Gazeta Shqiptare

Vrasja e Grei Bihucit pas sherrit për një thikë/ Gjykata e Fierit cakton “Arrest me burg” për dy të autorët

-

FIER - Vrasja e 19-vjeçarit, Grei Bihuci në Fier ka ndodhur pas sherrit për një thikë. Në dëshminë e tyre në gjykatë dy autorët, Klajdi Muka dhe Florian Muka kanë deklaruar se sherri ka nisur që në muajin dhjetor. Të përfshirë në këtë debat kanë qenë autori Florian Muka dhe Auron Çela, ky i fundit i kishte marrë një thikë dhe nuk ia kishte kthyer në kohë. Kur Floriani i ka marrë thikën Auronit dyshohet se e ka rrahur dhe fyer megjithëse në deklaratën e tij Floriani thotë se nuk “bërë debate”. Për këtë arsye ka nisur një armiqësi mes Mukës dhe Auron Çelës, ku ky i fundit ka kërkuar të hakmerret. Çela i ka kërkuar Mukës të takoheshin sërish një ditë para vrasjes dhe bashkë me të ishte edhe Nebi Alimadhi. Ky i fundit sipas Çelës e ka fyer dhe kapur për veshi Florianin. Ditën tjetër të rinjtë janë takuar serish. Dy grupe tashmë ku me Florianin ishte edhe kushëriri i tij, ndërsa me Auron Çelen ishte Nebiu, Olsi Serjanaj, viktima dhe një person tjetër i paidentifi­kuar. Sipas deklarimev­e ta para në prokurori Nebiu e qëlloi me grusht dhe me pas nisi një konflikt fizik. Sipas Mukës grupi i Çelës, në të cilin ndodhej edhe viktima e ka sulmuar atë dhe kushëririn e tij. Për këtë arsye Muka ka nxjerrë thikën dhe e ka drejtuar nga të rinjtë duke qëlluar Grei Bihucin pa ditur, siç thotë ai, se do ta vriste. Me pas thotë Muka “jam larguar me vrap poshtë urës dhe kam ndaluar kur dëgjova sirenat e policisë”. Për dy të rinjtë gjykata caktoi masën e “Arrestit me burg” dhe akuzohen për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese në bashkëpuni­m. I mituri, Klajdi Muka, do të dërgohet në burgun e Kavajës për të mitur, ndërsa Florjan Muka, në burgun e Fierit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania