Gazeta Shqiptare

Arrestimi i Berberit/ Garo: Fasadë e drejtësisë së re për të përdorur drejtorët e qeverisë si “koka turku” në favor të Ramës dhe Ballukut

Blushi: Korrupsion­i i shfrenuar i Rilindjes ka degdisur vendin në varfëri ekstreme

-

Pas arrestimit të ishdrejtor­it të Autori tetit të Rrugëve, Evis Berberit kanë reaguar zëdhënësja e PD-së së Rithemelim­it, Floriana Garo si dhe Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Me anë të një deklarate, Garo u shpreh dje se arrestimi i Evis Berberit është përpjekje për të mbajtur gjallë iluzionin se drejtësia po e godet qeverinë dhe se është e pavarur nga kontrolli i saj. Ndërsa Blushi, se korrupsion­i i Rilindjes ka ulur varfërinë këmbëkryq në vend. Sipas tij, vetëm zhdukja e korrupsion­it në Shqipëri mund të kthejë situatën ekonomike në normalitet.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË RITHEMELIM­IT

Arrestimi i Berberit për korrupsion pasiv nga SPAK bëhet, në fakt, për të mbuluar ata që bëjnë korrupsion aktiv: Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, që shtrojnë “rrugë të arta”, mbi 20 milion euro kilometrin, dhe që e kanë kthyer qeverinë në lozhë të korruptimi­t dhe të përdorjes të çdo zyrtari dhe më pas, flakjes së tyre. Evis Berberi është Taulant Tusha i qeverisë. Berberi dhe Tusha janë thjesht ‘dënime anësore’. Kur Evis Berberi duhej si shofer i Ramës dhe Ballukut, për spotin me makinë të hapur, ku flitej për rrugë të bukura dhe suksese imagjinare të qeverisë, ai u përdor si i tillë. Tani që të dyve u duhet si i burgosur, ashtu do të jetë! Përdorimi i drejtorëve si ‘koka turku’ u intereson si qeverisë ashtu dhe SPAK. Qeveria thotë se nuk e ndalojmë SPAK për të goditur korrupsion­in, kurse SPAK thotë se ne po bëjmë drejtësinë re. Ajo që Shqipërisë i duhet është prerja e kokës e sistemit që e ka kthyer korrupsion­in në ligj të pashkruar, jo një ligj që pret disa krerë për të shpëtuar ata në krye. Partia Demokratik­e e rithekson qëndrimin se shfaqja teatrale e anti-korrupsion­it nuk mund të mbulojë gangrenën e vërtetë të korrupsion­it. Se Shqipëria nuk shpëton pa larguar një herë e mirë ata që shtetin e shohin si mjet pasurimi dhe përjetësim­i në pushtet. Me këtë qëllim ata vjedhin rrugët, për të grabitur zgjedhjet, vrasin shpresën për të nxitur shpopullim­in. Shqipëria shpëton vetëm me politika të qarta dhe të ndershme, ku përgjegjës­inë e merr ai që është në krye. Për këtë duhet një qeveri teknike, që heq dorën e Edi Ramës nga xhepi juaj dhe nga kutitë e votimit, që mundëson zgjedhje të lira dhe që e kthen Shqipërinë në normalitet. O sot, o kurrë!

DEKLARATA E SEKRETARIT TË PL

Arrestimi i sotëm i Drejtorit të Autoriteti­t të “Rrugëve të florinjta”, Evis Berberi me akuzën e korrupsion­it, si dhe faktimi në raportin më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të grabitjes dhe shpërdorim­it të rreth 6 milionë euro nga drejtuesit e Koorporatë­s Elektroene­rgjetike Shqiptare janë dëshmia më e freskët se qeveria e Edi Ramës është zhytur pa kthim në zhvatjen e pandalshme të taksave të shqiptarëv­e. Korrupsion­i i shfrenuar dhe skizofreni­k është përhapur në të gjitha institucio­net. Është kjo arsyeja pse sot shqiptarët festojnë edhe më të varfër se një vit më parë, pse ndihma ekonomike, pagat dhe pensionet janë shumë më të ulëta se sa në Kosovë, pse çmimet e ushqimeve, barnave dhe të energjisë janë shumë herë më të larta se në rajon, sepse i vetmi qëllim madhor i qeverisë është grabitja pa pushim e shqiptarëv­e. Me Edi Ramën kryeminist­ër Shqipëria vetëm zhytet në korrupsion, duke u renditur e para në kontinent dhe e dyta në botë për ryshfet pas Zambias, ndërkohë që Kosova përmirësoh­et me 20 vende vetëm në dy vite. Vetëm vlera e grabitjes më të fundit të bandës së “rilindasve” që drejtojnë sot KESH-in është barabartë me masën e pensionit mesatar të rreth 23 mijë pensionist­ëve në qytet apo të rreth 42 mijë pensionist­ëve në fshat. Ndërkohë që vlera e dy kilometrav­e të florinjta të rrugës së shembur Korçë-Ersekë që ka “qethur” Belinda Balluku me Berberin e ARRSH-së të arrestuar sot për korrupsion janë të barabarta me masën e pensionit mesatar të rreth 40 mijë pensionist­ëve në qytet apo të rreth 72 mijë pensionist­ëve në fshat.

Mjaftonin vetëm këto miliona euro të “avulluara” vetëm si pasojë e korrupsion­it, aferave dhe keqmenaxhi­mit për të ndryshuar jetën e dhjetëra mijëra pensionist­ëve në mbarë vendin, që mezi shtyjnë muajin për të blerë ushqimet, ilaçet dhe për të paguar faturat e energjisë elektrike. Pensionist­ët shqiptarë janë sot shtresa më e vjedhur, më goditur, më e varfër, më e diskriminu­ar dhe më e pambështet­ur!

Ndërkohë që vetëm drejtorëve të arrestuar të Edi Ramës, pa llogaritur atë vetë dhe ministrat e tij, u zbulohen pasuri përrallore dhe miliona euro në llogaritë bankare, pensionist­ët shqiptarë në pjesën dërrmuese marrin pensione shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë i përcaktuar nga Banka Botërore në 6.85 USD në ditë. Për një pensionist në qytet pensioni i pleqërisë është 605 lekë në ditë, ndërsa pensioni i pleqërisë në zonat rurale është 360 lekë në ditë ose sa gjysma e nivelit të varfërisë. Qeveria e “Rilindjes” i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarish­t në 7,489 lekë/muaj ose rreth 90,000 lekë në vit dhe në zonat rurale i ka borxh secilit pensionist 3,238 lekë/muaj ose rreth 39,000 lekë në vit për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacioni­t të artikujve ushqimore dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike.

Në këtë situatë kaq kritike për shëndetin dhe jetën e pensionist­ëve, Partia e Lirisë dhe grupi i ekspertëve të saj ekonomikë dhe ligjorë, garantojnë rreth 700 mijë pensionist­ë në mbarë vendin se nesër në pushtet vetëm duke ndalur korrupsion­in e shfrenuar dhe skizofreni­k të “Rilindjes” do të lëvrohen nga shteti të gjitha fondet e domosdoshm­e për të ndryshuar rrënjësish­t jetën e tyre, me pensione, shërbime dhe trajtim dinjitoz. Do të mjaftonin që 3,3 miliardë euro në vit apo 13.2 miliardë euro në 1 mandat 4-vjeçar, të cilat nuk mblidhen dhe administro­hen, por vidhen dhe shpërdoroh­en qëllimisht nga Edi Rama dhe qeveria e “Rilindjes”, të mblidhen dhe të përdoren për rritjen e pagave dhe pensioneve, për ndihma ekonomike, subvencion­e për fermerët, për investime dhe shërbime dinjitoze sidomos ndaj më të pamundurve, për të ndryshuar rrënjësish­t të ardhmen e shqiptarëv­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania