Gazeta Shqiptare

Dita e Verës, ministrja Denaj viziton panairin në bulevard: Krenare për produktet shqiptare

-

TIRANË - Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte dje në një vizitë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ku pa nga afër panairin e hapur me rastin e Ditës së Verës. Denaj u shpreh krenare në prononcimi­n e saj për produktet shqiptare në panair. “Së pari, për gjithë shqiptarët gëzuar këtë ditë të bekuar të verës! Ardhtë e mbarë dhe me bereqet! Është një ditë shumë e bukur siç e shikoni edhe vetë plotë me aktivitete, ndërkohë që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përfaqësoh­et me qendrat e saj, të cilat në gjithë Shqipërinë realizojnë paralelish­t produkte bujqësore dhe këtu jemi për t’i tregtuar sikurse edhe për t’i bërë më shumë shqiptarët që të blejnë shqip. Unë jam shumë krenare, në fakt, që ky ndërgjegjë­sim është rritur falë edhe cilësisë së produkteve shqiptare, që sot jo vetëm kanë çarë tregjet ndërkombët­are dhe ato cilësore, por po konkurrojn­ë denjësisht në vendin tonë me produkte, të cilat edhe pse vlera mund të jete pak më e rritur siç na u ankua një konsumator cilësia është ajo që prevalon. Shumë mbarësi të gjithëve, të cilët punojnë dhe lidhen në një zinxhir vlerash produktesh dhe ekonomie shkalle. Për sa i takon aktivitete­ve të sotme mendoj që këto janë aktivitete që duhet të zhvillohen përtej Ditës së Verës, sigurisht simbolika vlen, por ne duhet të jemi gjithmonë me konsumator­ët, me gjithë fermerët, blegtorët për të mundësuar një shitje në tregjet tona qoftë ato të krijuara me mbështetje­n e qeverisë ashtu edhe me partnerët tanë ndërkombët­ar që jo pak kanë krijuar tregje në të gjithë Shqipërinë dhe besoj që do jenë aksese shumë të mira për turistët e këtij viti që besoj 14 milionëshi­n e kapim pa frikë”,tha ajo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania