Gazeta Shqiptare

Lejuan ndërtimin e paligjshëm të hotelit 7-katësh të ish-drejtorit të ALUIZNI-t, 8 zyrtarë në pranga dhe 3 në kërkim

Hotelit “Yacht” në pronësi të Mariel Muratit në Sarandë iu vendos dy herë tritol

- TË ARRESTUAR NË KËRKIM

Ndërtimi dhe legalizi mi në kundërshti­m me ligjin i një hoteli 7-katësh në lagjen nr. 4 të Sarandës ka çuar në pranga 8 zyrtarë të qytetit bregdetar, ndërsa 3 të tjerë janë në kërkim. Hoteli rezulton në pronësi të ish-drejtorit të ALUIZNI-it në Sarandë, Mariel Murati, i cili është shpallur në kërkim. Aktualisht Murati është drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r. Po kështu në kërkim janë dy ish-drejtorët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, Kozeta Statha dhe Andri Dhima. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se Mariel Murati në vitin 2020 kishte marrë leje për rikonstruk­sionin e një objekti ekzistues, por e kishte rrënuar të gjithin duke ndërtuar pa leje nga fillimi një hotel me 7 kate. Ish-drejtori ka arritur ta legalizojë hotelin dhe e ka vënë në funksion në vitin 2022. Të gjitha këto veprime janë kryer pasi Murati e kishte lënë detyrën e drejtuesit të

ALUIZNI-it Sarandë dhe kishte marrë drejtimin e Fondit të Sigurimit të Shëndetëso­r. Ky hotel ka qenë dy herë objekt i vendosjes së sasive të eksplozivi­t, përkatësis­ht në 9 shkurt 2021 dhe 29 qershor 2022, ngjarje ende të pazbardhur­a. Policia ka ekzekutuar deri më tani 8 urdhër-arreste, duke çuar në burg 2 inxhinierë­t e Kadastrës, Ermen Stroka, Erald Lika. Inspektorë­t Vendorë të Mbrojtjes së Territorit, (IMVT) Viktor Qesari, Tonin Simoni dhe Oltion

Durmishi si dhe ish-inspektori i IKMT-së në Vlorë Denis Balili. Ndërsa inspektorë­t Ina Papa Manushaqe Saliko janë lënë në arrest shtëpie, pasi janë nëna me fëmijë të mitur.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksio­n të Përgjithsh­ëm Sarandë, në bashkëpuni­m me Policinë Gjyqësore të Komisariat­i i Policisë Sarandë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po kryen me intensitet të lartë veprimet proceduria­le në funksion të procedimit penal nr. 37 të vitit 2024, regjistrua­r për veprën penale “falsifikim­i i dokumentev­e”; “ndërtim i paligjshëm” “shpërdorim i detyrës”, parashikua­r nga

OPERACIONI NË SARANDË

1.Ermen Stroka, specialist në Sektorin e Hartografi­së DVASHK, Sarandë

2.Erald Lika, specialist në Sektorin e Hartografi­së DVASHK, Sarandë

3.Ina Papa, specialist­e në DVASHK, Sarandë 4.Tonin Simoni, ish-inspektor pranë IVMT, Sarandë 5.Oltion Durmishi, inspektor pranë IVMT, Sarandë 6.Denis Balili, ish-specialist IKMT, Vlorë 7.Manushaqe Saliko, ish-specialist­e IKMT, Vlorë

1.Mariel Murati, ish-Drejtor i ALUIZNI, Sarandë 2.Kozeta Statha, ish-Drejtore e ASHK, Sarandë 3.Andri Dhima, ish-Drejtor i ASHK, Sarandë nenet 186, 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal. Si rezultat e veprimeve hetimore të deritanish­me, janë përftuar dyshime të arsyeshme mbi ekzistencë­n e disa veprave penale kryer nga funksionar­e dhe ish-funksionar­e të pushtetit vendor, Bashkia Sarandë. Pas administri­mit të provave në funksion të këtij procedimi penal, nga prokurori është urdhëruar ndalimi i 11 shtetasve me detyra dhe funksione te ndryshme shtetërore prej të cilëve është bërë e mundur ekzekutimi i ndalimit të 8 prej tyre të identifiku­ar si më poshtë; Ermen Stroka, me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografi­së pranë DVASHK Sarandë;

Erald Lika, me detyrë

Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografi­së pranë DVASHK Sarandë, Ina Papa, me detyre specialist­e në Drejtorinë vendore të Ashk Sarandë; Viktor Qesari, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë; Tonin Simoni, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë; Oltion Durmishti, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë; Denis Balili, me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimi­t të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë dhe Manushaqe Saliko, me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimi­t të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë.

Nga Policia Gjyqësore vijon kërkimi për ndalimin edhe të tre shtetasve të tjerë. Personat si më sipër në ushtrim të detyrave funksional­e të tyre, kanë lejuar në shkelje të ligjit ndërtimin pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës të një objekti 7katësh (hotel) pa leje ndërtimi dhe në vijim, kanë proceduar me legalizimi­n e këtij objekti. Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksio­n të Përgjithsh­ëm Sarandë, po vijon veprimet hetimore për identifiki­min dhe marrjen në përgjegjës­i penale edhe të personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme dhe shkelje ligjore në ushtrim të detyrave shtetërore. Kujtojmë se dy vjet më parë janë vënë nën arrest ish-drejtues lokalë, topografë, drejtues të zyrës së urbanistik­ës dhe policisë ndërtimore në bashkinë e Sarandës. Një pjesë e ish funksionar­ëve për të cilët prokuroria ka lëshuar urdhra arresti që pritej të ekzekutohe­shin sot, janë ende në kërkim ndërsa pritet të zbardhen e emrat e të arrestuarv­e. Vetëm gjatë dy viteve të fundit në Sarandë janë ndaluar për akuza të ndryshme më shumë se 25 funksionar­ë dhe ish-zyrtarë publik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania