Gazeta Shqiptare

Mijëra vizitorë dynden në Elbasan për Ditën e Verës, atmosferë festive me koncerte, panaire dhe paradë

Festa pagane kremtohet dhe në Kukës, Lezhë, Durrës, Berat, Lushnjë dhe Juglindje të vendit

-

Mijëra njerëz ka mbledhur dje El basani, i cilësuar si kryeqyteti i Ditës së Verës. Pjesëmarrë­sit në festë ndoqën programin e pasur festiv me koncerte, paradë, panairin artizanal. Ra në sy mungesa e Kryeminist­rit Rama, por nuk munguan përfaqësue­s të tjerë të politikës si nga e majta dhe e djathta.

14 Marsi apo siç njihet ndryshe Dita e Verës krijoi dje në Durrës një atmosferë festive, sidomos në sheshin qendror të qytetit. Vogëlushët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe ata të shkollës artistike “Jan Kukuzeli” dhanë përgjatë gjithë paradites koncerte festive, të cilat u ndoqën nga shumë të pranishëm. Si në çdo festë, fëmijët janë ata që i gëzohen më shumë atmosferës. Megjithëse një festë jo tradiciona­le për qytetin e Durrësit, shumë nga qytetarët e shfrytëzoj­në për të bërë shëtitjet e përditshme. Festimeve të Ditës së Verës i janë bashkuar jo vetëm vendasit, por edhe të huajt që jetojnë në qytetin bregdetar.

Në Lezhë festimet u organizuar tek kalaja, ku protagonis­të u bënë grupet artistike dhe nxënësit me intepretim­e në muzikë e valle. Teksa uruan Ditën e Verës, qytetarë dhe artistë të pranishëm thanë se atmosfera e krijuar i përmbushi ne maksimum pritshmëri­të e tyre. Festimet për Ditën e Verës janë kthyer në tradite te përvitshme në Lezhë, ndërsa këtë vit organizimi u bë nga Qendrës Kulturore e Fëmijëve. Dita e Verës është festuar prej shekujsh edhe në qarkun e Kukësit, një festë pagane që më së shumti ka

FESTIMET NË VLORË

Dita e Verës ka sjellë festime edhe në qytetin e Vlorës. Gatime tradiciona­le, muzikë , lojëra të ndryshme dhe animacione­t kanë mbushur sheshin Lungomare në Vlorë. Nxënës të shkollave të qytetit dhe jo vetëm, por edhe qytetarë të shumtë kanë festuar së bashku ardhjen e stinës së ngrohtë. Presim një stinë ndryshe, të ngrohtë dhe plot mirësi, janë urimet e përcjella ndërsa edhe kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha ka uruar Ditën e Verës ne një ditë plot diell. kuptim për këto anë e banorët e saj si simbol i ardhjes së pranverës pas një dimri që dikur ishte i vështirë e mundimshëm. Si asnjëherë tjetër, Hasi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të pritur Ditën e Verës. Me zjarrin nga degët e dëllinjave, vallet tradiciona­le e artistike të fëmijëve dhe gatimet e zonës. Të pranishëm ishin edhe banorë të Gjonajt të Hasit të Kosovës, fshat kufitar me Hasin e Shqipërisë. Qindra qytetarë të Beratit, por jo vetëm, mbushën sheshet, rrugica çdo cep të Kalasë, në një atmosferë të këndshme me këngë valle dhe ekspozita në natyrë. Parku i Divjakës prej vitesh është kthyer në një vend të preferuar për piknik. Të favorizuar nga moti i mirë grupe qytetarësh nga qytete të ndryshme të vendit, zgjodhën Divjakën për të kremtuar festën në natyrë e ajër të pastër. Në Lungomaren e Vlorës u prezantuan gatimet tradiciona­le, ndërsa të rinjtë festuan me muzikë, lojëra dhe animacione. Një ditë e ngrohtë për shëtitje në Sarandë, ku në shëtitore tërheqin vëmendjen pikturat e nxënësve të shkollave 9-vjecare. Dita e Verës është pritur në një atmosferë të veçantë të zjarreve në Qarkun Juglindor, ku kryesisht të rinjtë kanë ndezur zjarret si një ritual i cili realizohet mbrëmjen para Ditës së Verës për largimin e të vjetrës dhe fillimin e të resë dhe largimin e shpirtrave të këqij. Më pas këto zjarre kapërcehen nga pjesëmarrë­sit. Ata thonë se kjo është një traditë e përvitshme. Përveç festimeve zjarret kanë dhe aspektin negativ, i cili është ndotja e shumtë e ajrit, sidomos kur zjarret më të shumtë ndizen me goma makinash, të cilat emetojnë disa herë më tepër ndotje në ambient, ku jo në pak raste re të mëdha tymi mbulojnë këto zona. Vendosja e veroreve në shtëpitë e qytetarëve është një prej traditave që vjen bashkë me Ditën e Verës, ku penjtë të bardhë dhe të kuq të dredhur me njëri tjetrin vendosen si aksesorë në duar si një shenjë për mbarësinë dhe bollëkun.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania