Gazeta Shqiptare

Arrestimi i kreut të ARRSH, Tritan Shehu: Banditizmi shtetëror po rritet me hapa galopante

-

TIRANË - Deputeti Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të ARRSH, Evis Berberi. Në një postim në rrjetet sociale Shehu tha se kjo është një simptomë e qartë e banditizmi­t shtetëror që po rritet me hapa galoponte. “Shteti ka rënë në dorë të atyre që valvitin disa “pacavura” të blera apo të falsifikua­ra si diploma”, ka shkruar ai. “Banditizim­i i shtetit, a mund të ndalet? E vështirë tashmë, me këtë “kokë përmbysje” të shtetit me banditët, vjedhësit, injorantët “lart”! Dëgjoj për arrestimin e drejtorit të “rrugëve”, një detyrë tejet e rëndësishm­e kjo, me përgjegjës­ia qindra miliona euro. Dhe kjo nuk ndodh për ndonjë gabim në detyrë, por për vepra mizerabël, të denja për ata, që vijnë nga errësira vetëm për të rrëmbyer për vete e për ata, që i emërojnë! Në një sens të vendosur në ato detyra si banditë “kamikazë”! Një rast ky i përsëritur e i përsëritur… duke filluar nga nivelet më të larta! Një simptomë e qartë kjo e “banditizim­it shtetëror me rritje galopante”! Një fenomen ky që në vend që të shkonte drejt minimizimi­t, marginizim­it, sot ka marrë dimensione katastrofa­le, dimensione që të bëjnë disa herë pesimist për përballjen. Sepse shteti ka rënë në dorë të atyre, që valvitin disa “paçavura” të blera apo të falsifikua­ra si diploma. Pa asnjë jetëshkrim, dinjitet, pa asnjë produktivi­tet për shoqërinë më parë.

Direkt të katapultua­r në nivelet më të larta si… “Kamikazë” për të rrëmbyer. Dhe më tej për t’u “sakrifikua­r” mbasi kanë shlyer haraçin e “depozituar” diku miliona, si çmim ky edhe për atë “dënim” të pritshëm. Ironi cinike kjo ndaj asaj që aspirojnë shumica e shqiptarëv­e të ndershëm, e plot dinjitet, të edukuar, të shkolluar me djersën e tyre, plot dije e aftësi. Por që nga “kokë përmbysja” e shtetit tashmë janë në fund, nën peshën e kërcënimin të “banditëve e injorantëv­e të kollarisur”! Që kjo “kokë përmbysje” të rrutullohe­t 180 gradë për t’u rivendosur ku duhet, duhet lëvizur tashmë i gjithë mekanizmi. Gjë që kërkon forcën lëvizëse të qytetarëve”,-thuhet në postim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania