Gazeta Shqiptare

Nga shkollat te Bulevardi i Ri dhe Bus Rapid Transit, Veliaj zbulon projektet për Tiranën në 3 vitet e ardhshme

-

TIRANË - Kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar disa nga projektet e rëndësishm­e që priten të realizohen këto tre vite në kryeqytet. Gjatë një interviste në “Aldo Morning Show” në “Tv Klan”, kryebashki­aku Veliaj theksoi se shkollat janë një nga projektet për të cilat ai ndihet krenar më shumë, pavarësish­t se Tirana ka njohur një sërë investimes­h të tjera. “Në gjithë këtë rrugëtim, një nga gjërat që jam më shumë krenar është se i kemi dedikuar shumë energji dhe financa fëmijëve. Shkollat kanë qenë të rëndësishm­e. Ndërtimi i një shkolle është një akupunturë në trupin e qytetit, që nuk mbledh vetëm fëmijët për 6 orë, por është vërtet graviteti moral i qytetit tonë. Ndaj, fakti që kemi hapur rreth 40 shkolla – sigurisht që do mbetet Pazari, Liqeni, Bulevardi ynë, – por unë besoj se gjëja që jam më shumë krenar është që një varg shkollash në gjithë qytetin kanë krijuar qendra ekselence të jashtëzako­nshme, ku fëmijët kanë mësuar edhe kodim. Përveç Astirit është Liqeni i Thatë, është Sauku. Tani jemi gati të fillojmë tek Astiri, me dy shkolla aty, në të dy anët e Lanës, – pra edhe nga Njësia 7, ku ne po përgatitem­i për zgjatjen e Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Fushë Mëzes. Ndërkohë, dy shkolla të tjera do të jenë njëra te Liqeni i Thatë, ngjitur me Kopshtin Botanik, ku është një tokë bashkie, dhe një te Parku Olimpik. Dy të fundit, një tek ish-Spitali Arabit dhe një tek Akademia e Policisë. Le të themi se aty mbyllim gjithë këtë paketë dhe mund ta quaj mision të kryer”,-u shpreh ai. Veliaj u ndal dhe te projekti i linjave të shpejta të autobusëve në kryeqytet. “Ka të bëjë me një zgjidhje inteligjen­te, interesant­e, që e kanë bërë shumë qytete që s’e kanë mundësinë për të bërë një tram apo tren elektrik. Për sa kohë që nuk jemi ende në Bashkimin Europian, subvencion­e të kësaj natyre janë ende të pamundura. Ajo që shumë qytete kanë bërë është metroja mbi goma, pra jo mbi shina, ku praktikish­t ti i sposton linjat e autobusëve jo në periferi të rrugës, por në qendër të rrugës. Praktikish­t aty ndërton disa stacione që funksionoj­në si stacione metroje. Linja është e dedikuar dhe e pandërprer­ë. Janë tre linja, linja e Unazës së Madhe, linja e Kinostudio-Kombinat dhe Tirana e Re. Me këto tre linja është rreth 70 për qind e volumit të njerëzve që lëviz me autobus. Duam të shkojmë nga një mesatare prej 54 minutash në 27 minuta dhe duam të shkojmë nga 9 mijë pasagjerë në 27 mijë. Pra, gjysma e kohës dhe trefishi i pasagjerëv­e”,-deklaroi Veliaj. Kreu i Bashkisë foli dhe mbi zhvillimin e Bulevardit të Ri. “Tirana e re realisht do të jetë pjesa e Bulevardit të Ri. Aty do të jetë bashkia e re. Është përcaktuar toka, aty do të jetë bashkia flas për administra­tën. Atu është planifikua­r një qendër tjetër kongresesh. Në këto 10 vite çdo njeriu i është rritur prona 2.5-3 herë vlera e pronës. Shumë prej këtyre samiteve, koncerteve, automatiki­sht rrisin reputacion­in e qytetit. Unë besoj se Tirana bumin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania