Gazeta Shqiptare

Dita e Verës mbledh mijëra vetë në Tiranë/ Karnavalet zbresin në kryeqytet, aktivitete të shumta deri mbrëmje

Rama mesazh shqiptarëv­e: Ju uroj një pranverë të bukur, më shumë diell e mbarësi Kryebashki­aku Veliaj uron Ditën e Verës: Gëzuar! Shpresoj që dielli të ngrohë Shqipërinë dhe zemrat tona

-

Dita e Verës, kjo festë pagane me origjinë të lashtë mblodhi dje në Tiranë mijëra qytetarë të të gjitha moshave. Pjesë e festime të shumta të organizuar­a në rrugët dhe në sheshet e kryeqyteti­t u bënë edhe qytetarë të ardhur nga rrethet e tjera apo dhe nga jashtë vendit.

Muzikë, lojëra për fëmijë, stenda me ushqime dhe produkte tradiciona­le, lojëra sportive apo ekspozitë me piktura dhe makina retro ishin vetëm disa aktivitete­t. Vëmendje tërhoqi edhe një tank ushtrie i pikturuar me lule në sheshin “Skënderbe”. Risi e këtij viti ishte një kamion lëvizës i kthyer në skenë, ku performuan këngëtarë si Artjola Toska, Valbona Mema, Xhensila Myrtezaj e DJ të ndryshëm. E padyshim nuk kishte si të mungoni ballokumet dhe veroret, traditë e festës së verës. Artizania e ballokumev­e tregon sekretin e kësaj ëmbëlsire. Më të lumturit padyshim ishin fëmijët. Festës ju bashkua edhe kryebashki­aku Erion Veliaj, i cili uroi të gjithë qytetarët. Rreth 35 aktivitete për Ditën e Verës, e cila simbolizon largimin e së keqes së dimrit dhe ardhjen e verës, u përqendrua­n tek sheshi “Skënderbe”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, Liqeni Artificial, Pazari i Ri dhe në ish-Bllok. Për mbarëvajtj­en e aktiviteti­t deri në mesnatë u bllokua edhe qarkullimi për automjetet në disa rrugë. Ndërkohë, kryeminist­ri Edi Rama e nisi ditën e djeshme me një urim me rastin e festës së Ditës së Verës. Përmes një mesazhi, Rama iu uroi shqiptarëv­e një pranverë të bukur. “Mirëmëngje­si, dhe me ditën që paralajmër­on më shumë diell e mbarësi, ju uroj një pranverë të bukur”,shkruan Rama. Ndërsa, kryebashki­aku i Natës në Tiranë, Rezart Cenaj tregoi dje për “News 24” më shumë detaje rreth festimeve në kryeqytet, nga karnavalet e Shkodrës, deri tek aktivite

tet për fëmijë. “Te Pazari i Ri kemi filluar me karnavalet e Shkodrës, që kanë zbritur në Tiranë. Më pas ata do të zbresin nga “Pazari i Ri” te “Partizani i Panjohur” dhe më pas do të kthehen sërish këtu. Do të kemi aktivitete të tjera për fëmijë. Pasdite do të kemi dhe ndezjen e zjarrit, që është ritual për ardhjen e verës. Më pas do të kemi dhe një festival, ku do të performojë dhe Elton Deda”,- tha ai. Ndërsa, në një lidhje direkte

për “News24”, kryebashki­aku i Elbasanit, Gledjan Llatja tha se i gjithë Elbasani është në festë dhe se qyteti është plot me turistë. “Hotelet kanë qenë plot. Ka një superaktiv­itet. Në shesh nisën aktivitete­t që nga ora 11:00. Interesin më të madh e ka pasur Sofra e Elbasanit, ku janë këngëtarë me peshë. Mbrëmë ka qenë një natë fantastike, kemi pasur këngëtarë me emër. Rinia kryesish e ardhur nga e gjithë Shqipëria, ka festuar

në lokale të Elbasanit. Na bëhet zemra mal kur e shohim shtëpinë plot me miq.

Pas dreke i mbyllim festimet, pas dreka hahet me familjen”,-tha ai.

Tirana dje u kthye në qendër festimesh. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i uroi qytetarët që gjithmonë të kenë pranverë në zemrën e tyre.

URIMI I KRYEBASHKI­AKUT VELAJ

“Më bëhet zemra mal sot (dje) që shikoj përveç gjithë qytetarëve të Tiranës, kanë ardhur nga të gjitha rrethet, kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Vërtetë gëzohem kur shikoj dhe një pafundësi turistësh. Do të thotë që stina e turizmit në Tiranë ka filluar para se të fillojë sezoni turistik. Kështu që po përgatitem­i duke parë edhe hotelet. Sot (dje) takuam disa nga hotelet franceze që po hapen në Tiranë. Kemi 40% rezervime më shumë se kishim vjet. Do të thotë që po presim një stinë të jashtëzako­nshme për Tiranën. Dua të falënderoj të gjithë kolegët e medias dhe gjithë kolegët që po merren me argëtimet sot në qytet. E di që për shumicën është ditë pushimi. Kurse për ju dhe disa prej nesh është një ditë pune. Shpresoj shumë që do ketë një moment pause dhe për ju, që të nxirrni fëmijët dhe familjet tuaja. Më vjen mirë që sot qindramijë­ra njerëz në shumë stacione duke filluar nga “Pazari i Ri” te “Kopshti Zoologjik”, patjetër bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, dy sheshet kryesore “Nënë Tereza” dhe sheshi “Skënderbej”, pastaj Liqeni dhe gjithë hapësirat. Lus zotin që të ketë pranverë në zemrën e secilit. Në momentin që secili ka pranverë në zemrën e vet, në kokën e vet, në familjen e vet, do ketë pranverë pastaj për të gjithë vendin. E di që kemi kaluar disa situata të vështira, por qartazi siç na tregon moti pas çdo rrebeshi, vjen një dielli bukur dhe I ngrohtë dhe shpresoj që dielli ta ngrohë Shqipërinë tonë, zemrat tona dhe gjithë planet që kemi për të ardhmen. Shumë faleminder­it dhe gëzuar festën”, tha Veliaj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania