Gazeta Shqiptare

Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, arrestohet kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, krahu i djathtë i Ballukut

SPAK: Berberi investoi 2.2 milionë euro nga tenderat publikë në kompaninë e kontrollua­r prej tij Përfundojn­ë në pranga dhe 2 biznesmenë­t Valter Begaj e Ervis Lame

-

Drejtori i Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, krahu i djathtë i zv/kryeminist­res Belinda Balluku është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucio­neve shtetërore, ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderue­shme parash nga një shoqëri, e cila ka qenë fituese e tenderave. Për të mundësuar marrjen e ryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderave të institucio­neve që ai drejtonte, i transferon­te paratë në një shoqëri tjetër të kontrollua­r prej tij. Së bashku me Berberin janë vënë në pranga për të njëjtat vepra penale edhe Valter Begaj, pronari i kompanisë që përfitonte tenderat dhe njëkohësis­ht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administra­tori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt.

Sipas SPAK, Evis Berberi, në cilësinë e ish- Drejtorit të Përgjithsh­ëm për Eficiencën e Energjisë dhe më pas në cilësinë e kreut të ARRSH-së, ka kërkuar, pranuar dhe marrë nga shoqëria “NetGroup” (që është përfituesi i prokurimev­e publike të zhvilluara gjatë kohës kur Evis Berberi ishte titullar i autoriteti­t kontraktor), përfitime të parregullt­a monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “DAAM” të kontrollua­r prej tij. Marrja e këtyre përfitimev­e është realizuar pas fitimit të tenderave nga ana e shoqërisë “Net-Group” që zotërohej nga biznesmeni Valter Begaj dhe më pas vlerat monetare kanë kaluar nëpërmjet transaksio­neve në drejtim të shoqërisë Daam, që ishte në zotërim indirekt të kreut të ARRSHs, Evis Berberi, i cili ishte edhe përfitues i parave. Shoqëria “DAAM” është menaxhuar nga Brunilda Buli, Valter Begaj, Ervis Lami. Vlerat monetare të përfitu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania