninë Evis Berberit, 2 vite më pas ai e riblen të njëjtën kompani për 200 milion lekë

KONTROLLET E BKH NË BANESË

Gjatë kontrollev­e në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, mësohet se drejtorit të ARRSH-së iu janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderue­shme parash. Pikturat e gjetura janë konsiderua­r si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi është “hequr” si artist duke pohuar se i kishte pikturuat vetë dhe se nuk ishin blerë. Gjithashtu, gjatë kontrollev­e në banesë, iu janë sekuestrua­r dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente. Gjithashtu, kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoriteti­n Rrugor Shqiptar. rreth 1,7 milion euro me kursin valuator të kohës. 2 muaj pasi e ribleu Valter Begaj ia shet shtetasit në 21 shkurt të 2022 Ervis Lamit po për 1.7 milion euro kompaninë DAAM shpk. Por zinxhiri i trasaksion­eve të dyshimta nuk mbaron këtu, sepse në 29 mars të 2022 Ervis Lami, ia dhuron falas Valter Begajt kompaninë DAAM shpk, ish B –VAAL ENG – 10 shpk të cilën ia kishte blerë po atij për 1,7 milionë euro 1 muaj e gjysmë më parë. Është e paqartë se pse pronësia e kësaj kompanie ndryshoi 6 herë në pak vite, ku vlera e shitjes shkoi nga 100 mijë lekë në 1,7 milionë euro, për t’u dhunuar në fund tek i njëjti pronar që e krijoi shoqërinë. Në mes të transaksio­neve qëndron Evis Berberi, i cili duke investuar më pak se 1 mijë euro në pak muaj futi në xhep 500 mijë euro, një sipërmarrj­e që do ta kishin zili sipërmarrë­sit e të gjithë botës. Hetuesit e SPAK kanë zbardhur në një nga episodet, shitjet dhe blerjet e një kompanie nga kreu i ARRSH-së, në kohën kur u bë këshilltar i Ministrisë së

Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Rezulton se Evis Berberi në vitin 2018, i ka blerë Valter Begajt kompaninë “DAAM” për shumën prej 800 eurosh. Në 2019, Berberi është emëruar këshilltar i Belinda Ballukut, ministre e Infrastruk­turës dhe Energjisë dhe ua ka shitur kompaninë në shumën e 600 mijë eurove. 1.7 milionë euro tek Valter Begaj. Berberi është emëruar më pas nga zonja Balluku drejtor te Eficenca e Energjisë dhe rezulton se i ka dhënë tendera Valter Begajt. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme është duke kaluar në filtër edhe një numër të lartë tenderash që kanë të bëjnë me fondet e rrugëve dhe një tender që lidhen me mirëmbajtj­en e serverave. Nga hetimet ka rezultuar se në shumicën e këtyre tenderave janë gjetur shkelje. Berberi është arrestuar pak kohë pasi ka kryer orarin zyrtar të punës, ndërsa SPAK bëri me dije se e ka arrestuar në detyrë. SPAK po heton të gjithë veprimtari­në e tij. Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria ka sekuestrua­r

kompjutera, laptop dhe telefona celularë, të cilët do të zbërthehen nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndërkaq, mësohet se gjatë kontrollev­e në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, mësohet se drejtorit të ARRSH-së iu janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderue­shme parash. Pikturat e gjetura janë konsiderua­r si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi është “hequr” si

artist duke pohuar se i kishte pikturuat vetë dhe se nuk ishin blerë. Gjithashtu, gjatë kontrollev­e në banesë, iu janë sekuestrua­r dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente. Gjithashtu, kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoriteti­n Rrugor Shqiptar. Evis Berberi, njeriu i ngushë i zv/kryeminist­res Belinda Balluku, në të njëjtën kohë ministre e Energjisë, dhe pse ishte informuar për një arrestim

të mundshëm nga SPAK që prej një viti e mbante në vëzhgim, kur agjentet e BKH iu afruan dhe i vendosën prangat, pranë shtëpisë së tij, u trondit. Burime bëjnë me dije se ai u frikësua, dhe për një moment kundërshto­i. Ai u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania